LIVE UPDATES
Politike

Artikulli i VOA: Parlamenti voton “PRO” shkarkimit të Presidentit Meta, Komisioni gjeti “shkelje të rënda të K

9 Qershor 2021, 20:01 Nga DOSJA
Artikulli i VOA: Parlamenti voton “PRO” shkarkimit të

Në Shqipëri parlamenti votoi sot në favor të shkarkimit të presidentit Iir Meta. Vetëm një numër i vogël deputetësh votuan kundër. Nisma për shkarkimin e kreut të Shtetit u ndërmorr nga socialistët të cilët e akuzuan atë për qëndrimet e mbajtura përpara dhe gjatë fushatës elektorale. Edhe Komisioni hetimor i ngritur posaçërisht arriti në përfundimin se zoti Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Presidenti nga ana e tij e ka quajtur të paligjshme nismën e ndërmarrë nga parlamenti, Vendimi i parlamentit do të kalojë tani në duart e Gjykatës Kushtetutese.

Në favor të shkarkimit të të presidentit Meta votuan 104 deputetë, ndërsa 7 ishin deklaruar Kundër dhe 3 të tjerë kishin abstenuar. Për shkarkimin e zotit Meta, nevojiteshin, dy të tretat e parlamentit, ose 94 vota. Në 30 vite pluralizëm në Shqipëri, vendimi sotëm shënon rastin e parë të shkarkimit nga ana e parlamentit të presidentit të vendit.

Procedurat e parlamentit u zhvilluan me shpejtësi dhe Komisioni hetimor e mbylli aktivitetin e tij për tre javë. Komisioni mori në shqyrtim të gjitha deklarimet publike të zoti Meta për të vërtetuar përfshirjen e tij në fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas raportit të miratuar prej tij, Kreu i Shtetit rezulton të ketë kryer së paku 9 shkelje, duke nisur që nga betimi i tij si president të cënimi i procesit zgjedhor, i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, imazhit dhe reputacionit të vendit, figurës së vetë institucionit të Presidentit apo dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Të gjithë këto shkelje janë vlerësuar nga komisioni se “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Në ndryshim nga ndërhyrjet e tij tejet të gjata në parlament, kryeministri Edi Rama foli shumë shkurt duke preferua të rendiste shkaqet që çuan në vendimin e sotëm: “Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri”, u shpreh zoti Rama.

Duke deklaruar se sipas tij zoti Meta i ka humbur shanset që i janë ofruar, kryeministri tha se Shqipëria nuk mund të mbajë më atë në kurriz.

Presidenti Meta nga ana e tij ka folur gjatë gjithë kohës për një “nismë ilegjitime të parlamentit”. Ai nuk u paraqit të mbronte pozicionin e tij as në Komisionin hetimor dhe nuk shfrytëzoi as të drejtën që i njihet për t’u paraqitur dhe në seancën e sotme. Si për të dëshmuar indiferencën e tij ndaj vedimmarrjes së sotme, ndërsa në parlamenti vijonte me diskutimet, ai organizoi në presidencë një aktivitet kulturor me këngë e valle nga Ansambli Folklorik i Dibrës “Hazis Ndreu”.

Menjëherë pas votimit, Presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, duke përdorur tone të forta dhe akuza ndaj parlamentit. Në një postim në Facebook, të shoqëruar me një fotomontazh të sallës së parlamentit mbuluar nga mbeturinat, zëdhënësi shkruan se “nuk ka asnjë shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landifillit parlamentar monist”. Ai shton se “nuk ka asnjë surprizë nga tregtari I kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës”, duke ju referuar kështu Kryeministrit Edi Rama ndërsa thekson se “Presidenti Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojten e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre që prej vitesh punojnë kundër Shqipërisë”.

Nga ana e saj dhe Partia demokratike, përmes një deklarate, “e konsideron antikushtetues vendimin e parlmentit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit”, thekson deklarata e Partisë Demokratike. Gjykata Kushtetuese, është ajo që do të thotë fjalën e fundit duke i dhënë të drejtë ose jo parlamentit.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll
Politike 9 Qershor 2021, 17:08

TIRANË– Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit duke mos i lejuar gazetarët që të jenë pjesë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj