Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË–Kanë përfunduar hetimet lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ngjarje ku ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa ndërroi jetë shoferi i tij Andi Maloku.
Pas hetimeve të kryera nga SPAK ka ngritur akuzën e“Vrasjes së funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë dhe , “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, për Redjan Rrajën dhe Arjol Halilaj.
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.184 të vitit 2019. Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një numër shumë i madh veprimesh hetimore dhe në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:
Redjan Asllan Rraja, akuzuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.
Ariol Mustafa Halilaj, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 134, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.
Hetimet e këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 01.11.2019, rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, disa persona me një automjet benz, ngjyrë gri, që mbante të vendosur targën AA342LM kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targe AA333ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë këta shtetas kanë marrë plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë me nr.184/1, me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Si ndodhi atentati?
Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku.
Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAMURRAS– Dosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur në Mamurras mesditën e sotme. Mësohet Myslim Lika, 60 vjeç, po kthehej nga varrimi, pasi kis...
MAMURRAS– Policia e Lezhës ka publikuar njoftimin zyrtar për atentatin në Mamurras. Në njoftim thueht se pas plagosjes së 60-vjeçarit Myslim Lika, ...
MAMURRAS– Dosja.al ka mësuar se 65-vjeçari i plagosur në Mamurras është babai i Ilir Xhepajt (Lika). Mësohet se 65-vjeçari Lamaj është dërguar në ...
MAMURRAS– Myslim Lika, 60 vjeç, një person me precedentë penalë dhe babai i të arrestuait për atentin e dyfishtë në Laç ku mbetën të vdekur biznes...
PUKË– Ekspertët italianë të cilët kanë mbërritur në Pukë për të hetuar zhdukjen e Davide Pecorellit, kanë hasur në debate me kolegët shqiptarë. Ekspertët k...
DIVJAKË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë, në Divjakë. Një 5-vjeçar ka mbetur i aksidentuar nga mjeti tip ...
TIRANË–Prokurori i Anti-mafias italiane, Nicola Gratteri në një dëgjesë publike në Komisionin Anti-mafia të Parlamentit italian, ka deklaruar se duhet kura...
DURRËS– Monumentet arkeologjike të zonës historike të qytetit të Durrësit po bëhen pjesë e një projekti afatmesëm nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan p...
TIRANË– Avokati i infermieres Ronida Hysa ka deklaruar se portofolin e pacientit me Covid, Infermieria nuk e ka vjedhur por e ka gjetur. Kjo deklaratë e av...