Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Të bijat ende në kërkim për dhunimin brutal ndaj Klea Prengës/ "Kam denoncuar...", çfarë postoi e ëma e motrave Berisha që më pas e fshiu, reagimi i 24-vjeçares
Reagimi i nënës së dy motrave të shpallura në kërkim u zbulua nga vetë Prenga e cila po ashtu në "Instastory" ka ndarë disa ofendime që Donika Marashi i ka drejtuar Kleas në momentin që ajo publikoi pamjet e plagëve në rrjete sociale.
24 Shtator 2024, 09:34Nga r.ll
motrat berisha dhe klea prenga
TIRANË- Motrat Antonela dhe Mariela Berisha vijojnë ende të lira edhe pse janë shpallur në kërkim nga policia pas dhunimit brutal që i bënë 24-vjeçares, Klea Prenga.
Që ditën e ngjarjes, nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjëra nga motrat, ndryshe nga e ëma e tyre, e cila ka bërë një postim në "Instastory" dhe më pas e ka fshirë. Donika Marashi (e ëma e motrave Berisha) rrëfehet se ka denoncuar të gjitha adresat që kanë përdorur imazhin e saj dhe të Antonelës dhe Marielës, duke theksuar se as për mbështetje dhe as për të denigruar nuk pranon të hapen adresa për to. Pra lë të nënkuptohet se po distancohet prej adresave të cilat shajnë të dhunuarën, Klea Prengën.
Reagimi i nënës së dy motrave të shpallura në kërkim u zbulua nga vetë Prenga e cila po ashtu në "Instastory" ka ndarë disa ofendime që Donika Marashi i ka drejtuar Kleas në momentin që ajo publikoi pamjet e plagëve në rrjete sociale. Klea thotë se ka qenë ajo që e ka ofenduar e para me fjalë të cilat i keni të paraqitura në imazhin e mëposhtëm:
“Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur”, shprehet ndër të tjera Klea teksa pretendon se ai koment është bërë në momentin e postimit të plagëve dhe është fshirë në mënyrë të menjëhershme prej Donikës.