LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha: Banda e Lushnjes ju merr si të burgosur brenda, tarifat që janë gjoba do hiqen

2 Mars 2022, 15:26 Nga DOSJA
Basha: Banda e Lushnjes ju merr si të burgosur brenda, tarifat që

LUSHNJE – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi akuza të rënda në takimin me fermerët e Lushnjes duke thënë se ata po kërcënohen dhe po nënshtrohen nga Banda e Lushnjes. Në takimin e sotshëm ku ishte me kandidatin e PD për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Indrit Sefa, Basha tha se kjo bandë po kontrollon tregun e Lushnjes njësoj si rasti me aferën e inceneratorëve. Ai shtoi se fermerët po trajtohen si të burgosur duke u rënduar me tarifa të shumta, të cilat i konsideroi gjoba. Kryedemokrati premtoi se Sefa do t’u rikthejë tregun e Lushnjes fermerëve dhe se të gjitha tarifat ndaj tyre do të hiqen.

“Banda e Lushnjës ju merr si të burgosur brenda, edhe ju, edhe ata që vijnë të blejnë. Tarifat ngjanë me gjoba dhe ju futeni me kokën poshtë sikur po futeni në burg. E dini me kokën poshtë dhe xhepat bosh. Sepse me tarifat, me trajtimin që u bëhet ai realisht e meriton të quhet kamp përqendrimi, jo treg. Këtu dua të ndalem sepse këtu ka diçka në dorë kryetari i bashkisë që do të zgjidhni ditën e diel. Ose do të jetë një skllav i bandës së Lushnjës siç është dhe siç e ka provuar të jetë Eriselda e paraardhësi dhe paraardhësit e saj ose do të jetë dikush që do sjelli ndryshimin e parë aq sa ka në dorë kryetari i bashkisë që së paku tregun e Lushnjës të ndërtuar me financim të Bankës Botërore t’ia kthejë lushnjarëve, t’ia kthejë fermerëve lushnjarë dhe ky është angazhimi i parë dhe kryesor i Indrit Sefës në programin e tij sa i takon fermerëve. Tarifat që janë gjoba do të hiqen dhe tregu i lirë do të mundësojë të paktën një lehtësi në raport me aktivitetin tuaj ndaj këtë të diel e keni vetë në dorë”, bëri me dije Lulzim Basha sot në takimin me fermerët e Lushnjes.

 

FJALA E LULZIM BASHËS NË LUSHNJE:
Së pari duhet t’iu falënderojë për mikpritjen. E di që është orar pune dhe u jam dyfish mirënjohës që jemi mbledhur sot këtu në Krutje, në një nga zonat me nam në Shqipëri sa i takon pjellorisë së tokës dhe prodhimit cilësor që vjen jo vetëm prej tokës, por edhe prej punës, prej djersës së banorëve të kësaj zone. E them me kënaqësi që me një pjesë prej jush nuk takohemi për herë të parë. Madje kemi krijuar jo thjesht njohje por edhe miqësi. Por e them pa pikë kënaqësie dhe me shumë trishtim në zemër, që kthehemi e rikthehemi tek të njëjtat probleme. Probleme të cilat jo vetëm nuk marrin zgjidhje, por bëhen më të mëdha, më të thella dhe iu shtohen probleme të reja. Dhe natyrisht, sot nuk është një bashkëbisedim si të tjerët, sepse këtë të diel ju si të gjithë banorët e Bashkisë së Lushnjës, keni për të marrë një vendim. Një vendim i cili me të vërtetë nuk zgjidh dot shumicën dërrmuese të problemeve që ju keni, por disa probleme ka në dorë t’i zgjidh. Dhe ky është vendimi për ta mbajtur kështu siç është Bashkinë e Lushnjës, peng të një keqqeverisjeje të dështuar, të korruptuar që mban peng zhvillimin dhe mirëqenien tuaj, apo për ta ndryshuar me një nga përfaqësuesit më të denjë të Lushnjës, një nga familjet me kontributin më të madh në Lushnje dhe një nga njerëzit më të përgatitur që Partia Demokratike i ofron Lushnjës, kandidatin tonë për kryetar Bashkie, zotin Indrit Sefa. Ndaj në këtë kuadër dua të jem fare i shkurtër në tre parashtrime që pastaj të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe ç’është më e rëndësishmja edhe zoti Sefa të ketë mundësinë t’iu përgjigjet për disa nga shqetësimet tuaja. E para, gjendja ku ndodhemi, është e rezultat i 8 viteve braktisje dhe harresë totale të gjysmës së popullsisë që jeton në sektorin rural. Dhe padiskutim, kështu është edhe në këtë të diel, jo vetëm në Lushnje, por edhe në 5 Bashkitë e tjera, më shumë se gjysma e popullsisë, janë të varur nga toka apo nga aktiviteti blektoral. Probleme që i diskutojmë sot këtu janë edhe problemet e fermerëve, të Shkodrës, të Dibrës, të Rrogozhinës, të Vorës, janë pra edhe problemet e fermerëve të Durrësit. Problemi numër një është ashiqare dhe është 100% faji i Edi Ramës. Fermeri i Kosovar edhe në kohë krize, Republika e Kosovës, ka 14 vite e 2 javë shtet, iu rezervon minimumi 80 milionë euro në vit subvencione, mbështetje direkte për fermerin. Republika e Maqedonisë së Veriut, 100 milionë. Po rri tek këto të dyja, se po të shkojmë tek të tjerat, shuma vetëm rritet. Këto para sigurisht vinë nga taksapaguesit. Dhe mendja ta do që duke qenë që gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale, është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Domethënë kontributin e jep, taksat i paguan, faturat i paguan, tarifat i paguan dhe sa merr? Me letra merr 1/5-n e asaj që marrin në Kosovë fermerët, me letra! Se në fakt nuk merr asgjë. Dhe kjo është arsyeja se pse produktet cilësore që meritojnë jo vetëm të konsumohen nga qytetarët shqiptarë, nga konsumatori shqiptar, por edhe të eksportohen jashtë, kalben bashkë me shpresat tuaja. Dhe kreditë tuaja kthehen në borxhe nga të cilat nuk ngrëni dot kokën, sepse ndryshe nga çdo aktivitet tjetër, aktiviteti bujqësor nuk pret. Sezoni kap sezonin, ndërkohë që fermerët e Kosovës, fermerët e Maqedonisë së Veriut, edhe në kohë të vështira, siç ishte koha e pandemisë, kokën e mbajnë lartë, sepse çdo pikë djerse e tyre, kthehet fal subvencioneve dhe fal në tërësi mbështetjes që jep shteti në nivel qendror dhe lokal, përkthehet në mirëqenie, iu kthehen në para, të cilat pastaj investojnë për produktet e tyre, investojnë për familjen e tyre, investojnë për të rinjtë dhe të rejat e tyre, për fëmijët e tyre që i çojnë në shkollë, ose i trajnojnë për të vazhduar punën në traditën familjare dhe bujqësore e blegtorale, ose marrin një profesion tjetër, pra jetë normale. Jo këtu ka mbetur gjithçka në vendnumëro. Ju fëmijët çoni në emigracion, të rinjtë shkojnë në emigracion, produktet mbeten këtu. Për t’i shtuar kësaj diçka edhe më të zezë siç është çmimi i naftës. Para se të fillonte lufta në Ukrainë, kishte filluar një luftë e heshtur prej vitesh, prej 2014-ës që është lufta e naftës më të shtrenjtë në Evropë, për popullin më të varfër të Evropës. Dhe të parët që e ndjejnë këtë janë fermerët. Jo thjesht për të mbushur serbatorët e traktorëve, e të zetorëve e të makinave, apo kamionçinave për ta nisur produktin drejt tregut, po sepse dihet që nafta përkthehet në koston e çdo produkti që ju bleni. Edhe të imputeve, ku problem është si cilësia ashtu edhe çmimi të plehrave kimike, pesticideve, farave, fidanëve, gjithçka. Konkurrenca e pandershme, me një doganë tërësisht të trullosur, të korruptuar e cila e ngre traun për produktet e huaja të subvencionuara që vijnë këtu dhe serbes konkurrojnë dhe kalbin produktin e fermerit shqiptar. Megjithëse ai atje e ka të subvencionuar dhe ju s’keni parë kokërr leku subvencion, në tërësi hiq një grusht njerëzisht të privilegjuar që rrezik as nuk e justifikojnë subvencionin, se as nuk kanë këtë për të cilën e marrin subvencionin, nuk kanë atë numër lopësh apo delesh, nuk e punojnë atë tokë për të cilën e marrin subvencionin, e marrin në mënyrë klienteliste. Dhe e fundit aksesi në treg. Se ne nuk jemi në mesjetë pavarësisht se në këto 8 vite ky e ka katandisur Shqipërinë si mesjetë. Aksesi në treg do të thotë që produktet të dalin në treg. Kudo në Shqipëri ka vështirësi të tmerrshme për këtë, prisnin polici e inspektoriate mbas kthesës me bllokun e gjobave në dorë. Gjobë pas gjobe. Sa të arrish ti në treg, në qoftë se ka treg, je mbytur me gjoba që kanë vlerë më të lartë sesa produkti që ti do të shesësh.
Dhe këtu pastaj qershia mbi tortën e korrupsionit të Edi Ramës, është tregu i Lushnjës. Ndërtuar me financim të Bankës Botërore, për t’i dhënë akses fermerëve të Lushnjës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të Lushnjës të shijojnë produktet, për t’i dhënë mundësi edhe të tjerëve të vijnë sepse këto janë zona me nam për produkte të veçanta, i cili kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Banda e Lushnjës ju merr si të burgosur brenda, edhe ju, edhe ata që vijnë të blejnë. Tarifat ngjanë me gjoba dhe ju futeni me kokën poshtë sikur po futeni në burg. E dini me kokën poshtë dhe xhepat bosh. Sepse me tarifat, me trajtimin që u bëhet ai realisht e meriton të quhet kamp përqendrimi, jo treg.
Këtu dua të ndalem sepse këtu ka diçka në dorë kryetari i bashkisë që do të zgjidhni ditën e diel. Ose do të jetë një skllav i bandës së Lushnjës siç është dhe siç e ka provuar të jetë Eriselda e paraardhësi dhe paraardhësit e saj ose do të jetë dikush që do sjelli ndryshimin e parë aq sa ka në dorë kryetari i bashkisë që së paku tregun e Lushnjës të ndërtuar me financim të Bankës Botërore t’ia kthejë lushnjarëve, t’ia kthejë fermerëve lushnjarë dhe ky është angazhimi i parë dhe kryesor i Indrit Sefës në programin e tij sa i takon fermerëve.
Natyrisht që asgjë s’do zbresë nga qielli dhe për gjithçka që ndodh është e lehtë të fajësojmë të tjerët e të themi kështu e ka bërë Zoti dhe të mos marrin përgjegjësi. Zoti punën e vet, njerëzit punën e tyre. Sot kam një thirrje për të gjithë fermerët lushnjarë: Ditën e diel me votën për Indrit Sefën çlironi veten tuaj, produktet tuaja dhe konsumatorët lushnjarë dhe të gjithë sepse gjëja e parë që do të ndodhë është që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës.
Tarifat që janë gjoba do të hiqen dhe tregu i lirë do të mundësojë të paktën një lehtësi në raport me aktivitetin tuaj ndaj këtë të diel e keni vetë në dorë.
Të hënë, të martë, të mërkurë o të rrini kokëlartë përpara fëmijëve tuaj dhe të thoni të paktën një hall e zgjidhëm me votën tonë, zgjodhëm Indrit Sefën që ka vite që lufton kundër padrejtësive në gjykata dhe aktin e parë do të ketë çlirimin e Lushnjës të marrë peng nga banda. Sepse në fund të fundit ditën e diel ju e keni mundësinë ta hidhni këtë hap, e keni mundësinë ta hidhni këtë votë.
E fundit, një nga adetet e kësaj qeverie që është e korruptuar, të këtij kryeministri që është i korruptuar dhe që mban peng zhvillimin e Lushnjës dhe të gjithë Shqipërisë është që sa herë afrohen zgjedhjet paratë që u ka vjedhur u hedh ndonjë kockë, tollona nafte me 25 shkurt.
Tollonat e naftës janë vetëm një grimcë, një thërrime e parave që iu vjedh shqiptarëve e parave që ju vjedh ju, e dëmit ekonomik që i shkakton bujqësisë në tërësi, fermerëve në veçanti gjithsecilit prej jush, pavarësisht se keni 3 dynym tokë apo sipërfaqe të tëra serash janë paratë që u kanë vjedhur ju. Dhe një thërrime të këtyre parave jua hedh. Ky është trajtimi çnjerëzor që i bën kjo qeveri njerëzve. Për t’ju mbajtur të lidhur, ju hedh një pjesë të parave që u ka vjedhur që pastaj të vazhdojë t’ju vjedhë. Këtë ka bërë edhe me 25 prill, këtë ka bërë edhe me 25 shkurt me shpresën se me 6 mars do t’i gënjejë prapë njerëzit.
Besoj se është e tepërt që t’ju bëj thirrje sepse njerëzit kanë filluar ta përdorin gjykimin e tyre, kanë filluar t’ shohin të vërtetat e falë betejave tona siç i panë në rastin e inceneratorëve. Se kemi 6 vjet që i denoncojmë atë aferë. Në fillim censurë, pastaj përgënjeshtrime, pastaj gjyqe për shpifje.
E shikoni tani se si Komisioni Parlamentar vërtetoi gjithçka që kemi thënë ne?
430 milionë euro të vjedhura. Imagjinoni, mund të ishin mbi 100 milionë euro subvencione për katër vite me radhë. Në vend që të ndodhë kjo, kanë përfituar 3 ministra, 3 kryetarë bashkish, 3 kriminelë dhe sigurisht i pari i punës. Se i pari i punës nuk e ditka që janë vjedhur 430 milionë euro, kanë ngjyer gishtin thotë. Se për të 430 milionë euro janë të ngjyesh gishtin.
Pra, çmimi i naftës dhe tollonat e naftës janë dy anë të të njëjtës medalje. Çmimin e naftës e kanë ngritur duke ngritur taksat dhe tollonat e naftës nuk janë gjë tjetër vetëm kocka që hidhet që t’ju marrë votën dhe pastaj t’ju vjedhë më shumë që këtë të diel do ta marri përgjigjen nga të gjithë fermerët e Lushnjës.
Iu drejtohem të fermerëve të Lushnjës pa dallime politike dhe e di që ka edhe socialistë që kanë qarë hallin me të njëjtin guxim dhe ky është një moment për t’ju thënë bravo atyre që kanë pasur guximin t’i thonë problemet e Lushnjës ashtu siç janë dhe për të bashkuar votat ne datën 6 mars kundër një qeverie që vetëm ju ka gënjyer dhe vetëm ju ka vjedhur, kundër një personi që ka 15 vite në bashki dhe s’ka ngritur njëherë zërin apo gishtin për t’ju ndihmuar, por ka qenë pjesë e aferave për t’ju zhytur dhe për birin tuaj që hapin e parë që do të ndërmarrë është të çlirojë tregun e Lushnjës dhe t’ua kthejë fermerëve.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike banda e lushnjes basha ne lushnje indrit sefa zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars banda e lushnjes basha ne lushnje indrit sefa zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje