Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
ZYRTARE- Velma e filmit vizatimor “Scooby Doo” ‘deklarohet’ me orientim seksual si lesbike
Edhe James Gunn, i cili shkroi filmat e hershëm live-action, dhe Tony Cervone, i cili shërbeu si producent në serialin "Mystery Incorporated", e kanë konfirmuar seksualitetin e personazhit, por ata kurrë nuk ishin në gjendje ta zyrtarizonin atë në ekran.
5 Tetor 2022, 19:27Nga k.m.
Velma
SHBA- Velma është zyrtarisht lezbike. Klipet nga filmi i ri "Trick or Treat Scooby-Doo !" e kanë konfirmuar. Ka qenë prej kohësh një sekret i hapur mes fansave dhe krijuesve të "Scooby-Doo" që Velma është homoseksuale.
Edhe James Gunn, i cili shkroi filmat e hershëm live-action, dhe Tony Cervone, i cili shërbeu si producent në serialin "Mystery Incorporated", e kanë konfirmuar seksualitetin e personazhit, por ata kurrë nuk ishin në gjendje ta zyrtarizonin atë në ekran.
Gjatë Muajit të Krenarisë 2020, Cervone shkroi në Instagram: Këtë e kam thënë edhe më parë, por Velma në 'Mystery Incorporated' nuk është bi. Ajo është gay.
Lajmi është mirëpritur nga anëtarët e këtij komuniteti në mbarë botën.