All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Pesimizmi do ju pushtojë, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

12 Maj 2024, 07:08 Nga M.B
Pesimizmi do ju pushtojë, parashikimi i Horoskopit për sot
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Dashi

Pesimizmi do ju pushtojë sot dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Për ju të dashuruarit pritët të vijë një ditë goxha e vështirë. Në shumë momente do gjendeni para sfidave tejet të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni beqarë më mirë prisni edhe pak kohë para se të hedhin hapa pasi sot mundësitë nuk do jenë të mira. Në punë dita do vazhdojë të jetë rutinë dhe në disa momente nuk do dini çfarë rruge të ndiqni. Reflektoni për disa momente para se te veproni. Për buxhetin do keni mbështetjen e të afërmve dhe miqve. Ata nuk do ju lënë asnjë moment në baltë.

Demi

Nuk do angazhoheni me asgjë gjatë kësaj dite dhe shumicën e kohës do jeni të ngrysur. Ju të dashuruarit do mbylleni në vetvete dhe nuk do doni as të flisni me partnerin. Kjo mund ta përkeqësoje disi marrëdhënien mes jush pasi partneri nuk do dijë çfarë të mendojë. Ju beqarët do realizoni një takim të papritur i cili mund t'ua ndryshojë njëherë e mirë të ardhmen. Në punë mos i harroni kurrë lajkat që iu janë bërë për t’iu prishur planet dhe kini kujdes. Mos ua jepni sot shuplakën atyre, por prisni momentin e duhur. Me buxhetin duhet të jeni më të matur se kurdoherë, pasi çdo gabim mund t'iu çojë në katastrofë.

Binjakët

Do mbështetni gjithë kohës tek Venusi sot për të qenë më joshës dhe të dashur, por në fakt gjërat nuk do ju ecin shumë mirë. Për ju të dashuruarit ka mundësi që dita e sotme të jetë e paqëndrueshme. Herë pas here mund të përjetoni edhe çaste tensioni dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët do bëni edhe gjëra të ekzagjeruara vetëm për ta ndryshuar statusin tuaj. Do ja dilni mbanë, por sërish nuk do ndiheni të qetë. Në punë duhet të përfitoni nga ndikimi i Mërkurit për të negociuar një kontratë të re. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes, por gjithsesi situata ende nuk do stabilizohet sa duhet.

Gaforrja

Ditë me shumë aksion do jetë kjo e sotmja për ju kështu që përfitoni sa më shumë. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa të mundeni çdo moment për t'ia shprehur edhe më tepër ndjenjat partnerit tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme. Ju beqarët edhe pse do bëni të pamundurën nuk do arrini dot ta realizoni takimin që keni ëndërruar. Në punë ka mundësi që të merrni frytet e gjithë mundit dhe djersës që keni harxhuar. Edhe marrëdhëniet me kolegët e shefat do mund të përmirësohen. Buxheti do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do silleni me paratë. Po shpenzuat kuturu gjendja do dobësohet tej mase.

Luani

Jupiteri do sjellë më shumë fat gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të jeni shprehës e diplomatë të vërtetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft romantike. Çdo gjë mes jush dhe partnerit ka për të ecur edhe më mirë nga sa ju mendonit. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për dashurinë sepse do e keni ditën të ngarkuar me punë e angazhime. Në punë gjëja më e rëndësishme është të ruani kontrollin e situatës. Keni për ta para si do ju vijnë zgjidhjet edhe për problemet më të vështira. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e keqe, megjithatë po u treguat vigjilentë nuk do bëni keq.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite Marsi do ua bëjë gjërat më të lehta. Do keni durim dhe guxim për të vepruar. Ju të dashuruarit do jeni gati të bëni edhe sakrifica ekstreme vetëm për të sjellë harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj. Nëse jeni beqarë do keni disa takime ndryshe nga sa i kishit menduar, por që do ju sjellin ndryshime vërtet të mëdha në jetën sentimentale. Në punë do mendoni se rruga që keni ndjekur është e duhura për të arritur qëllimet dhe nuk do i dëgjoni këshillat e kolegëve. Analizojini gjërat me detaje para se të hidhni hapin e fundit. Në planin financiar keni për të pasur surpriza të mrekullueshme që do ua mbushin zemrën me gëzim.

Peshorja

Gjatë kësaj dite planetët do ua ndërlikojnë gjithçka. Asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do debatoni edhe për disa çështje të së shkuarës. Ju beqarët nuk do arrini të joshni këdo që do pëlqeni, por nuk do kaloni aspak një ditë të keqe. Miqtë dhe të afërmit do iu mbajnë pranë. Në punë do dini t’i bëni gjërat shpejt dhe nuk do mendoni për pasojat nesër. Tregohuni sa më realistë dhe këshillohuni me miqtë e besuar. Në planin financiar duhet patjetër ta dyfishoni maturinë në mënyrë që të mos keni probleme.

Akrepi

Venusi do ua bëjë ditën më pasiononte sot. Do kujdeseni për çdo detaj dhe atmosfera do fillojë të ngrohet goxha. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë më i kuptueshëm me ju dhe do ju tolerojë për shumë gjëra. Falë sjelljes së tij marrëdhënia në çift do përmirësohet. Ju beqarët do keni më në fund disa takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë do bashkëpunoni me kolegët dhe çdo gjë do e bëni me mirëkuptim. Kjo do jetë gjë e mirë sepse do përparoni goxha. Me financat duhet të bëni pak durim sepse gjendja nuk mund të përmirësohet aq shpejt sa ju do dëshironi.

Shigjetari

Jo çdo gjë është ashtu si duket me shikim të parë dhe këtë do e vërtetoni sot. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Në disa momente mund të ndiheni edhe keq nga mënyra sesi kanë rrjedhur gjërat dhe do mbylleni në vetvete. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do realizoni një takim mbresëlënës. Në punë do keni vullnet dhe motivim të pakrahasueshëm. Pavarësisht se do mundohen t’iu pengojnë, askush nuk do ja dalë dot. Me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm dhe situata mund të marrë tatëpjetën.

Bricjapi

Edhe pse do e nisni me frikë ditën e sotme, asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Përkundrazi mund të përjetoni edhe emocione të forta. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të mbushur me çaste të lumtura dhe do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Partneri do tregohet aq i përkujdesur për ju saqë do ju habitë. Ju beqarët do jeni më të matur me hapat që do hidhni dhe do mendoheni disa herë para se të pranoni ftesa. Në punë do përparoni goxha. Jo vetëm që do i habisni të gjithë, por në disa momente edhe vetë nuk do ju besohet. Ja që çdo gjë është me frymëzim. Për financat Jupiteri do sjellë begati dhe vetëm të mira. Do jeni me shumë fat.

Ujori

Gjatë kësaj dite do keni ide shumë të sakta për atë çfarë doni të bëni në vazhdim. Vendosmëria do ju bëjë të arrini edhe më shumë. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës qëndrueshmëria. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen sa më të bukur. Ju beqarët do mrekulloheni nga një person që do takoni dhe do bëni të pamundurën për ta joshur. Nuk do jetë e thjeshtë, por as e pamundur. Në punë duhet të përfitoni nga dinamizmi që ju karakterizon për të arritur objektivat. Mos i dëgjoni çfarë do ju thonë kolegët, por ecni ashtu si dini. Financat më në fund do i ekuilibroni dhe do jeni të qetë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do preferoni të flisni me të vërteta dhe do tregoni atë që ndieni e mendoni. Ju të dashuruarit do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mundet të bëni edhe plane afatgjata për të ardhmen. Toleranca dhe mirësjellja e partnerit do ju lërë me gojë hapur. Ju beqarët do realizoni plot takime, por asnjëri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për t'i çuar më tej. Në punë, në disa momente edhe mund të nervozoheni sepse nuk do ju ecin gjërat vaj. Qetësohuni dhe ruani sa më gjatë gjakftohtësinë. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi dhe nuk do keni asnjë lloj problemi në këtë sektor.

parashikimi i horoskopit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë