LIVE UPDATES
Bota

Nga kafet tek blerja e banesave, Kosova “kthehet” nga kriptovaluta

13 Dhjetor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Nga kafet tek blerja e banesave, Kosova “kthehet” nga kriptovaluta

KOSOVË – Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e transaksioneve të bëra për blerjen e kriptovalutave në Kosovë, në gjashtë vjetët e fundit, ka arritur në rreth 10 milionë euro, ndërsa shitja e tyre kap shumën e 1.76 milion eurove.

Nga kureshtja për t’u njohur me paranë dixhitale, lokali i pijeve “N’dritare”, në qytetin e Ferizajt, ka filluar pagesën e produkteve, konkretisht të kafesë dhe pijeve të tjera, me kriptovaluta, qysh në vitin 2018. Alban Bytyqi, bashkëpronar i këtij lokali, thotë se interesimi i qytetarëve për këtë lloj pagese ka qenë më i madh para tre vjetësh, sesa tani.

“Më shumë ka qenë si atraksion për qytetarët që e kanë shfrytëzuar si formë pagese [kriptovalutën]… Tash ka rënë në zero [pagesa] me Bitcoin, pasi qytetarët kanë nisur ta kuptojnë se Bitcoin është më i mirë si formë e kursimit, sesa si formë e pagesës”, thotë Bytyqi për Radion Evropa e Lirë.

Në botë ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum. Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave. Kriptovalutat mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to sikurse në pasuri të tjera, të tilla si aksionet apo metalet e çmueshme.

Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, rreth 10 mijë operatorë të identifikuar -persona fizikë dhe juridikë – llogaritet se kanë investuar apo përdorin kriptovaluta. Kompania ndërtimore “Pozhegu Brothers”, me seli në Prishtinë, ka kohë që ka filluar ofertën e shitjes së banesave me Bitcoin. Pronari i kompanisë, Qemajl Pozhegu, thotë se ka interesim të madh për të paguar me para digjitale, sidomos nga të rinjtë, porse ende nuk është realizuar ndonjë shitblerje.

“Ne nuk pranojmë Bitcoin, por bashkëpunojmë me Zyrën e Këmbimit Valutor që operon në Prishtinë. Nëse klienti vjen të blejë banesë më kriptovalutë, ne e lidhim me këmbimore. Ata i transferojnë mjetet nga kriptovaluta në euro dhe klienti paguan produktin me euro”, thotë Pozhegu.

Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa zyra të këmbimit valutor, për t’u interesuar për mënyrën e blerjes dhe shitjes se kriptovalutave. Në këto zyra, qytetarët mund të blejnë, shesin apo hapin llogari të kriptovalutave. Sipas punonjësve, tregtimi me kriptovaluta nuk është proces i vështirë, por ata nuk japin shumë detaje. Ata thonë se interesimi i qytetarëve është i madh, sidomos për blerjen e tyre. Pronarët e këmbimoreve në Prishtinë nuk kanë pranuar të prononcohen dhe identifikohen për Radion Evropa e Lirë.

Në Bankën Qendrore të Kosovës, këto zyra janë të licencuara për këmbimin e valutës vendase me valuta të huaja dhe anasjelltas, por jo për këmbim të parasë digjitale. Më 3 dhjetor, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka lëshuar një komunikatë për media, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që gjenerojnë të ardhura nga kriptovalutat, t’i deklarojnë ato dhe të paguajnë tatim për to. Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për administratën, nuk është me rëndësi se cilën valutë e përdor biznesi apo qytetari; e rëndësishme, sipas tij, është të kryhen obligimet tatimore.

“Kemi informata për zhvillim të këtyre aktiviteteve. Numra nuk mund të themi, sepse ndryshojnë nga dita në ditë dhe nga çasti në çast, mirëpo këto transaksione do të trajtohen nga ATK-ja, sepse e kemi detyrim ligjor që të trajtojmë çdo aktivitet ekonomik, që zhvillohet brenda territorit të Kosovës”, thotë Murtezaj.

Albani Bytyqi, bashkëpronar i lokalit “N’dritare”, tregon për Radion Evropa e Lirë se si i ka paguar tatimet për qarkullimin që ka pasur në kriptovaluta:

“Kemi pasur vizitë nga ATK-ja dhe ia kemi sqaruar se kur klienti bën porosi, kuponin fiskal ne e printojmë në euro, nuk kemi të drejtë të lëshojmë kupon fiskal në Bitcoin. Mirëpo, pagesën e marrim në llogarinë tonë personale të Bitcoinit. Nuk kemi llogari të biznesit në Bitcoin, sepse nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje në Kosovë. Por, ato mjete i kemi bartur në llogari personale”.

Republika e Kosovës deri më tash nuk ka ndonjë ligj që rregullon tregun e kriptovalutave. Kuvendi është në përgatitje të një projektligji të tillë, i cili do t’i përcaktojë rregullat e përdorimit të parave digjitale brenda territorit të Kosovës. Përveç kategorizimit të kriptovalutave dhe të formave të tatimit, ligji synon të krijojë edhe një evidencë të saktë të personave që operojnë me kriptovaluta në Kosovë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kriptovaluta ne kosove monedha e bitcoin vlera e bitcoin kriptovaluta ne kosove monedha e bitcoin vlera e bitcoin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj