LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vdekja e tyre është ende mister/ Flasin miqtë e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa: Ishin larguar me të gjithë dhe nuk prisnin njerëz në vilën e tyre

Të njohur për jetën e tyre të izoluar, Hackman dhe Arakawa nuk shkaktuan shqetësim midis miqve dhe familjes së tyre derisa kujdestari bëri zbulimin makabër. Duke folur për New York Post, miqtë e ngushtë të çiftit thanë se nuk ishte e pazakontë që Hackman dhe gruaja e tij të zhdukeshin dhe të mos komunikonin për periudha të gjata kohore.

4 Mars 2025, 15:05 Nga M.L
Vdekja e tyre është ende mister/ Flasin miqtë e Gene
 Gene Hackman dhe Betsy Arakawa 

SHBA- Miqtë e ngushtë të aktorit të famshëm Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, kanë zbuluar detaje rreth javëve të fundit të çiftit para se të gjendeshin të vdekur. Trupat e Hackman dhe Arakawa u zbuluan nga një kujdestar në shtëpinë e tyre në Santa Fe të mërkurën, më 26 shkurt. Çifti vlerësohet të ketë vdekur prej gati dy javësh, ndërkohë që policia mbetet në mëdyshje nga rasti, pasi ende nuk është përcaktuar zyrtarisht shkaku i vdekjes.

Të njohur për jetën e tyre të izoluar, Hackman dhe Arakawa nuk shkaktuan shqetësim midis miqve dhe familjes së tyre derisa kujdestari bëri zbulimin makabër. Duke folur për New York Post, miqtë e ngushtë të çiftit thanë se nuk ishte e pazakontë që Hackman dhe gruaja e tij të zhdukeshin dhe të mos komunikonin për periudha të gjata kohore.

Autori Daniel Lenihan tha se nuk e mbante mend herën e fundit kur e pa Hackman, ndërsa gruaja e tij, Barbara Lenihan, e cila drejtonte një dyqan dekorimi në shtëpi me Arakawa, tha se nuk e kishte parë yllin 95-vjeçar të Hollivudit për rreth një vit. Lenihan e kishte parë Arakawa-n për herë të fundit në fillim të vitit, por ata kishin komunikuar me email në javët e fundit.

Siç tha ai: Njerëzve u pëlqente të ishin pranë tyre. Kaluam shumë kohë në shtëpinë e tyre, por kishte kohë që ata ndiheshin rehat duke pritur njerëz. Vitet e fundit çifti ishte larguar dhe e kishte të vështirë të priste njerëz në vilën e tyre. 

Misteri vazhdon

Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adam Mendoza tha se policia po përpiqej të bashkonte enigmën që çoi në momentet e fundit të çiftit, gati një javë pasi trupat e tyre u zbuluan. Sipas një patologu, sinjali i fundit nga stimuluesi kardiak i aktorit 95-vjeçar është regjistruar më 17 shkurt, duke çuar në supozimin se ajo ishte dita e fundit e jetës së tij.

"Është një supozim i arsyeshëm se kjo ishte dita e fundit e jetës së tij ," tha Sherif Mendoza.

Sherifi tha se testet toksikologjike për helmim me monoksid karboni rezultuan negative, ndërsa nuk është përcaktuar se kush ka vdekur i pari, pasi trupat e tyre janë gjetur në dhoma të ndryshme. Kujdestari i rezidencës luksoze e gjeti çiftin dhe njërin prej qenve të tyre të vdekur kur pa nga një dritare dhe thirri shërbimet e urgjencës. Oficerët gjetën Hackman-in në kuzhinë, ndërsa Arakawa dhe qeni i tyre ishin në banjë, ku pilula nga një shishe e hapur ilaçesh ishin shpërndarë në banak.

Të dy duket se janë rrëzuar papritur, pa shenja dhune apo lëndimesh. Një derë në pjesën e prapme të shtëpisë u gjet e hapur, e cila lejoi dy qentë e çiftit të lëviznin brenda dhe jashtë banesës. Ai shtoi se është kërkuar analiza toksikologjike e pilulave në banjë, si dhe e barnave të mbetura të gjetura në shtëpi, duke e cilësuar gjetjen shqetësuese.

“Kjo është padyshim një provë shumë e rëndësishme”, tha sherifi duke shtuar se rezultatet mund të zgjasin tre muaj ose më shumë.

gene hackman betsy arakawa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj