Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas burimeve, tërheqja e urdhrit të gjykatës është pjesërisht për shkak të faktit se informacioni i kërkuar nga pala Baldoni është dhënë në një mënyrë tjetër.
SHBA- Edhe pse Taylor Swift ka qenë në qendër të mosmarrëveshjes ligjore midis Blake Lively dhe Justin Baldonit, më në fund duket se ajo mundet, për momentin, të “shkundet” nga hija e rëndë e përfshirjes së saj në këtë çështje.
Në një veprim të papritur, ylli dhe regjisori i filmit "It Ends With Us", në të cilin ai luajti bashkë me Lively-n, tërhoqi thirrjen zyrtare në gjyq që i kishte dërguar Swift-it dhe avokatit të saj, J. Douglas Baldridge, duke i kërkuar informacion rreth asaj që ylli i pop-it dinte për marrëdhënien e mikut të saj Blake Lively me bashkëthemeluesin e Wayfarer Studios, Justin Baldoni, gjatë xhirimeve të filmit për dhunën në familje. Sipas burimeve, tërheqja e urdhrit të gjykatës është pjesërisht për shkak të faktit se informacioni i kërkuar nga pala Baldoni është dhënë në një mënyrë tjetër.
Përfaqësuesit e Baldonit, Wayfarer Studios dhe bashkëpunëtorëve të tij refuzuan të komentonin të enjten, më 22 maj, mbi çështjen e tërheqjes së urdhrit të gjykatës kundër Swift, ndërsa përgjigjja e këngëtares së famshme ishte e thjeshtë: Pa koment.
Taylor Swift është një shoqe e ngushtë e Lively dhe nënë kumbare e njërit prej fëmijëve të saj me Ryan Reynolds. Shumë kohë përpara se thirrja e Swift në gjyq të zbulohej më 14 maj, emri i saj ishte përmendur vazhdimisht në paditë e të dyja palëve, pas ankesës fillestare që Lively paraqiti më 20 dhjetor 2024, pranë Komisionit të të Drejtave Civile të Kalifornisë, duke pretenduar ngacmim seksual dhe hakmarrje nga Baldoni.
Megjithatë, pala e Lively kishte shumë për të thënë pas tërheqjes: Jemi të kënaqur që Justin Baldoni dhe Wayfarer kanë tërhequr thirrjet në gjyq që ngacmuan Taylor Swift dhe firmën e saj ligjore. Ne mbështetëm përpjekjet e ekipit të Taylor për të anuluar këto thirrje të papërshtatshme në gjyq dhe do të vazhdojmë të mbrojmë çdo palë të tretë që ngacmohet ose kërcënohet padrejtësisht gjatë këtij procesi.
FRANCË- Filmi i ri i regjisores franceze Julia Ducournau, 'Alpha', mund të ketë shkaktuar largime nga Festivali i Filmit në Kanë...
Foto ilustruese SHBA- Ky vit shënon 125 vjet që nga botimi i parë i romanit “Magjistari i Mrekullueshëm i Ozit” nga L....
SHBA- Apple TV+ ka publikuar trailerin e parë për serialin historik dramatik "Chief of War", të cilin e shkruan, luan rolin kry...
Foto ilustruese SHBA- Lista e videolojërave që po shndërrohen në filma dhe seriale është vazhdimisht n&eu...
Kneecap ANGLI- Një anëtar i grupit irlandez të hip-hopit Kneecap është akuzuar për një vepër terroriste pasi ...
SHBA- Gjyqi i Diddy-t vazhdon, me Kid Cudi që dëshmon para një jurie të enjten, më 22 maj, se reperi dhe producenti muzikor...
Megan Fox SHBA- Megan Fox zbuloi se ishte gjashtë javë shtatzënë gjatë xhirimeve të serialit të ri të...
Miley Cyrus SHBA- Miley Cyrus foli për aventurën e vështirë shëndetësore që kaloi gjat&eu...
SHBA- David Duchovny i “The X-Files” dhe “Californication” është martuar me partneren e tij, Monique Pendlebe...
Anne Kaplan Mulholland SHBA- Një video e cila u virale në rrjetet sociale orët e fundit por u fshi përsëri, ku shihet Anne Kaplan ...