LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Fuga: Politika ka pushtuar Akademinë e Shkencave, kandidati i vetëm, Skënder Gjinushi

17 Maj 2019, 13:02 Nga DOSJA
Artan Fuga: Politika ka pushtuar Akademinë e Shkencave, kandidati i

TIRANË- Akademiku Artan Fuga, në një prononcim për mediet, ka folur për një skandal që po ndodh me Akademinë e Shkencave. Sipas Fugës, bëhet fjalë për një puç institucional nga politika.

Deklarata e tij i drejtohet ambasadorit të BE në Tiranë, Presidentit Meta, kryeministrit Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, kreut të opozitës Lulzim Basha.

Fuga shkruan se  zgjedhjet në këtë institucion po bëhen me një kandidat dhe ai kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skëndër Gjinushi.

DEKLARATA E PLOTË

Skandal: Politika pushton Akademinë e Shkencave me puç institucional!
Komunikatë për median 17 maj 2019
Për njoftim: Komunitetit shkencor të vendit
Kryetarit të delegacionit të BE në Tiranë: z. Luigi SORECA
Presidentit: Z. Ilir Meta
Kryetarit të Këshillit të ministrave: Z. Edi Rama
Kryetarit të Kuvendit: Z. Gramoz Ruçi
Kryetarit të opozitës: Z. Lulzim Basha
Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton zyrtarisht se në datën 24 maj do të kryhen zgjedhjet për kryetar dhe ekipin e ri drejtues të saj.
Pa u ndaluar aktualisht te fakti që zgjedhjet atje bëhen si gjithmonë pa kandidatura konkurrente, dhe realizohen sipas parimit të qëmotit, si farsë, ku kryetarit bëhet nënkryetar dhe nënkryetari ribëhet kryetar, veçoj se kandidatura e vetme për kryetar të Akademisë të Shkencave është paraqitur ajo e z. Skënder Gjinushi, aktualisht kryetar i Partisë Socialdemokrate, e shpallur në 30 prill si parti aleate në koalicionin ASE të forcave politike qeveritare, një politikan karriere prej disa dekadash.
Kam dyshimin e arsyetuar dhe mbështetur në fakte objektive e dokumente shkresore zyrtare se Akademia e Shkencave është bërë monedhë shkëmbimi midis disa grupimeve politikanësh dhe burokratësh në pushtet dhe grupit uzurpator të Akademisë të Shkencave.

«Na jepni drejtimin e Akademisë të Shkencave, t’ju japim mbështetje për zgjedhjet e ardhshme politike për pushtetin lokal të 30 qershorit 2019!»
Është fare e qartë që në kushtet e degradimit të plotë të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, të dështimit të procesit të reformimit të saj, politika ka vënë dorë, po merr drejtimin, po pushton duke uzurpuar edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ! Politizimi i shkencës dhe i kërkimit shkencor është akt i fundit i këtij kobi kombëtar ! Mendja e shqiptarit do të drejtohet zyrtarisht nga politika ! Ndarja e pushteteve si vlera bazë e demokracisë po dhunohet aq fort saqë nuk do të ketë më asnjë dallim midis drejtimit politik dhe gjykimit shkencor!

Brenda javës që vjen ky kob shpallet fakt i kryer me mbështetjen e atyre akademikëve që e pranojnë këtë për të ruajtur thjesht interesat e tyre egoiste, në kundërshtim të plotë dhe të hapur me parimet dhe vlerat e shkencës, sidomos me moralin e saj. Eshtë një ngjarje e paprecedent që nga koha e themelimit të kësaj akademie ! Edhe në periudhën e diktaturës, qoftë edhe formalisht, kurrë Akademia e Shkencave nuk ka pasur në krye të saj një njeri politik, madje as anëtar partie, por personalitete shkencore, madje të parreshtuara hapur me pushtetin e kohës! Politizimi i shkencës nëpërmjet kapjes nga politika e Akademisë të Shkencës është një parametër që mat shkallën e politizimit të institucioneve dhe përbën një puç institucional, duke anashkaluar të gjitha ligjet dhe parimet demokratike, duke i treguar grushtin e politikës të gjithë komunitetit shkencor të vendit.

Nuk është rastësi pushtimi i pritshëm i shkencës shqiptare nga politika. Ai po kryhet në kushtet kur rrugën ja ka hapur vetë ministrja e arësimit qytetarja Besa Shahini duke lënë në mes të rrugës detyrën e vet institucionale dhe duke shpalosur platforma personale antiinstitucionale të pambështetura në asnjë ligj, ja ka hapur rrugën grupi i deputetëve socialistë kryesuar nga deputetja qytetarja Eglantina Gjermeni, që duke shpërfillur komunitetin shkencor të vendit shpall si iniciativë ligjore të vetën faktikisht dokumentin e formuluar nga grupi i kryesuar nga z. Skënder Gjinushi dhe me komplicitetin e drejtueseve të Komisionit parlamentar për edukim dhe mjetet e informimit publik, ku spikat përfaqësuesja e shumicës, qytetarja deputete Milva Ekonomi, ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni, e opozitës së re, as nuk ndihet ta ndalojë farsën që bëhet nën hundën e saj. Pas pushtimit të Akademisë të Shkencave nga ana e politikës, Kryetari i ri i kësaj akademie mund edhe të shpalli largimin nga kryesia e partisë së tij në aleancë me qeverinë, por kjo është tanimë pa asnjë vlerë edhe nëse ndodh !

Të gjitha procedurat e ndjekura prej muajsh kanë privilegj.

(A.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave artan fuga skender gjinushi akademia e shkencave artan fuga skender gjinushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj