Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ditën e sotme është çelur gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Përmes një deklarate zyrtare, në video-live-n e publikuar nga kryeministri Edi Rama, vetë kryeministri dhe ministrja Belinda Balluku kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aks rrugor, që pritet të kushtojë më shumë se 1.2 miliardë euro.
Balluku shtoi se kjo rrugë do të ketë një aks me pagesë, ku dhe lëvizja e mjeteve do të jetë me një shpejtësi 130km/h. Ministrja shtoi se ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026. Krahas tij, Balluku shtoi se qytetarët do të kenë edhe një tjetër aks, pa pagesë që do të mirëmbahet gjithashtu nga e njëta kompani.
“115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë. Në total do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maskimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h. Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta,”– tha Balluku ndër të tjera.
Më pas fjalën e mori kryeministri Edi Rama, cili shtoi se ky aks rrugor do të ketë standarte europiane dhe që tashmë rrugët do të ndërtohen siç duhet e jo siç bëheshin para shtatë vitesh. Sipas Ramës, para shtatë vitesh rrugët ishin ‘shto ujë e shto miell’. Rama vuri theksin edhe tek aksidentet rrugore në Milot, teksa shtoi se rruga Milot-Tiranë ka patur një bilanc lufte në lidhje me të vdekurit që janë shkaktuar në aksidente rrugore.
“E kemi shpallur ambicien tonë për korridorin blu dhe është vendosur në tryezën e procesit të Berlinit, është kthyer në prioritet. Ky aks rrugor bën pjesë te ëndrrat, shpresat dhe premtimet e të gjitha viteve. Kur premtimi u shfaq në hapësirën e pluralizmit…..më pas është bërë i mundur financimi….duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka burokracia europian ka sjellë si rezultat, ne hodhëm një hap dhe bëmë atë që dhe vendet e tjera në rajon kanë bërë. Nuk pritëm në pafundësi por zgjodhëm PPP si një mekanikën financimi për dy pjesë të këtij korridori të cilat kanë një rëndësi strategjike në vetëvete brenda aksit, Milot Balldren dhe Thumanë- Kashar.
Këtu flasim për segmentin, Milot – Fier me një formulë të re që nuk e ngarkon shtetin shqiptar sesa një garanci minimale trafiku. Ndërkohë që i gjithë financimi prej 1 mld e 200 mln euro do të bëhet nga fituesi i kësaj gare dhe do të kemi një aks të korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën ku lëviz një pjesë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik.
Nëse do të shohim bilancin e vdekje dhe plagosjeve në këtë segmet, Milot- Tiranë është bilanc lufte dhe përtej uljes së numrit të aksidenteve gjatë qeverisjes sonë, përsëri kemi një nivel të papranueshëm që përfundojmë me vdekje. Kjo do jetë një rrugë e standardeve europiane dhe do të jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagesë. Sot kemi rrugën e Kombit shërbim 24 orë gjatë gjithë vitet, sot kemi investime që vazhdojnë dhe faktet flasin për një rritje të sigurisë.
Në këto shtate vite nuk janë bërë rrugë, por janë bërë tendera rrugësh. Në shumicën e radsteve ne kemi filluar projekte nga e para, jemi ndeshur me absurditete sepse rrugët kanë qenë shto ujë e shto miell,”- tha Rama ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar marrjen e presidencës së radhës së BE nga Gjermania. Në një reagim në mediat sociale, Bushati ...
TIRANË- Gjermania nga sot nis presidencën e saj 6 mujore në krye të Bashkimit Evropian. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, ka treguar obje...
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka dorëzuar so...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për raportin e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një postim në Facebook,...
TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka treguar një histori të tijën kur iu propozua posti të cilin tashmë e mban prej më shumë se dy vitesh. I f...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta reaguar sot për marrjen e kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian nga Gjermania. Në një reagim në mediat sociale, Meta ...
TIRANË- Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar vizitën e kryeministit Edi Rama në Kosovë. Në emisionin “A-Show” në Syri TV u shpreh se qytetarët e Kosovës k...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Tempora” në RTVora se largimi i Hashim Thaçit nga negociatat, është një fitore e s...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se në zgjedhjet e ardhshme do të krijohet një lëvizje e re politike nga partia në pushtet. I ftua...
TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka qënë i ftuar në emisionin “A show”, për të folur lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë. Majko në fjalë...