LIVE UPDATES
Politike

Baton Haxhiu mbron Ramën për Gjukanoviçin: Kryeministri po ruan paqen në rajon, është largpamës dhe parimor

26 Gusht 2020, 19:35 Nga DOSJA
Baton Haxhiu mbron Ramën për Gjukanoviçin: Kryeministri po ruan

TIRANË– Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama në gjuhën serbe, në të cilën mbështeste Milo Gjukanoviçin ka shkaktuar një “fortunë” të vërtetë dhe reagime në masë nga qytetatët, që me të drejtë kërkojnë që kreu i qeverisë mesazhet politike t’ua adresojë  forcave shqiptare. Në mbrojtje të kryeministrit ka dalë gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, i cili në një shkrim të gjatë ka argumentuar arsyet se përse Rama ka zgjedhur të mbështesë Gjukanoviçin duke përdorur edhe njëherë kartën e “paqes në rajon”. Sipas Haxhiut, Rama duke i dhënë përkrahjen dhe kërkuar mbështetjen me votë të Milos, nuk bën veçse një thirrje për t’i ruajtuar vlerat europiane dhe për të ndërtuar mbi to të ardhmen.  Më tej, gazetari sqaron se ndikimi serb dhe rus për pak sa nuk çoi në një grusht shteti në vitin 2016, por situata u qetësua falë Milo Gjukanoviçit.

Ndaj, Rama i veshur me kostumin e paqeruajtësit të rajonit, ka peshuar kandidatët e tjerë dhe ka vendosur që mbështetjen e tij si kryeministër t’ja dërgojë kandidatit të socialdemokratëve. Duke hequr një paralele mes ndërhyrjes së Obamës me Brexit-in dhe mesazhit të Ramës sot, Haxhiu vijon analizën e tij duke shpjeguar edhe punën e vështirë që e pret Gjukanoviçin pas fitores ‘në xhep’.

“Partia e Milo Gjukanoviq do të fitojë sipas të gjitha gjasave. Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave opozita e atjeshme nuk do ta njeh rezultatin e zgjedhjeve me synim shtyerjen e vendit drejt trazirave politike.  Në këtë ndërmarrje Kisha Ortodokse Serbe pritet të luaj një rol qëndror. Prandaj, sfida kryesore e Gjukanoviqit nuk është vetëm fitorja e këtyre zgjedhjeve por edhe ruajtja e stabilitetit të brendshëm pas tyre. Mbështetja e Edi Ramës për Gjukanoviqin është largpamëse, parimore dhe e drejtë. Sepse në Mal të zi ruhet paqja e Ballkanit,”-shkruan Haxhiu.

Pa ndërhyrë në mendimin e Haxhiut, a nuk do të ishte më me vend që kryeministri i Shqipërisë, i zgjedhur nga votat e shqiptarëve të bëjë thirrje për bashkimin e shqiptarëve, për t’u kthyer në faktor politikë? Apo ruajtja e paqes në vend është faktor vetëm i Gjukanoviçit?

ANALIZA E PLOTË:

E tepërt. Dhe, e pavend. Kështu mund të duket në shikim të parë videoja përmes së cilës kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i jep mbështetje Milo Gjukanoviqit, përkatësisht Socialdemokratëve të tij, para zgjedhjeve të 30 gushtit në Mal të Zi.

Por, kur shikon historinë e këtij njeriu përmes së cilit shpesh përvijohet edhe ajo e vendit të tij, të tepërta dhe të pavenda janë vetëm komentet që e cilësojnë si të tillë.

Historia e suksesit të Milo Gjukanoviqit është historia e suksesit të Malit të Zi. Prandaj, kur Edi Rama prek të kaluarën dhe flet për të ardhmen e këtij shteti, duke i dhënë përkrahjen dhe kërkuar mbështetjen me votë të Milos, ai nuk bën veçse një thirrje për t’i ruajtuar ato të arritura dhe ndërtuar mbi to të ardhmen.

Thirrja e Edi Ramës është thirrje për kujdes, që të mos ndodhë që fituesit e zgjedhjeve ta kthejnë historinë e Ballkanit aty ka qenë më 2004. Po si duket perkrahja e Edi Rames per Milon, dhe pse mediat serbe e citojnë; “Faleminderit Milo që ekziston”, dhe e vendosin në titull në mënyre selektive, tregon për peshen e deklaratës së Ramës drejtuar kreut te shtetit të Malit te zi.

Historia e shekullit të XX-të dhe veçanërisht dekadave të tij të fundit e tregojnë më së miri këtë gjë. Popujt e Ballkanit duket sikur akoma vuajnë nga kompleksi i të qenit “i vetmi”. I vetmi në gjithçka, gjithmonë dhe përgjithmonë. Ndërkaq, janë të gjithë bashkë.

