LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktori Eric Dane, i njohur për rolin e tij në serialin “Grey's Anatomy"

Mediat e huaja shkruajnë se lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij në një deklaratë për revistën People.

20 Shkurt 2026, 08:09 Nga D.S
Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktori Eric Dane, i
Eric dane

SHBA-  Aktori Eric Dane, i njohur më së miri për rolin e tij në serialin "Grey's Anatomy", ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeç-are, 10 muaj pasi u njoftua se ishte diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS). 

Mediat e huaja shkruajnë se lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij në një deklaratë për revistën People. "Me zemër të thyer njoftojmë se Eric Dane ndërroi jetë të enjten pasdite pas një beteje të guximshme me ALS-në. Ai i kaloi ditët e tij të fundit i rrethuar nga miq të dashur, gruaja e tij e përkushtuar dhe dy vajzat e tij të bukura, Billie dhe Georgia, të cilat ishin qendra e botës së tij. Eric i adhuronte fansat e tij dhe është përgjithmonë mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që mori", shkruan familja e Dane.

Diagnoza dhe simptomat e para

Aktori zbuloi në prill të vitit 2025 se ishte diagnostikuar me ALS, një sëmundje neurodegjenerative që prek qelizat nervore në tru dhe palcë kurrizore, duke çuar në një humbje graduale të kontrollit të muskujve. Sipas Klinikës Mayo, nuk ka kurë për këtë gjendje. Në një intervistë në qershor 2025 në emisionin “Good Morning America”, ai foli hapur për shenjat e hershme të sëmundjes. “Fillova të ndieja një dobësi në dorën time të djathtë dhe nuk i kushtova shumë vëmendje në atë kohë”, i tha ai Diane Sawyer. “Mendova se ndoshta po shkruaja shumë mesazhe ose se dora ime ishte e lodhur. Por disa javë më vonë, vura re se ishte përkeqësuar.”

Shfaqjet publike dhe përkeqësimi

Në shtator të vitit 2025, ai u shfaq në një aeroport të Uashingtonit në një karrige me rrota, duke u përpjekur të fliste me një fotograf. Kur e pyetën se çfarë donte t'u thoshte fansave të shqetësuar, ai u përgjigj me zë të thyer: "Mbani besimin".

Në fund të muajit të kaluar, ai anuloi papritur pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për ALS-në, duke përmendur probleme shëndetësore. U njoftua se ai "nuk ishte mjaftueshëm mirë për të marrë pjesë" për shkak të "efekteve fizike të ALS-së".

Kush ishte Eric Dane?

Eric Dane lindi më 9 nëntor 1972, në San Francisko të Kalifornisë. Ai e filloi karrierën e tij në vitet 1990 me paraqitje në seriale televizive, por njohja e tij më e madhe erdhi në vitin 2006, kur iu bashkua kastit të serialit të njohur mjekësor "Grey's Anatomy", duke luajtur kirurgun plastik Mark Sloan, i njohur edhe si "McSteamy".

Gjatë pranisë së tij në serial, ai mori pjesë gjithashtu në produksione filmike si "X-Men: The Last Stand", "Marley & Me" dhe "Burlesque".

Pas largimit nga seriali, ai vazhdoi me role kryesore, duke përfshirë serialin dramatik "The Last Ship". Në vitin 2019, ai mori rolin e Cal Jacobs, babait të rreptë të personazhit Nate, në serialin "Euphoria". Ai e ripërsëriti rolin në sezonin e dytë dhe ishte planifikuar të shfaqej në sezonin e tretë dhe të fundit të serialit.

Ai mbeti aktiv deri vonë, duke u shfaqur për herë të fundit në një episod të "Brilliant Minds" vjeshtën e kaluar, duke luajtur një zjarrfikës që vuante nga ALS. Krijuesi i serialit, Michael Grassi, kishte deklaruar se Dane mezi priste të bashkohej me serialin pasi ishte një fans i tij./Dosja.al

eric dane greys anatomy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj