LIVE UPDATES
Politike

“Ballkani i Hapur”/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë i dërgon letër Ramës: Të pezullohet marrëveshja, deklara

4 Gusht 2021, 19:39 Nga DOSJA
“Ballkani i Hapur”/ Diaspora për Shqipërinë e

TIRANË- Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me nismën e ndërmarrë nga ai së bashku me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, “Ballkani i Hapur”.  Diaspora në letrën e saj kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me marrëveshjen me “Ballkanin e Hapur”, si dhe i kanë kërkuar Ramës që të bëjë publike dokumentat e kësaj marrëveshje. 

Në letër shkruhet se procesi i integrimit në BE si dhe kjo nismë mes këtyre shteteve është në mos-përputhje me njëra-tjetrën, dhe se kjo nismë duhet që patjetër të jetë në përputhje dhe brenda kornizave për anëtarësimin në BE.    

Lëvizja e Diasporës në letrën e saj ka sygjeruar që kjo marrëveshje te pezullohet deri në momentin që të krijohet legjislatura e re, si dhe ka shtuar se deklaratat e Ramës për BE-në dhe Kosovën janë të papranueshme.  

Kjo letër u është dërguar gjithashtu Presidentit Ilir Meta, Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Letra e Plotë:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar sot Kryeministrit të vendit, Z. Edi Rama me shkresën e mëposhtme rreth nismës “Open Balkan”

Kjo shkresë i është dërguar për dijeni edhe:

– Presidentit të Republikes Z. Ilir Meta

– Kryetarit të PD, Z. Lulzim Basha

– Z. Gramoz Ruci si drejtues i Kuvendit meqënëse Legjislatura e re nuk është mbledhur ende.

Deklaratë për nismën e quajtur “Ballkani I Hapur”

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” po ndjek me vëmendje dhe interes të veçantë zhvillimet në lidhje me marrëveshjen e firmosur me datë 29.07.2021 midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duke qenë të vetëdijshëm për përfitimet e integrimit rajonal dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, të cilat ndikojnë pozitivisht në bashkëpunimin rajonal, duke krijuar stabilitet dhe ndihmuar për paqen në rajon, e përshendesim çdo përpjekje të bërë në këtë drejtim

Megjithatë, Lëvizja:

– vëren me shqetësim mundësinë e një mos-përputhjeje midis procesit të integrimit dhe kësaj nisme të tre vendeve dhe thekson domosdoshmërinë e inkuadrimit të këtij integrimi brenda kornizës së politikave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

– shpreh shqetësim në lidhje me mungesën e transparencës së marrëveshjes ‘Open Balkans’ dhe kërkon publikimin e menjëhershëm të dokumenteve të kësaj marrëveshje.

– kërkon sqarim në Kuvendin e Shqipërisë, të deklaratave të papranueshme të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me partnerët tanë evropianë dhe mbi të gjitha në lidhje me motrat dhe vellezërit tanë në Kosovë.

– ngulmon për pezullimin e implementimit të marrëveshjes deri

në fillim të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë dhe për rifillimin e një diskutimi të detajuar të marrëveshjes në të.

Si rrjedhim, Lëvizja propozon:

– dhënien përparësi, integrimit ekonomik, shoqëror, dhe politik të faktorit shqiptar në rajon si një prej shtyllave kryesore të politikave të qeverisë shqiptare. Insistimi i Shqipërisë për t’u përfshirë në një marrëveshje të tillë, pa Kosovën, mund të ketë pasoja negative në rrugëtimin ekonomik dhe politik të Kosovës.

– koordinimin e ngushtë midis Tiranës e Prishtinës zyrtare në fushën e diplomacisë, ekonomisë, dhe kulturës, dhe pasimin me hapa të konkrete e të zbatueshme të dala prej këtyre koordinimeve.

– mbështetjen pa kushte të shtetit të Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, për të siguruar rritjen e njohjen qëndrueshme dhe të pa-kthyeshme të shtetit të Kosovës.

Për të mundësuar pikat e mësipërme, Lëvizja shikon me rëndësi jetike dhe propozon:

Nënshtrimin e çdo marrëveshjeje rajonale dhe ndërkombëtare që prek interesat mbarëshqiptare në rajon, ndaj një komisioni të nivelit të lartë, të përbashkët, të përhershëm për çështjet shqiptare në rajon midis Kosovës dhe Shqipërisë, me pjesëmarrjen si palë vëzhguese e këshilluese, të përfaqësuesve të forcave politike shqiptare në Mal të Zi, Serbi, dhe Maqedoni të Veriut.

Me respekt

Kryesia e Diaspora Për Shqipërinë e Lirë

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic ballkani i hapur diaspora për shqipërinë e lirë edi rama zoran zaev aleksander vucic ballkani i hapur diaspora për shqipërinë e lirë edi rama zoran zaev


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj