Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai i quan "magarë" të estradës këtë personazhe ndërsa bën thirrje që media të fokusohet në programe edukuese dhe jo degjeneruese.
TIRANE- Tenori shqiptar me famë botërore Rame Lahaj e shikon si jo edukativ programin Big Brother Vip Kosova dhe Shqipëria. Në një postim në rrjetet sociale, marrë shkak nga rasti i reperit Stresi, (që ngacmoi seksualisht një nga konkurrentet në BBVK), Lahaj thotë se përbuzja është kthyer tashmë në një "model" në këto programe. Ai i quan "magarë" të estradës këtë personazhe ndërsa bën thirrje që media të fokusohet në programe edukuese dhe jo degjeneruese.
POSTIMI I PLOTE I RAME LAHAJT:
Gërrdi, mjerim, ofenduese, analfabetizem e po ashtu ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, të dyja programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri. Edhe pse për fat të keq përfaqëson një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror.
Ndonëse kam pa shumë pak për të bërë ndonjë koment të mirëfillt dhe pa dashur t'i hyj në hak askujt por, ishte mjaftueshme sa për t'u revoltuar e irrituar besa edhe tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë dhe çka po i ofrojmë shoqërisë si programe argëtuese në këtë përiudhë krize që ka përfshirë çdo fushë të jetës, sidomos atë të edukimit e moralit kombëtar.
Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femrore por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. Pastaj nëse e tolerojmë s'kemi pse befasohemi kur të njejta sjellje ndodhin ndaj nënave tona, motrave, mbesave dhe shoqeve.
Kam parë shumë MAGARË të estradës kur ngacmimin seksual e demonstrojnë në formë humori dhe argëtimi mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave.
Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtut e moral kombetar.
Përiudha në të cilen po jetojmë është mjaftueshëm e rrezikshme, ekseprimentale e sidomos internetit ka shumë ndikim tek secili prej nesh andaj kishte me qenë investim kombëtar për shoqëri sa më të shëndoshë nëse do të kishte më shumë kujdes rreth përmbajtjes mediale. Po ashtu na duhet ndërgjegjësim duke filluar nga shkollat fillore.
Kemi nevojë më shumë se kurrë për programe që për bazë kanë edukimin e jo degjenerimin.
Po e shkruaj këtë status jo me shpresën se do të ketë fuqi për të ndryshuar diçka por, për ta lehtësuar veten me idenë se kam dhënë kontributin tim qytetar duke reaguar si individ ndaj këtij fenomeni degjenerues. Madje e di se ka shumë njerëz të cilët mendojnë si unë dhe bashkë kemi ngritur zërin kundër këtij trendi e fenomeni të shëmtuar të kësaj kohe.
P.S. respektoji gratë mos i nënçmoni!/Dosja.al
Foto ilustruese SHBA- Fama dhe lavdia nuk mjaftojnë gjithmonë për të mbajtur një aktor apo këngëtar në industrin&eu...
Georgina Rodriguez ARABI SAUDITE- Georgina Rodriguez mahniti në tapetin e kuq të çmimeve 'Joy Awards' në Arabin&e...
Fifi KOSOVË- Këngëtarja kosovare Fifi gjatë Festivalit të Këngës ka konfirmuar shtatzëninë. 'PanoramaPlus' rap...
Gjon Karrica KOSOVË- Gjon Karrica ishte një ndër banorët i cili arriti të marrë një vëmendje tepër të mad...
Sara dhe Dj Pm TIRANË- Një tjetër çift në showbizin shqiptar do bëhen prindër. Teksa ishte duke realizuar lojën e...
Brisida Shehaj TIRANË- Brisida Shehaj ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale. Në një intervistë për “Neës24&r...
Arben Derhemi TIRANË- Aktori Arben Derhemi ka zbuluar detaje të reja lidhur me rikthimin e serialit kaq të dashur për shqiptarët &...
Avatar 2 SHBA- Vetëm pak kohë që është publikuar dhe filmi 'Avatar 2' thyhen rekord shifrash dhe shikueshmërie. Ki...
Jeremy Rener SHBA- Aktori i Hollivudit, Jeremy Renner, ka thënë se ka thyer më shumë se 30 kocka në trupin e tij, kur u godit...
Beyonce DUBAI- Beyonce është ngjitur në skenë për performancën e saj të parë që nga viti 2018 në lan...