LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vala e skandalit Balenciaga "kap" edhe Kim Kardashian, ylli i reality show-t: Jam e tronditur, po rishqyrtoj lidhjen time me kompaninë

Pas këtij zbulimi, Balenciaga ngriti një padi prej 25 milionë dollarësh kundër kompanisë që prodhoi reklamat.

29 Nëntor 2022, 12:51 Nga k.m.
Vala e skandalit Balenciaga "kap" edhe Kim Kardashian, ylli i reality
Kim Kardashian

SHBA- Ylli i reality show-t Kim Kardashian tha se po “rivlerëson” përfshirjen e saj me shtëpinë luksoze të modës Balenciaga, pasi ajo kërkoi falje për reklamat ku shfaqeshin fëmijë që mbanin arushë pelushi të veshur, ato që kritikët i quajnë veshje robërie. Marka franceze, pjesë e grupit luksoz Kering, javën e kaluar hoqi fotot nga fushata reklamuese Pranverë/Verë 2023. Dy prej tyre shfaqnin fëmijë të vegjël që mbanin çanta dore në formën e arinjve pelushi. Komentatorët e internetit vunë re një foto tjetër nga një bashkëpunim mes Balenciaga-Adidas, ku tregoheshin dokumente të printuara nga një vendim i Gjykatës së Lartë të SHBA-së mbi pornografinë e fëmijëve.

Pas këtij zbulimi, Balenciaga ngriti një padi prej 25 milionë dollarësh kundër kompanisë që prodhoi reklamat.

"Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese,"- shkroi Kardashian, një ambasadore e famshme e markës, në Instagram të dielën, duke shtuar se ajo kishte kaluar ditët e fundit duke folur me ekipin e Balenciaga "për të kuptuar për vetë se si mund të kishte ndodhur diçka e tillë."

"Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë. Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën”, ka postuar ylli në llogarinë e saj, e cila ka 74 milionë ndjekës.

Javën e kaluar, Balenciaga postoi një falje në llogarinë e saj në Instagram.

"Çantat tona prej pelushi të ariut nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë,"- thuhet në postim.

Më pas ata postuan një tjetër falje, këtë herë duke iu drejtuar reklamës që shfaqte dokumentet e gjykatës që i referoheshin ligjeve të pornografisë së fëmijëve.

"Kërkojmë falje për shfaqjen e dokumenteve shqetësuese në fushatën tonë. Ne e marrim këtë çështje shumë seriozisht dhe po marrim masa ligjore kundër palëve përgjegjëse për krijimin e setit dhe përfshirjen e artikujve të pamiratuar për fotosesionin tonë të fushatës," thuhej në postim.

New York Post raportoi se Balenciaga kishte ngritur një padi prej 25 milionë dollarësh kundër kompanisë së prodhimit North Six dhe skenografit Nicholas Des Jardins. Amelia Brankov, një avokate e Des Jardins, tha se "me siguri nuk kishte asnjë skemë keqdashëse".

"Siç është në dijeni Balenciaga, kuti të shumta dokumentesh thjesht u morën nga një shtëpi si sende me qira. Për më tepër, përfaqësues nga Balenciaga ishin të pranishëm në xhirim, duke e mbikëqyrur atë dhe panë letrat dhe rekuizitat. Des Jardins si skenograf nuk ishte përgjegjës për përzgjedhjen e imazhit nga xhirimet,” shtoi avokati.

Polemika për Balenciaga polemika vjen në një moment të keq për Kardashian. Aq më tepër kur ish-burri i saj Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, postoi një deklaratë antisemitike dhe u shfaq në një sfilatë në Paris me një këmishë me sloganin "Jeta e të bardhëve ka rëndësi.", si një qortim për lëvizjen e dy viteve më parë.

kim kardashian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj