LIVE UPDATES
Insights

Atdheu jemi ne…

22 Gusht 2021, 10:50 Nga DOSJA
Atdheu jemi ne…

Çfarë është atdheu?

Menjëherë pasi bën këtë pyetje ndër mend të vjen shpjegimi etimologjik i fjalës Atdhe “terram patriam”, toka e etërve, të cilët jo domosdoshmërisht janë të pranishëm në vendin fizik të cilin e quajmë të tillë. Në këtë shkrim nuk do t’i referohem formës perendimore të mendimit, bazuar në institucionin e shtetit modern e cila padyshim që shpreh qartë konceptin politik, territorial, nëse do të donim të shpjegonim kështu çfarë është Atdheu. (në të gjithë tekstin do ta gjeni me shkronjë të madhe këtë fjalë)

Në kontekstin social e kulturor, (pa përmendur këtu atë tradicional që duket se globalizmi dhe filozofia e tij mbështetëse (nëse e ka një të tillë) po e zhduk ngadalë duke dëshiruar që bota të duket e gjitha si një fshat i madh) Atdheu është bërthama e dashurisë dhe mirënjohjes ndaj rrënjëve të gjithsecilit, të shkrira në kuptimin biologjik, gjeografik e shpirtëror.

Enciklopedia “Zingarelli” për shembull, e përkufizon Atdheun si “vendi me të përbashkëtat e shumë përbërësve që formojnë kombin, shtetasit e të cilit ndjejnë se janë të lidhur si individë e si shoqëri si prej lindjes së tyre në këtë territor të caktuar ashtu edhe prej motiveve të shumta psikologjike, historikë, kulturorë e tjerë si këto”.

Teoria është e bukur kur shtjellohet sipas shkollës së mendimit europian e kur i referohesh mendimit progresist të një ideje apo koncepti i cili para së gjithash, si në rastin tim sot, është thellësisht shpirtëror e thellësisht i shpjeguar më së miri në mënyrën “më primitive” të mundshme: Atdheu është shpirti!

Atdheu për mua është toka ku kam mall të vij edhe kur jam aty, sepse unë nuk e kam jetuar dot dashurinë e tij në lirinë që kam dashur. Nuk e kam jetuar dot Atdheun siç jetojnë mijëra europianë të tjerë Atdheun e tyre. Atdheu im më mbështjell e më tërheq në tragjendinë e tij siçiliane e cila kërkon dëshpërimisht të më fundosë në honet e saj pa kthim. Unë nuk e jetova dot Atdheun tim siç do të doja.

Atdheu është nëna e babai im, janë varret e gjyshërve e stërgjyshërve të mi e përpara tyre edhe të shumë të tjerëve. Atdheu janë miqtë, kujtimet, vuajtjet, historia, legjendat, ne e ju të gjithë. Është konfiguracioni gjeografik i vizatuar nga duar të huaja që lanë jashtë hartës politike 60.000 kilometra katror Atdhe që më dhembin edhe më shumë sesa këto 28.000 që ne nuk i duam sa duhet e nuk ia kuptojmë vlerën si duhet.

Atdheu është çdo burrë, cdo grua, fëmi, i moshuar, pemët, bimët, deti, lumenjtë, malet, fushat, kodrat e gjithçka që sheh syri e prek dora. Por është edhe shumë më tepër se kaq. Eshtë vuajtja, dhimbja, kompasioni, dëshira, edukimi e arsimimi i gjithsecilit prej nesh për t`i shërbyer atij e jo e kundërta, është mendimi më i bukur mbi lirinë, pronën, pasurinë, kënaqësinë, dashurinë, jetën.

Atdheu është feja e gjakut, prej së cilës ne marrim formë, është “aparati” i njohjes dhe i të kuptuarit të vetvetes. Eshtë bërthama gjithnjë në zhvillim e filozofisë së ekzistencës së shpirtit të trashëguar. Eshtë pikërisht ky shpirt që është i sigurtë për vetveten, për ekzistencën e tij si një substancë që dallohet nga materia e madje nga i gjithë realiteti material së bashku. Atdheu është ajo pjesa më e thellë e shpirtit të padukshëm që ne marrim me vete kudo shkojmë e kudo jemi e në fund edhe në botën e përtejme.

Ah, ky Atdheu ynë! Ka mbetur jetim mes mijërash që e shkelin çdo ditë por që nuk u dhemb ku shkelin. E kemi lodhur ne Atdheun, e kemi plakur, e kemi vjedhur, e kemi vrarë, e kemi munduar sa s`ka më as lotë të qaj. Disa prej nesh kanë ikur, janë arratisur nga frika se bashkë me Atdheun, ato qindrat e babëzitur do të na shkelnin dhe ne. Shumë të tjerë i falën jetën Atdheun, duke kërkuar një copë bukë për të mbushur barkun e tharë, i vranë, i varrosën me ca lot që shteruan të nesërmen. Dhe historia fillon çdo ditë nga fillimi. Atdheu ynë përjeton veç dhimbje se ne nuk dimë të vdesim për të me mijëra, nuk dimë ta ujisim lirinë e tij me ëndrra të pastra, pa kocka fëmijësh e të rinjsh që janë bërë si kurban themelesh në çdo gropë që hapet rishtas për të ndërtuar kullat e një dorë të pasurish mbi varfërinë e mijërave.

Të morëm më qafë Atdhe! Të braktisëm, të dhunuam, të nxorrëm bojën e ashtu të bojatisur nga gjaku i shoshoqit endemi rrugëve të botës në kërkim të një Atdheu tjetër, me shpresë se do të na dojë ai tjetri më shumë. Harrojmë ne se nënë e babë ka veç një në botë. Harrojmë ne se po nuk të qëndisëm vetë, me duart tona Atdhe, nuk do të vijë askush tjetër të të arnojë gropat e hapura e të të pastrojë plagët. Të duam keq Atdhe, të duam me gjysëm shpirti se gjysmën tjetër ia kemi falur shejtanit.

Çfarë është Atdheu miku im?

Atdheu je ti, jam unë, jemi ne. Jemi Atdheu më i bukur në botë, jemi ne, të gjithë bashkë. Ne e bejmë Atdheun, ne e shpëtojmë dot Atdheun, ne e duam Shqipërinë si askush tjetër. Është e kotë që rrimë në pritje të “anglo-amerikanëve” që i presim që në 45` që të vijnë e të na çlirojnë…. sot më shumë se dje, të na çlirojnë nga vetja e nga frika që kjo vetja ka kur shihet në pasqyrë.

Atdhe, nëse mundesh na e bëj hallall! Të vramë, të vodhëm, të shqyem, të shitëm, të braktisëm, çfarë nuk të bëmë Atdhe, por mundemi e jemi ende në kohë të të shërojmë, të të duam me dashuri biri, të të zbukurojmë e të të pasurojmë si asnjëherë më parë se dreqi e mori një herë në jetë duhet të kemi nxjerrë një mësim nga historia e nëse nuk e kemi nxjerrë as pas 80 vitesh robëri prej antiatdhetarëve, ateherë nuk të meritojmë Atdhe!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog ervina toptani ervina toptani

Sondazh

Poll
Insights 18 Gusht 2021, 20:40

Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe çdo zë opozitar të kenë qenë më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër ...

Insights 18 Gusht 2021, 15:55

Edhe revolta trashëgohet

Kjo pamje është therëse. Kjo pamje tregon lakuriq dështimin dhe nënshtrimin tonë si shoqëri. Shumë thonë; Pse nuk protestojnë studentët?! Në një kronikë televiz...

Insights 18 Gusht 2021, 09:35

Dhoma ime!

Nga Agim XhafkaQe viti 1990 kur më ra llotaria. Jo ajo klasikja,që merr një grusht para,por caktimi si gazetar në një festival fëmijësh në Izmir. Deri atë mot,k...

Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...

Insights 31 Korrik 2021, 05:38

Vjeshta e “Deltave”

MONITORVjeshta e vitit 2021, padyshim do të jetë një ndër stinët më sfiduese për vendet dhe popullsinë e të gjithë globit, për një numër arsyesh. Pandemisë ende...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë