3 Korrik 2026, 08:09
Nga D.S

SHBA- Një aventurë që nisi si një gjest për paqen botërore dhe një propozim martese, përfundoi me prangosjen e një çifti nga Rusia, pasi ata ngjitën majën e një prej ndërtesave më ikonike në botë, Empire State Building. Angela Nikolau dhe Vanya Beerkus, të njohur për pasionin e tyre ndaj ngjitjeve të rrezikshme, arritën të depërtojnë në majën e kullës gjigante në New York City.
Reuters shkruan se, në një lartësi marramendëse prej 443 metrash mbi trotuaret e Manhattanit, dyshja u fotografua e varur te maja e antenës historike, pikërisht pranë dritës së kuqe që shkëlqen në pikën më të lartë të ndërtesës.
Ata mbanin një banderolë të zezë me një mesazh të shkruar të gjitha me shkronja të mëdha të bardha që valëvitej në erë, i cili shkruante, “Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtet, bota njeh paqen”.
Në majën e Empire State Building, larg zhurmës së Manhattan-it, Vanya Beerkus u ul në gjunjë për t’i kërkuar dorën partneres së tij. Nikolau, e veshur me kapelën e saj tashmë të njohur në stilin "Catwoman", pranoi menjëherë. Pas puthjes dhe përqafimit në lartësi marramendëse, ajo nuk humbi kohë për të shkrepur fotografi të unazës së fejesës, të cilat u shpërndanë gjerësisht në rrjet.
Ndërkohë, pas zbritjes çifti u arrestua nga policia e Nju Jorkut, ku u përball me akuza si, hyrje e paligjshme, rrezikim i jetës dhe vepra të tjera që lidhen me shkeljen e masave të sigurisë./Dosja.al
Art&Argëtim
3 Korrik 2026, 07:07
E.d
Foto ilustruse
DashiEnergjia e ditës ju nxit të merrni iniciativa, por shmangni vendimet e nxituara. Në punë, një bisedë e si...
Art&Argëtim
2 Korrik 2026, 18:29
G.M
Deniz Goktas
TURQI- Komediani i famshëm turk Deniz Goktas, i njohur për shfaqjet e tij stand-up që mbledhin miliona shikime në internet...
Art&Argëtim
2 Korrik 2026, 07:10
D.S
Foto ilustruese
Dashi
Energjia juaj është e lartë dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e lë...
Art&Argëtim
1 Korrik 2026, 17:54
G.M
Isabelle Adjani
FRANCË- Ylli francez i filmave Isabelle Adjani, e cila u gjykua përsëri në Paris ditën e sotme p...
Art&Argëtim
1 Korrik 2026, 14:24
LOS ANGELES-Këngëtari amerikan Chris Brown i detyrohet ish shërbyeses së shtëpisë së tij 13 milionë dollarë pas n...
Art&Argëtim
1 Korrik 2026, 13:20
PARIS-Aktorja e njohur Sharon Stone rikthehet në pasarelë pas më shumë se tre dekadash, për sfilatën e koleksionit të veshj...
Art&Argëtim
1 Korrik 2026, 13:15
NEW YORK-Vokalisti i Village People, Victor Willis, një nga grupet e preferuara të Donald Trump , ka ndërruar jetë në moshën 74 ...
Art&Argëtim
1 Korrik 2026, 13:11
ANGLI Modelja Cara Delevingne ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me aktoren Amber Heard, duke sqaruar aludimet që i kan&eum...
Art&Argëtim
1 Korrik 2026, 07:10
D.S
Foto ilustruese
DashiEnergjia juaj është e lartë dhe do të keni mundësi të merrni iniciativa që mund të sjellin rez...
Art&Argëtim
30 Qershor 2026, 14:04
LOS ANGELES Shkaku zyrtar i vdekjes së aktores Daveigh Chase u zbulua se ishte sindroma e imunodeficiencës së fituar (AIDS) me së...