Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme.
Dashi
Jeni duke jetuar një moment rënie, ku jeni të pavendosur lidhur me projektet dhe propozimet e reja. Nuk arrini që të kuptoni se cila situatë mund të jetë më e favorshme për ju dhe kjo gjë bën që të humbni kohë. Ndonjë zgjidhje më shumë, mund të ofrohet në fundjavë.
Demi
Lodhja do të ndihet gjatë kësaj të premteje. Zakonisht jeni ju që i mbushni me energji të tjerët, por kësaj radhe do të kërkoni ndihmën e tyre. Pa diskutim ky nuk është momenti për tu përplasur fortë në familje ose në raportin në çift. Këshillohet që debatet e ndezura ti shtyni për një moment tjetër.
Binjakët
Pasioni është një element thelbësor për të qenë mirë. Për këtë arsye kush është vetëm apo ka përjetuar një krizë, duhet të mendojë për rëndësinë që kërkon një raport dashurie. Venusi do të ketë ndikim tranzit pozitiv në shenjën tuaj, duke përmirësuar fushën e ndjenjave dhe duke stimuluar takimet e reja.
Gaforrja
Parashikohet një fundjavë pozitive, siç e dëshironit, duke qenë se jeni ndjerë të lodhur, nervoz dhe të pakënaqur në dashuri. Shumë prej jush shpesh janë përqendruar në punë, kur në fakt fusha e ndjenjave ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Kush ka ndërprerë një histori dashurie, mund të pendohet.
Luani
Pranvera nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për ju, sidomos në sferën sentimentale. Keni pasur tensione në historitë e lindura së fundmi, por edhe lidhjet afatgjata nuk bëjnë përjashtim. Dikush ka zëvendësuar një dashuri të së kaluarës, por tashmë do të pendohet. Fundjava do ju ofrojë mundësinë për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtetë në dashuri.
Virgjëresha
Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, për shkak se mund të lindin pakënaqësi dhe keqkuptime. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy lidhjeve, ose keni pranë një person që nuk është shumë i ekuilibruar, është shumë e kollajtë që të përfundoni në konfrontime.
Peshorja
Parashikohet një ditë interesante dhe mjaft pozitive, ku dashuria do të ketë vëmendjen kryesore. Shumë prej jush kanë kaluar kriza të forta, por situata do të përmirësohet. Yjet favorizojnë udhëtimet dhe takimet.
Akrepi
E premtja do të jetë e mbushur me shumë gjëra për të bërë, dhe për pasojë do të ketë edhe tensione. Do të hasni në ngadalësime lidhur me projekte të punës. Vetëm të dielën Venusi do të largohet nga shenja juaj, duke përmirësuar situatën. Për momentin këshillohet që të mos lodheni shumë.
Shigjetari
Më në fund do të kaloni disa momente relaksi, duke rigjetur energjinë tuaj. Nëse dikush ka tentuar që të përfitojë prej jush do të dini si të përgjigjeni. Në dashuri mund të jeni viktimë e një pishmani.
Bricjapi
Keni kaluar ditë jo shumë të mira, të mbushura me dyshime të forta, por gjërat do të ndryshojnë pozitivisht, ku do të kuptoni se çfarë është më mirë të bëni. Puna do të jetë problem, ku do të përballeni me situata të vështira për tu menaxhuar. Dashuritë e konsoliduara do të vijojnë, ndërsa ata që janë vetëm, mund të kenë një njohje interesante.
Ujori
Parashikohet një ditë mjaft negative, ku shumë prej jush do të kenë një situatë stresuese, ndoshta për shkak të jetës së tyre. Takimet nuk do të jenë aspak të kënaqshme, ku do të ketë tensione familjare në shumë raste. Rikuperimi në dashuri, do të nisë që nga e diela.
Peshqit
Do të tregoheni tejet indiferent ndaj kujtdo që do të tentojë që t’iu thotë se çfarë duhet të bëni. Ju pëlqen që të veproni vetëm në mënyrë të pavarur duke i besuar intuitës, e cila zakonisht nuk iu tradhton. Dashuria mund të përballet me disa momente krize. U bënë disa muaj që ndryshoni sjellje me partnerin/en, ndaj ju duhet durim.
Justin Biber SHBA- Justin Bieber po tregohet realist për sindromën e tij 'mashtruese', duke u thënë fansave se gjithmonë ndihej i ...
Kris Humphries dhe Kim kardashian SHBA- Kim Kardashian thotë se ish-bashkëshorti i saj, Kris Humphries, e pagoi vetëm pjesërisht ...
FASHION - Më 15 korrik 1997, industria globale e modës u trondit nga vrasja tragjike e Gianni Versace. Dizajneri 50-vjeçar, një n...
Foto ilustruese SHBA- Ish-këngëtarja, Dawn Robinson thotë se ajo është e pastrehë për 3 vjet, dhe ish-bashkëshorti ...
SHBA- Aktori Robert Pattinson zbuloi se një episod me aktoren Zendaya e bëri atë të ‘çmendej’ për tre ditë. Y...
Eklipsi i henes SHBA-KANADA - Për herë të parë që nga viti 2022, vëzhguesit e qiellit në të gjithë Amerik...
Demi Lovato SHBA- Demi Lovato është kritikuar për humbjen e 19 dollarëve që shpenzoi për të blerë një luleshtr...
Scarlett Johansson SHBA- Scarlett Johansson zbuloi një nga rregullat e saj të rrepta të prindërimit për të mbajtur të si...
Liam Payne ARGJENTINË- Rogelio "Roger" Nores, një mik i ngushtë i Liam Payne, i cili ishte një nga njerëzit e fundit q&eum...
Foto ilustruese SHBA- Fejesa e Tom Holland dhe Zendaya është konfirmuar nga bashkëylli i tij Spiderman, disa javë pasi u zbulua se &cce...