6 Tetor 2024, 18:06
Nga I.A
Xhovana Nikolli
TIRANË- Xhovana Nikolli ka reaguar sërish pas vdekjes së fqinjit të saj Enea Themollarit, nga shpërthimi i tritolit. Me anë të një postimi në Instastory, Nikolli ka shpërthyer ndaj komenteve të njerëzve kundër saj. Ndërkohë që thekson se nga ai shpërthim i tritolit mund të mos ishte ajo gjallë sot.
“Sa më shume të më mallkoni aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë ,edhe ne ishim viktima në atë mes nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë as un as motra ime mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot. Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit qe i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”, shkruan ajo.
Postimi
26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Themollari që prej korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po luftonte me vdekjen për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë. I riu mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”.
Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Ndërkohë ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.
Pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.
nuredin dumani xhovana nikolli
Art&Argëtim
6 Tetor 2024, 07:10
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Nëse nuk mundoheni të reflektoni gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme serioze. Nga ana tjet&eum...
Art&Argëtim
5 Tetor 2024, 19:12
N.F
Klea Prenga dhe motrat Berisha
DUBAI- Antonela dhe motra e saj, Mariela Berisha prej 2 muaj vijojnë të mbeten në arrati në lidhje me su...
Art&Argëtim
5 Tetor 2024, 11:25
r.ll
rihanna, diddy
SHBA- Emri i saj është lakuar nëpër media ndërkombëtare, si pjesë e listës së yjeve botëro...
Art&Argëtim
5 Tetor 2024, 08:57
r.ll
ddidy dhe justin bieber
SHBA- Një video e re me Justin Bieber dhe Diddy po bën xhiron e rrjetit pas skandalit tronditës t&eum...
Art&Argëtim
5 Tetor 2024, 07:14
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Hëna në Peshore gjatë gjithë ditës e bën të premten mjaft kërkuese për shenjën apo...
Art&Argëtim
4 Tetor 2024, 12:02
E. D
Eminem
SHBA- Reperi i famshëm, Eminem ka bërë të ditur që së shpejti do të bëhet gjysh. Eminem e bëri nj...
Art&Argëtim
4 Tetor 2024, 10:58
M.B
Selena Gomez dhe P Diddy
SHBA- Në listën që po qarkullon prej ditësh nëpër media, shihen qartë të gjithë ...
Art&Argëtim
4 Tetor 2024, 07:12
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Humori juaj do jetë i zi gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot ta përmbani veten sado të mundoheni. Në...
Art&Argëtim
3 Tetor 2024, 14:41
E. D
Diddy Combs
SHBA-Themeluesi i ‘Bad Boy Records’, Diddy Combs ka kundërshtuar akuzat e fundit për abuzimit seksual duke...
Art&Argëtim
3 Tetor 2024, 07:14
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Gjithçka ka për t’iu ecur më së miri sot dhe do merrni frymë lirisht. Çdo çast do jet...