LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët e Kaninës ‘përplasen’ me deputetin e zonës, Fate Velaj për pronat

23 Tetor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Banorët e Kaninës ‘përplasen’ me deputetin e

VLORË– Një grup banorësh të Kaninës në Vlorë protestuan të enjten në fshat dhe nisën një peticion kundër deputetit të zonës, Fate Velaj, të cilin e akuzojnë se po tenton t’u marrë pronën. Banorët pretendojnë se janë paditur nga familja Velaj në gjykatë –ndonëse sipas tyre kjo familje i ka shitur pronat para Luftës së Dytë Botërore.

“Jam mbi 80 vjeç, i njoh mirë tokat dhe kufitarët. Fate Velaj të shkojë t’i kërkojë tokat në Austri. Në Kaninë nuk ka, të parët e tij i kanë shitur,” pretendoi Besim Limaj, një nga protestuesit e Kaninës.

Deputeti Fate Velaj u shfaq në gjykatë të mërkurën, por u largua prej saj përpara se të fillonte seanca gjyqësore. Velaj i tha BIRN se proceset gjyqësore për pronën kishin filluar që në vitin 1993, ndërsa shtoi se vetë nuk merr pjesë në seanca dhe se procesin po e ndiqte e motra.

“Nuk kërkoj tokat e banorëve të zonës, ata kanë shfrytëzuar deri më tani në mënyrë të paligjshme pronat tona,” tha Velaj për BIRN.

Në vitin 2017, motra e Velajt, Miranda Ngjelina paditi disa banorë të zonës dhe kërkoi në gjykatë prishjen e një vendimi të Komisionit të Kthimit të Kompensimit të Pronave, KKKP të viteve 90’, që ka njohur trashëgimtarë të tjerë mbi pronën e pretenduar prej saj.

Fillimisht, gjyqtari Ervin Trashi ka vendosur moskompetecë, por çështja është rikthyer në vitin 2019 dhe i njëjti gjyqtar e ka marrë atë në shqyrtim.

Në vendimin e dytë, gjyqtari Trashi arsyeton se e gjithë sipërfaqja e kërkuar i mbivendosej asaj që KKKP ia kishte njohur trashëgimtarëve të Spiro Papalilo dhe se duhej t’i kthehej trashgimtarëve të Laze Velajt.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Velaj dhe e motra kishin provuar pronësinë mbi rreth 11 hektarë tokë, të shprehur aty në njësinë e vjetër matëse 91 vreten. Në padi, familja Velaj pretendonte pronësinë mbi rreth 30 hektarë tokë. Çështja ndodhet tashmë në gjykatën e Apelit.

Një seancë e parashikuar të mërkurën në Gjykatën e Apelit të Vlorës dështoi për shkak të mosformimit të trupës gjykuese.

Ndërkohë të enjten, dhjetra banorë të Kaninës që preken nga padia dolën në protestë dhe nënshkruan një peticion për kryeministrin Edi Rama, në të cilin ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga motra e Velaj në proces.

“Pronat objekt gjykimi nuk krijojnë mbivendosje vetëm me palët e paditura, por edhe me kullotat e fshatit Kaninë si dhe fiseve Hysenaj, Xhindi, Dederaj, Bedinaj, Begaj. Ky fakt na bën të dyshojmë mbi vërtetësinë e provave të paraqitura në gjykim nga pala paditëse,” thuhet në peticionin e kryepleqësisë së fshatit.

Në protestë, banorët ngritën akuza ndaj deputetit Velaj dhe shtuan se nuk ishin njoftuar më herët për procesin gjyqësor.

“Kemi një ligjvënës që vjedh! Indinjata është e madhe,” tha Mentor Lamaj, një prej banorëve.

“Kërkon ullinjtë e mi dhe kullotat e fshatit. Ne ja ku jemi të gjithë, e dimë kë kemi kufitarë, ku i kemi pronat dhe cilat janë të secilit. Nuk kemi asnjë problem me njëri tjetrin, të vijë Fate Velaj të na thotë kë ka kufitarë,” tha Selamet Dredha, po ashtu banor i fshatit. Deputeti Fate Velaj i kundërshtoi akuzat e banorëve dhe tha se disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të vijuar përballjen në gjykatë. Ai shtoi gjithashtu se nuk po kërkonte pronat e të tjerëve, por pronat e familjes së tij.

“Familja ime disponon dokumentin e “Daim”  ose regjistrit themeltar të pronave të vitit 1884. Nga arkiva e Perandorisë Osmane,” tha Velaj. Ai pretendoi se familja kishte shitur vetëm 33 vreten (rreth 40 mijë metra katrorë) nga 250 që kishte pasur në zotërim. Ai pretendoi po ashtu se kishte dokumente të pagesës së taksave dhe po ashtu edhe të konfiskimit të pronës në vitin 1945.

Marrë nga BIRN 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e kaninës në protestë fate velaj banorët e kaninës në protestë fate velaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj