Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI – Ndërsa Ukraina vuan një luftë, që intensifikohet me kalimin e ditëve, nga Bergamo vjen pak dritë. Atje, në dhomën e zhveshjes së Atalantës, bashkëjetojnë Ruslan Malinovsky (Ukrainë) dhe Aleksey Miranchuk (Rusi), përfaqësues të një rasti atipik në ligat kryesore evropiane. Nga veriu i Italisë, të dy tregojnë një pozicion, që i fton të gjithë për pajtim dhe paqe.
Marrëdhënia e dy mesfushorëve daton në shtator të vitit 2020, kur Miranchuk nënshkroi për Atalantën nga Lokomotiv Moska. Malinovsky ishte në Itali që një vit më parë, duke u bërë edhe një mikpritës i përsosur në Bergamo, një qytet i bukur, por edhe jashtëzakonisht i veçantë.
E megjithëse janë lojtarë, që zënë pozicione të ngjashme në fushë dhe konkurrojnë për një pozicion, lidhja midis tyre u përjetësua, madje u shtri edhe te partneret e tyre. Roksana Malinovska, partnerja e Ruslanit, shumë aktive në rrjetet sociale gjatë luftës Ukrainë-Rusi, hapi një dyqan veshjesh në qendër të Bergamos dhe e dashura e Miranchuk ka qenë me të në shumë raste duke e ndihmuar.
Megjithatë, shpërthimi i konfliktit e rëndoi miqësinë. Ose të paktën kështu do të kishte menduar kushdo që nuk e njihte situatën. Malinovsky reagoi me golat e tij ndaj Olimpiakos në Europa League dhe ngriti fanellën për të treguar një frazë të qartë: ‘Jo luftës’.
Miranchuk, i dëmtuar, ishte i paaftë për të luajtur atë ndeshje. Ditë më vonë ai shënoi në Serie A dhe nuk e festoi, gati duke kërkuar falje që kishte shënuar në një moment kaq delikat të luftës. Edhe pse është e vërtetë që rusi nuk ka folur për këtë temë, qëndrimi dhe gjestet e tij në Bergamo, e kanë mbajtur të paprekur marrëdhënien me Malinovskyn.
Nga dhoma e zhveshjes, Matteo Pessina, lojtari i kombëtares italiane dhe kampioni i EURO-s, tregon: “Në dhomën tonë të zhveshjes, dy popujt e përfshirë në luftë kanë fytyrat e Ruslanit dhe Alekseut. “Mali” është një djalë gjithmonë i disponueshëm dhe me karakter të fortë. “Mira” është një djalë i thjeshtë, ndoshta më i miri që njoh, i turpshëm dhe me pasione shumë të ngjashme me të miat. Një ditë më parë, ndërsa çmenduria e luftës u përball me Rusinë dhe Ukrainën, ata u përqafuan në Zingonia. I përqafuam edhe ne dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në këtë kohë të vështirë, si një familje e madhe”.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI – Mesfushori Paul Pogba mund të jetë një nga lojtarët e mëdhenj të tregut të verës së ardhshme, duke pasur parasysh që atij i përfundon kontrata me ...
GJERMANI – Një intervistë e gjatë me Dani Olmo, mesfushori sulmues i Red Bull Leipzig në rubrikat e “SportBild” në të cilën lojtari flet për rikthimin e t...
ZVICER – Eliminimi i PSG-së nga Real Madridi në Champions League do të qëndrojnë në qarkullim edhe për disa kohë. Zemërimi i presidentit të PSG-së, Nasser...
FRANCE – Eliminimi nga Real Madridi sanksionoi dështimin e projektit të Pochettino te PSG. Sheikëve, të fiksuar pas Champions League, nuk u intereson që s...
ANGLI – Në një nga ditët më të vështira në historinë e saj, Chelsea arriti të fitojë tre pikë të çmuara në Norwich, falë një starti me sprint. Gola...
ANGLI- Dështon Southampton i Brojës të bëjë rezultat, i mundur 1-2 nga Newcastle. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja palët me Armando Brojën që luajti titu...
EUROPË– U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Europa League. Emocionet e kupës së vogël nisën fillimisht në orën 18:45...
ITALI– Rusan Malinovskyi ende vendos firmën në ndeshjen e Europa League. Në periudhën më të vështirë për vendin e tij, Rusan Malinovskyi lojtari i Atalant...
HOLANDË-Kanë përfunduar ndeshjet e para të raundit të 1/8-tave të Conference League. Roma ia del të fitojë ndaj Vitesse-s me shifrat 1-0. Një pjesë e parë ...
ANGLI-Roman Abramovich, presidenti i Chelsea-t që nga viti 2003, nxori klubin në shitje duke nënvizuar se të gjitha të ardhurat do t’u dhuroheshin të gjit...