LIVE UPDATES
Bota

Baerbock viziton Kosovën, kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

11 Mars 2022, 13:26 Nga DOSJA
Baerbock viziton Kosovën, kërkon normalizimin e

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha të enjten se Ballkani Perëndimor është në listën e përparësive të qeverisë së saj dhe se paqja në këtë rajon është interes kombëtar i Gjermanisë.

Ajo i bëri këto komente në Prishtinë, ku qëndroi në një vizitë gjatë së cilës zhvilloi takime me udhëheqës të institucioneve të Kosovës.

Ministrja Baerbock tha se sulmi ndaj Ukrainës ishte një thirrje zgjimi për rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

“Ne po takohemi në kohëra kur presidenti Putin po bombardon spitalet e fëmijëve, ndërsa njëkohësisht sot po negocion për paqe. Kësaj nuk ia kalon dot edhe me më shumë cinizëm. Unë jam e bindur që kundër luftës së agresionit të presidentit Putin ne nuk kemi një levë më të rëndësishme se sa vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare”, – tha ajo.

Ministrja Baerbock tha se vizita e saj ka të bëjë me zgjatjen e dorës për shtetet e Ballkanit në rrugën drejtë Bashkimit Europian, ndërsa theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Prandaj jam edhe këtu, për të dhënë një sinjal të qartë sa i përket perspektivës së BE-së, por para anëtarësimit është statusi i kandidatit, dhe para statusit të kandidatit vjen edhe dialogu për normalizim. Prandaj theksova, se ne si Gjermani do të bëjmë gjithçka për t’iu ndihmuar dhe mbështesim që ju të shkoni në këtë rrugë, në mënyrë që ky dialog për normalizim të përparojë. Prandaj është e rëndësishme që të dy palët të ulen në këtë tavolinë të dialogut dhe të flasin me njëri tjetrën”, – tha ajo duke bërë thirrje për guxim në vendime të vështira.

“Me rëndësi është bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe kur bëhet fjalë për sfidat e rënda sikurse mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë në fillim të prillit, në këtë kontekst do të duhej të gjendet një zgjidhje e mirë për votuesit me të drejtë vote në Kosovë, me të cilën pajtohen të dyja palët në të mirë të njerëzve”, – tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se integrimi i Kosovës në Bashkim Evropian mbetet përparësi e qeverisë së tij.

“E sigurova ministren se Kosova është partner i besueshëm për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, këtë e kemi dëshmuar edhe duke pranuar refugjatë afganë dhe po e tregojmë tani gjatë krizës së Ukrainës. Jemi bashkuar sanksioneve evropiane dhe amerikane kundër Rusisë”, tha ai

Kryeministri Kurti bëri thirrje për më shumë vëmendje të strukturave euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor për shkak të kërcënimeve ruse.

“Ne sigurisht që nuk frikësohemi, por jemi të kujdesshëm meqenëse presidenti despotik Putin dikur na përmendte neve një herë në muaj e tash na përmend nga disa herë në javë, duke krijuar e duke sajuar analogji të paqena vetëm dhe vetëm që ta arsyetojë imperializmin rus, hegjemoninë ruse që është nostalgjike për perandorinë e dikurshme. Pra është e rëndësishme që ta kuptojmë se nuk është vetëm në rrezik Ukraina dhe tashmë në Kremlin e kemi një lider të luftës, i cili qartasi nuk do paqe dhe që do të përdorë çdo dobësi për hegjemoninë e tij, andaj ndihma e BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor kurrë nuk ka qenë më e nevojshme se sa tani”, – tha kryeministri Kurti.

Ministrja e jashtme gjermane falenderoi qeverinë e Kosovës për mbështetje në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ky qëndrim i qartë dhe i vendosur ka treguar edhe njëherë që Kosova si dhe gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Europës”, – tha ajo.

Baerbock në Sarajevë: Mbrojtja e paqes në Ballkan, përgjegjësi historike e Gjermanisë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, thotë se vendi i saj ka “një përgjegjësi historike” për të mbrojtur paqen në Ballkan, pasi bëri një paralelizëm mes shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990 dhe agresionit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës.

“Jam e vetëdijshme se shumë njerëzve këtu u kujtohet periudha e tmerrshme e viteve 1990 kur shohin pamjet nga Kievi, nga Mariupoli,” – tha zonja Baerbock të enjten në Sarajevë, duke iu referuar qyteteve ukrainase që janë vënë një shënjestër të sulmeve ruse.

Kryediplomatja gjermane shtoi se brezi i saj i politikanëve u rrit në krah të 350,000 refugjatëve boshnjakë të strehuar në Gjermani dhe se kjo ndikoi në formimin e tyre.

“Ne duam të jetojmë së bashku në shtëpinë europiane,” – tha zonja Baerbock në ditën e parë të turneut të saj katër-ditor në Ballkanin Perëndimor, që përfshin gjithashtu ndalesa në Serbi, Kosovë dhe Moldavi./VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti annalena baerbock ne kosove albin kurti annalena baerbock ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj