Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
"O Berish', t'la Tropoja e të mur Fush Arrzi”/ Rapsodi popullor i këndon humbjes së PD në zgjedhje
Ky moment është përdorur për të thurur vargje edhe nga 2 rapsodë, që kanë përmbledhur me një fjali zgjedhjet e 14 majit.
22 Maj 2023, 11:33Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha humbi zgjedhjet lokale të 14 majit, por goditja më e madhe për të (përveç humbjes për herë të parë në histori të Bashkisë Shkodër), ishte fitorja e PS-së në Tropojë, vendlindjen e tij. Ky moment është përdorur për të thurur vargje edhe nga 2 rapsodë, që kanë përmbledhur me një fjali zgjedhjet e 14 majit.
Në videon e publikuar dy raspodët popullorë, shoqëruar nga çiftelitë, këndojnë vargjet: O Berish', o Berish', o ty kush nuk të dashti...T'la Tropoja e t'mur Fush Arrzi!