6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Vlerësimi u bë të enjten në mbrëmje në një dosje me shkrim në gjykatën federale të Manhattanit, ku prokurorët gjithashtu kundërshtuan një kërkesë që Cobbs të lirohej me kusht me një garanci prej 50 milionë dollarësh përpara dënimit të tij të planifikuar për 3 tetor.
SHBA- Prokurorët kanë kundërshtuar kërkesën e reperit Diddy-t për lirim nga burgu, e cila u paraqit disa ditë më parë nga ekipi i tij ligjor. Ata thanë se tani presin që reperi të përballet me një dënim me burg dukshëm më të gjatë sesa katër deri në pesë vjet, pasi u shpall fajtorë për dy akuza.
Vlerësimi u bë të enjten në mbrëmje në një dosje me shkrim në gjykatën federale të Manhattanit, ku prokurorët gjithashtu kundërshtuan një kërkesë që Cobbs të lirohej me kusht me një garanci prej 50 milionë dollarësh përpara dënimit të tij të planifikuar për 3 tetor.
Në fillim të korrikut, reperi 55-vjeçar u lirua nga akuzat për trafikim të qënieve njerëzore dhe shantazh vepra penale që mund të kishin rezultuar në burgime të përjetshme, Ai u shpall fajtor vetëm për akuzat që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni, pasi dyshohet se ai organizoi lëvizjen e punonjëseve të seksit femra dhe meshkuj për takime seksuale që ai vetë i filmoi. Secila prej këtyre akuzave mbart një dënim maksimal deri në 10 vjet burg.
Pas vendimit, prokurorët thanë thanë se, sipas udhëzimeve federale të hartuara për të parandaluar pabarazi të mëdha në dënime për të njëjtat vepra penale, Cobbs ka të ngjarë të përballet me një dënim me burg prej katër deri në pesë vjet. Por të enjten, më 31 korrik, ata thanë se tani vlerësojnë se do të dënohet edhe më shumë vite.
Prokurorët theksuan në dosjen e tyre se dënimi i Cobbs për akuza të lidhura me prostitucionin mbart një paraburgim të detyrueshëm deri në dënim, përveç nëse ata mund të provojnë rrethana të jashtëzakonshme, të cilat ata thanë se nuk ishin rasti.
"Sean Cobbs nuk do të jetë i dhunshëm me askënd. Siç thamë në gjykatë, juria ia ktheu jetën dhe ai nuk do ta humbasë këtë shans të dytë, as nuk do të rrezikojë t'i lërë shtatë fëmijët e tij pa baba dhe katër pa një prind fare ", shkroi Agnifilo në fillim të kësaj jave.
Prokurorët thanë gjithashtu se kushtet në qendrën federale të paraburgimit ishin përmirësuar ndjeshëm përpara se Cobbs të arrestohej. Një gjyqtar federal i kishte dënuar publikisht kushtet në atë kohë në janar 2024, duke përfshirë izolimet e zgjatura dhe kujdesin mjekësor joadekuat.
Së fundmi, prokurorët hodhën poshtë krahasimet me raste të tjera të cituara nga Agnifilo, duke argumentuar se ato nuk ishin në përputhje me krimet për të cilat Cobbs u dënua, veçanërisht duke pasur parasysh prirjen e tij për sjellje të dhunshme.
"Historia e gjerë e dhunës së të pandehurit - dhe përpjekja e tij e vazhdueshme për të minimizuar aktet e tij të dhunshme të fundit - tregojnë rrezikshmërinë dhe papërshtatshmërinë e tij për mbikëqyrje", shkruan ata. "I pandehuri dështon plotësisht të demonstrojë me prova të qarta dhe bindëse, siç kërkohet, se ai nuk është një rrezik për komunitetin", shtuan ata.
foto ilustruese Dashi Në marrëdhëniet personale sot mund të përjetoni momente të bukura afërsie, por tregohuni të ...
Dua Lipa dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dhënë shtetësinë e Republikës së Kosov&eu...
Justin Trudeau dhe Katy Perry KANADA- Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau u kap në një koncert të këngëtares amerikane Ka...
Justin Timberlake SHBA- Justin Timberlake përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se është diagnostikuar m...
Diddy dhe Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump thuhet se po e shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale&nbs...
foto ilustruese Dashi Sot në marrëdhënie do të ndjeni ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri, ndërsa beqarët mund t...
Katy Perry dhe Justin Trudeau KANADA- Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Katy Perry, dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau janë pa...
Dashi Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur ndaj partnerit dhe të shprehni ndjenjat tuaja me më shumë siguri. Në...
Foto ANGLI- "Princi i Errësirës", Ozzy Osbourne po kthehet në qytetin e tij të lindjes për ti dhënë lamtumirën...
Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të partnerit, ndaj përpiquni të shm...