Historia e shpërbërjes së Jugosllavisë është testament i kësaj të vërtete. Pasi më 1991 Sllovenia dhe Kroacia u shkëputën nga shteti jugosllav, Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Dhe, për pasojë shpërtheu lufta. Një nga një dhe shpesh duke ndihmuar njëri-tjetrin, sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, shqiptarët dhe në fund malazezët shpallën shtetet e tyre të pavarura. Prishja e Jugosllavisë kishte nisur dhe përfunduar me Malin e Zi.

Por, me shpalljen e pavarësisë nga Mali i Zi nuk përfunduan edhe tendencat e ndikimit të Serbisë dhe Rusisë në çështjet e brendshme të Malit të Zi. Në tetor të vitit 2016 ato kulmuan me tentim për grusht shteti. Caku i këtij puçi të mbetur në tentativë ishte kryeministri i atëhershëm, tash president i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Dhe, qëllimi dukej të ishte parandalimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Për fat të mirë të malazezëve dhe të të gjithë ballkanasve, e në veçanti të shqiptarëve, puçi u parandalua dhe puçistët u çuan prapa grilave. Idetë dhe idealet e NATO-s dhe Europës së madhe u testuan dhe mbrojtën në shtetin e vogël të Malit të Zi.

Në raport me shqiptarët, Mali i Zi ka qenë po ashtu partner dhe shtet mik. Pas Shqipërisë, është shteti fqinj që më herët se të gjithë të tjerët e ka njohur Kosovën shtet. Dhe, të mos harrojmë, këtë e ka bërë vetëm dy vjet pasi ka shpallur vet pavarësinë nga Serbia.

Edhe në rastin e demarkacionit të kufirit, gogolit që u shpik për agjenda të brendshme, por që prishi e rrezikoi seriozisht agjenda të jashtme, Mali i Zi u tregua i matur. Përtej marrëveshjes që ishte nënshkruar për demarkim të vijës kufitare tre vjet më parë, presidenti malazez Filip Vujanoviq dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi më 2018 patën arritur një aneks marrëveshje, me të cilën krijohej hapësirë për adresimin dhe korrigjimin e lëshimeve eventuale nga marrëveshja e vitit 2015.

Mali i Zi është fqinj gjeografik i pashmangshëm i shqiptarëve. Por, këto dhe të tjera momente historike tregojnë se më tepër se kaq: është mik i çmuar. Për Kosovën dhe për Shqipërinë. Duke qenë fqinj gjeografikë të pashmangshëm edhe fatet e shqiptarëve dhe malazezëve, sikur edhe të ballkanasve tjerë, në një mënyrë a një tjetër, janë të lidhura pazgjidhshëm. E ardhmja dhe siguria e shqiptarëve, malazezëve, fqinjëve tjerë dhe krejt europianëve është e ndërlidhur.

Prandaj, nuk është as i pavend, as i papërshtatshëm dhe as i panevojshëm pozicionimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama karshi zgjedhjeve në Mal të Zi, për aq sa nuk ishte as i pavend, as i papërshtatshëm, as i panevojshëm pozicionimi i Presidentit Barack Obama për referendumin e BREXIT në Britani. Problemet që ka pjellë ai rezultat, janë tregues i vërtetësisë së pozicionimit të Obamës.

Thirrja e Edi Ramës për ta mbështetur Partinë Socialdemokrate të Milo Gjukanoviqit në zgjedhjet e 30 gushtit është thirrje për ta ruajtur Malin e Zi dhe idenë e përbashkësisë brenda tij. Partia e Milo Gjukanoviq do të fitojë sipas të gjitha gjasave. Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave opozita e atjeshme nuk do ta njeh rezultatin e zgjedhjeve me synim shtyerjen e vendit drejt trazirave politike.

Në këtë ndërmarrje Kisha Ortodokse Serbe pritet të luaj një rol qëndrorë. Me fjalë tjera, Kisha Ortodokse pas zgjedhjeve do të shndërrohet gradualisht nga një institucion religjioz në një institucion opozitar politik. Prandaj, sfida kryesore e Gjukanoviqit nuk është vetëm fitorja e këtyre zgjedhjeve por edhe ruajtja e stabilitetit të brendshëm pas tyre. Malin e Zi, pra, e pret një episodë dramatik politik ku do thyhen shtizat e interesave të ndryshme të vendeve në rajon, për të mos thënë mes Lindjes e Perendimit në përgjithësi. Në këtë kuptim, mbështetja e Edi Ramës për Gjukanoviqin është largpamëse, parimore dhe e drejtë. Sepse ne Mal te zi ruhet paqja e Ballkanit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu edi rama baton haxhiu edi rama

Sondazh

Poll
Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta