LIVE UPDATES
Bota

“Babai im, kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht me nënën gjatë gjithë jetës”/ Rrëfimi i shqiptares në Amerikë,

24 Maj 2021, 18:58 Nga DOSJA
“Babai im, kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht me nënën

SHBA- Në vitin 2008 një incident i rëndë tronditi qytetin e Detroitit në Miçigan, kur një burrë shqiptar vrau gruan e tij dhe pastaj kreu vetëvrasje. Çifti Djelaj la pas katër fëmijë. Vajza e tyre Valentina Djelaj, tregon për Zërin e Amerikës se çfarë e ndihmoi të ngrihet dhe vazhdojë jetën. Sot ajo është një zë i fuqishëm për të gjitha viktimat e dhunës familjare.

Valentina Djelaj lindi në periferi të Detroitit nga dy prindër shqiptarë, që kishin emigruar drejt Shteteve të Bashkuara nga Malësia e Malit të Zi.

Ajo thotë se babai dhe nëna e saj punonin shumë, që katër fëmijëve t’u ofronin një jetë të mirë dhe mundësi për shkollim.

Por familja kishte dhe një anë të errët, që nuk e lejuan Valentinën të kishte një fëmijëri normale.

Ajo ishte dëshmitare e dhunës së vazhdueshme fizike të babait ndaj të ëmës. Për t’iu shmangur këtij realiteti në shtëpi, ajo zhytej në mësime.

Sot, si punonjëse e sistemit shëndetësor në Detroit dhe aktiviste kundër dhunës në familje, zonja Djelaj e shikon burimin e dhunës në familjen e saj tek mendësia patriarkale e një familjeje konservatore shqiptare, që ndërsa përpiqej të ruante traditat, ngadalë po asimilohej drejt kulturës perëndimore.

“Babai im, kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht me nënën gjatë gjithë jetës.Në atë kohë nuk e kuptoja, nëse ishte pjesë e kulturës sime, kishte lidhje me Amerikën apo çfarë ishte? Isha shumë e hutuar si fëmijë. Kur u rrita e kuptova, që kjo ishte dhunë familjare dhe se nuk ndodhte vetëm në familjen time. Ndërsa rritesha, abuzimi fizik dhe psiqik ishte më i dukshëm. Kishte raste kur nëna ime përfundonte në spital, ndërsa babai në burg”, thotë për Zërin e Amerikës viktima e dhunës familjare, që sot është aktiviste për këtë çështje, Valentina Djelaj.

Pas 23 vitesh martesë, nëna e Valentinës vendosi t’u japë fund vuajtjeve duke u larguar nga shtëpia dhe duke kërkuar divorcin nga partneriabuzues.

Por liria iu mohua gjashtë muaj pas këtij vendimi, më 19 mars 2008, kur bashkëshorti Djerdjo Djelaj në atë kohë 47 vjeç, vrau Maria Djelajn 38 vjeçe në vend-parkimin e një kishe në qytezën Shelby pranë Detroitit dhe pastaj kreu vetëvrasje.

“Dhuna familjare nuk diskriminon. Ajo ndodh në çdo kulturë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të botës je. Ka të bëjë me pushtetin dhe të qenit në kontroll. Besoj se ajo që e nxiti këtë ishte ndarja e nënës sime nga babai gjashtë muaj para se të ndodhte vrasja. Gjatë asaj kohe babai im kaloi në depresion dhe ishte i zemëruar, sepse humbi pushtetin dhe kontrollin. Për fat të keq, nuk u befasova nga ajo që ndodhi”, tregon ajo.

Valentina fajëson edhe hallkat e zinxhirit të sistemit, që duhet t’i kishte ofruar mbrojtjen e duhur nënës së saj.

“Për fat të keq sistemi në përgjithësi dështoi në rastin e nënës sime. Gjyqtarët dështuan. Dështuan njerëzit që nuk e besuan dhe vazhdojnë të dështojnë gjithandej në botë. Edhe kur nëna ime ndërroi jetë, në vend të ngushëllimeve, kishte njerëz që më pyesnin, se çfarë kishte bërë nëna ime, që të meritonte këtë? Të jem e sinqertë, në atë kohë nuk dija si të përgjigjesha. Më lëndonte. Por ajo që ndodhi pastaj, më rriti dhe më motivoi për të punuar si aktiviste, që njerëzit të kuptojnë se askush nuk meriton t’i nënshtrohet dhunës familjare dhe aq më pak të vritet”, shton aktivistja.

Valentina ishte vetëm 18 vjeçare dhe sa kishte filluar studimet në Universitetin e Miçiganit.

“Nuk isha gati për atë përfundim. Por prapë arritëm që si familje të ecnim përpara, të planifikojmë funeralet, të varrosnim prindërit tanë, dhe t’i shpjegoj motrës së vogël, e cila ishte tetë vjeçe në atë kohë, se çfarë kishte ndodhur. Por sinqerisht është shumë e vështirë t’ia shpjegoje një fëmije të vogël, që jo vetëm njëri, por dy prindërit e saj nuk jetojnë më, në një kohë kur dhuna familjare është e parandalueshme”.

Sot Valentina është një grua e arsimuar dhe e pavarur, por edhe një zë i fuqishëm për të gjitha viktimat e dhunës familjare dhe seksuale në botë.

Në fokus të punës së saj është edhe pozita e grave shqiptare.

“Duhet të flasim për këtë dukuri si komunitet, ose në të kundërtën, do të vazhdojmë të humbasim shqiptarë. Dhe kjo nuk është ajo çfarë duam. Nëse vrasim një grua, kemi vrarë shumë njerëz, dhe po lëndojmë dhe thyejmë shumë të tjerë. Po lëndojmë fëmijët, po copëtojmë familjet”.

Megjithatë, aktivistja shprehet optimiste, se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

“Duke parë gratë në poste të larta politike, numrin në rritje të grave të arsimuara, shtimin e grave sipërmarrëse, besoj se po lëvizim në drejtimin e duhur. Dhe po shoh shumë burra, qofshin shqiptarë, apo nga kultura tjera, që po mbështesin gratë. Kjo është diçka e bukur, shumë hapa në drejtimin e duhur”.

Një burrë si ky Valentina thotë se e ka në krah. Ajo shton se martesa nuk ishte një vendim i vështirë, pavarësisht asaj që ajo kishte përjetuar si fëmijë.

“Thjesht rashë në dashuri. Jam martuar me një italiano-amerikan me të cilin jemi në një marrëdhënie të bukur dhe të shëndetshme. Martesa nuk është e frikshme, kur e di se po trajtohesh në mënyrë të barabartë. Ndjen dashurinë dhe mbështetjen. Nuk ndjehesh e braktisur. Nuk ka abuzim emocional dhe psiqik. Nuk do të gënjej, nuk e kam pritur kështu. Por rashë kokë e këmbë në dashuri, diçka shumë e bukur dhe jam e lumtur në martesë”, përfundon zonja Djelaj për Zërin e Amerikës.

Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se dhuna ndaj grave është dukuri alarmante, pasi 1 në 3 gra në botë, rreth 736 milionë, gjatë gjithë jetës së tyre përjetojnë dhunë fizike ose seksuale nga partneri, ose dhunë seksuale nga një i huaj.

OBSH njofton se dhuna fillon që në moshë të re, ku 1 në 4 gra që janë në një marrëdhënie, përjetojnë dhunë nga partneri kur arrijnë në mesin e viteve 20.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burri shqiptar vret gruan dhe me pas veten ngjarja qe tronditi detroitin valentina djelaj burri shqiptar vret gruan dhe me pas veten ngjarja qe tronditi detroitin valentina djelaj

Sondazh

Poll
Bota 24 Maj 2021, 17:57

PALESTINË– Një postim në Twitter nga gazetarja palestineze e BBC, Tala Halawi është duke u hetuar nga transmetuesi pasi një pamje e ekranit të saj që...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje