LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nga Naya Rivera, Avicii e deri te Robin Williams, çfarë shkruan të famshmit në postimet e tyre të fundit para vdekjes

Ndonjëherë, si njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe të famshmit priren të ndajnë mendimet e tyre të vërteta, sado "të errëta" që mund t'i duken dikujt.

28 Nëntor 2022, 10:07 Nga a.l
Nga Naya Rivera, Avicii e deri te Robin Williams, çfarë shkruan
avicii-boseman-rivera-arthrou

SHBA- Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë që publiku të shprehë mendimet dhe shqetësimet e tij, edhe pse zakonisht shumica e përdoruesve sigurohen të paraqesin një realitet që është më i bukur dhe më bie në sy se përditshmëria e tyre. Ndoshta në këtë mënyrë ata mendojnë se do të pranohen më lehtë nga pjesa tjetër e botës dhe do të fitojnë admirimin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë, si njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe të famshmit priren të ndajnë mendimet e tyre të vërteta, sado "të errëta" që mund t'i duken dikujt.

Shpesh, postimet e tyre të fundit janë shenja se ata po shkojnë drejt vdekjes, ndërsa në raste të tjera postimet e tyre mund të jenë edhe profetike. Sigurisht, ka nga ata që bënë gjithçka për të fshehur të vërtetën nga audienca për vite me radhë, por nuk gjithsesi nuk i janë shmangur një lamtumirë emocionale në rrjetet sociale me fansat e tyre. 

Ja disa nga postimet e fundit të njerëzve të famshëm para se të ndërronin jetë.

Naya Rivera

Postimi i fundit i aktores është bërë një ditë para vdekjes së saj tragjike më 8 korrik 2020. Naya Rivera ndërroi jetë në liqenin Pirou pasi fillimisht arriti të shpëtonte djalin e saj, Joshin. Sipas një raporti të People, ajo dhe djali i saj ishin në liqen duke shijuar shëtitjen me varkë.

Pasi bënë një zhytje së bashku, Rivera u fundos dhe nuk u rikthye kurrë. Megjithatë, ajo ishte në gjendje të shpëtonte djalin e saj, duke e kthyer atë në varkë. Mirëpo aktorja nuk ka arritur të marrë oksigjen. Fjala e fundit që djali e dëgjoi të thoshte ishte "ndihmë". Për pesë ditë, Naya Rivera u raportua e zhdukur, derisa më në fund u gjet e vdekur në moshën vetëm 33-vjeçare, shkruan Protothema. 

Postimi i saj i fundit ishte vetëm një ditë para se të vdiste. Aktorja kishte publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto të saj dhe të djalit dhe nën të shkruante: “Vetëm ne të dy” . Në fund, ajo dëshmoi dashurinë që kishte për djalin e saj, ndërsa sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar të birin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Naya Rivera (@nayarivera)

Robin Williams

Vetëvrasja e Robin Williams mbetet një temë diskutimi edhe sot e kësaj dite, pasi ka përhapur pikëllimin tek miliona fansa në mbarë botën. Ndonëse prej dekadash humoristi bëri të qeshë publikun, pas buzëqeshjes së tij fshihej një errësirë ​​e thellë. Postimi i tij i fundit ishte një homazh për vajzën e tij, Zelda. Më 1 gusht 2014, aktori ndau në llogarinë e tij personale në Instagram një foto bardh e zi, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tij teksa ishte ende bebe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by therobinwilliams (@therobinwilliams)

Pak ditë më vonë, më 11 gusht, ai vendosi t'i jepte fund jetës në moshën 63-vjeçare. Aktori për vite me radhë luftoi me depresionin, çrregullimin e ankthit dhe sëmundjen degjenerative të trupit Lewy, e cila është e lidhur me demencën.

Chadwick Boseman

Askush nuk e kishte menduar se ylli i “Black Panther” do të ndahej kaq i ri. Aktori u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2016, në moshën 39-vjeçare. Ai vendosi për vite që ta mbante sekret sëmundjen dhe të vazhdonte të punonte në industrinë e filmit.

Postimi i tij i fundit në Instagram ishte një gjest emocioni kur më 12 gusht 2020, demokratët fituan zgjedhjet dhe Kamala Harris u propozua si zëvendëspresidente. Më pas , Boseman publikoi një foto të tij pranë Kamala Harris, teksa ishin në një tubim. Poshtë saj ka shkruar “PO”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chadwick Boseman (@chadwickboseman)

Dy javë më vonë u njoftua vdekja e tij në moshën 43-vjeçare. Publikimi i tij tregoi një njeri plot optimizëm për të ardhmen. Në fund të fundit, ai vetë nuk e kishte menduar se kanceri do ta mundte dhe në fakt, kishte pranuar të luante në vazhdimin e “Black Panther”.

Avicii

DJ suedez kishte arritur të bëhej një nga emrat më të mëdhenj në fushën e muzikës elektronike. Megjithatë, për shumë vite, pavarësisht suksesit që kishte përjetuar, ai luftoi vetë betejën me sëmundjet mendore, duke u marrë edhe me problemet e varësisë. Më 4 Prill 2018, Avicii , i njohur si Tim Burling, postoi foton e tij më të fundit në Instagram, e cila e tregon atë duke ecur nëpër një shtëpi të bukur.

"Është gjithmonë me diell në Kaliforni,"ai e ka nënvizuar postimin e tij, duke u përpjekur t'i tregojë audiencës se ishte i lumtur. Megjithatë, brenda ai po luftonte demonët e tij. Disa javë më vonë, më 20 prill, teksa ishte me pushime në Oman, ai vetëvriti në moshën 28-vjeçare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Avicii (@avicii)

Qëndrimi pozitiv që tregonte ndaj të tjerëve, madje edhe videoklipet e tij, të cilat kullonin optimizëm, ishin në kontrast të plotë me problemet me të cilat ai përballej. Ai nuk donte t'i tregonte askujt natyrën e tij të dëshpëruar. Përkundrazi, ai përpiqej të bindte njerëzit përreth se ishte një njeri i lumtur, në fazën më të mirë të jetës së tij.

Bob Saget

Ai ishte një nga aktorët më të mëdhenj të humorit dhe ka dhuruar mjaft të qeshura për publikun, përmes serialit “Full House”. Ai vetë besonte se do të vazhdonte ta bënte këtë edhe për shumë vite, pasi nuk e kishte idenë se vdekja e tij do të vinte kaq shpejt. Në fund të fundit, këtë e dëshmon edhe postimi i tij i fundit, i cili është bërë vetëm pak orë para vdekjes së tij, më 9 janar 2022 dhe vetëm sa ka fshehur emocionet.

Po i rikthehem komedisë si kur isha 26 vjeç. Mendoj se po gjej zërin tim të ri dhe po e dua çdo moment të tij. Mirë, shihemi pas dy javësh... Dhe shikoni BobSaget.com për takimet e mia në vitin 2022. Unë do të shkoj kudo derisa të marr fotografinë speciale. Dhe pastaj ndoshta vazhdoj sepse jam i varur prej tij. Paqe”, kishte shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bob (@bobsaget)

Njoftimi i tij ishte tragjik, duke qenë se ndërsa ishte aq i lumtur për fillimin e shfaqjeve të tij, disa orë më vonë, ai pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, ndoshta nga një rënie. Kur ai më pas shkoi për të fjetur, Bob Saget ra në gjumë dhe nuk u zgjua kurrë.

Ann Hes

Padyshim që është një nga vdekjet më tragjike dhe më të papritura të të famshmëve. Në fakt, pjesa më e dhimbshme e rastit ishte postimi i lumtur dhe shpresëdhënës që bëri gati një muaj para se të ndahej nga jeta.

Në postimin e saj të fundit në Instagram më 14 korrik 2022, aktorja pozoi e lumtur me Joey Lawrence dhe gruan e tij, Samantha, duke mbishkrimin: "Kohë të bukura në xhirime me Lawrence".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anne Heche (@anneheche)

Disa javë më vonë, më 5 gusht, Ann Hess u përfshi në dy aksidente të frikshme me makinë, njëri prej të cilëve i la trurin e vdekur. Nëntë ditë më vonë, ajo dha frymën e saj të fundit, në moshën 53-vjeçare, teksa iu hoq aparati jetësor.

Jamal Edwards

Ai ishte një nga emrat kryesorë të skenës britanike të hip-hop-it dhe u nda nga jeta në moshën vetëm 31-vjeçare. Siç kishte treguar nëna e tij, ai ishte në shtëpinë e babait me të dhe motrën e tij kur pësoi një atak në zemër.

Postimi i tij i fundit në Instagram i është kushtuar mikut dhe artistit të ngushtë, Ed Sheeran , i cili festonte ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen vëlla. E bekuar që të kam në jetën time. Ti e di që prej vitesh ke qenë shoqëruesi im në çdo gjë. Vazhdoni të na frymëzoni” , kishte shkruar ai më 17 shkurt 2022, duke mos ditur se tre ditë më vonë do të vinte fundi dhe ai nuk do ta shihte më mikun e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jamal Edwards MBE, MBA ???????????????? (@jamaledwards)

Chester Bennington

Askush nuk e priste që frontmeni i Linkin Park t'i jepte fund jetës, vetëm disa ditë pas koncertit më të madh të grupit në Birmingham, Angli. Më 7 korrik 2017, ai publikoi në llogarinë e tij personale në Instagram një foto, me të në skenë dhe pas tij mijëra njerëz që e hyjnizojnë. Sikur ta dinte se kjo do të ishte paraqitja e tij e fundit dhe donte të “qëndronte”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chester Bennington (@chesterbe)

Më 20 korrik, Bennington kreu vetëvrasje në Los Anxhelos. Siç kishte deklaruar Mike Shinoda, këngëtari ishte i shkatërruar nga vetëvrasja e një tjetër legjende të rock-ut, Chris Cornell, me të cilin ishte shumë i lidhur. Pra, me shumë gjasa, shkaku i vetëvrasjes së tij ka qenë ky, i kombinuar me depresionin, nga i cili vuante prej vitesh.

Betty White

Aktorja e madhe mezi priste të festonte 100 vjetorin, por nuk ia doli. Më 28 dhjetor 2021, Betty White postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një foto të kopertinës që do të publikohej për revistën People dhe do t'i kushtohej asaj. 

Ditëlindja ime e 100-të... Nuk mund ta besoj se po afrohet dhe revista People po feston me mua!", kishte shkruar ajo. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Betty White (@bettymwhite)

Shane Warne

Vdekja e "legjendës" së kriketit ishte një nga më tronditësit në historinë e sportit. Fizionomia e tij e lumtur, e kombinuar me karakterin e tij të gjallë e bënin të dukej "i pavdekshëm". Më 28 shkurt, atleti postoi një foto të tijën në Instagram, në të cilën pozonte pa këmishën e tij dhe shkruante se po përpiqet të rikthehet në formë deri në korrik. 

Qëllimi është që deri në korrik të rikthehemi në gjendjen fizike që kishim disa vite më parë”, kishte shkruar ai në postimin e tij, ndërsa kishte përdorur hashtagun “shëndetshëm” dhe “të ndjehem mirë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shane Warne (@shanewarne23)

Megjithatë, ai nuk besonte se diçka do t'i pengonte qëllimin e tij. Vdekja 'e mori' më 4 mars, pasi 52-vjeçari pësoi një atak në zemër teksa ishte me pushime në Tajlandë. Siç kishin raportuar miqtë e tij, disa ditë para vdekjes së tij, Warne po fliste për vlerën e jetës dhe kishte vendosur të linte duhanin për të përmirësuar cilësinë e saj. Nuk e imagjinonte që filli do t'i pritej kaq shpejt. /Dosja.al

naya rivera robin williams chandwick boseman avicii bob saget ann hes jamal edwards chester bennington betty white shane warne

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes