LIVE UPDATES
Politike

Basha bashkëbisedim me të rinjtë në Shkodër: Premtimet e Ramës në javët e fundit janë boshe, t’i kërkojë falje shqi

16 Mars 2021, 18:14 Nga DOSJA
Basha bashkëbisedim me të rinjtë në Shkodër: Premtimet

SHKODËR – Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në Shkodër ku është njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre. Basha gjatë fjalës së tij premtoi se do i ndihmojë të rinjtë e Shkodrës, të cilët jetojnë në një qytet me resursve të shumta por zgjedhin të largohen në Tiranë ose jashtë Shqipërisë.

Mungesa e të rinjve për t’u angazhuar në iniciativa të tilla, sipas tyre, vjen nga fakti që të rinjtë shkodranë duan të largohën jashtë vendit. Ata gjithashtu shprehen se pjesë e kësaj fatkeqësie, është mungesa e zbatimit të ligjit nga institucionet e vendit.

Kryedemokrati ka sulmuar Ramën duke thënë se premtimet e tij javët e fundit janë boshe, dhe i kërkon sërish t’u kërkojë falje shqiptarëve që i zhyti në një nga krizat më të thella të 30 viteve të fundit.

PJESË NGA BISEDA: 

Elda Sallaku: Zoti Basha, mirë se erdhe! Unë jam Elda Sallaku, me profesion jam eksperte e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. Kam një periudhë 15-vjeçare pune, jo vetëm si specialiste e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, por njëkohësisht edhe paralelisht kam zhvilluar dhe aftësitë e mia të mësimdhënies, sidomos në këtë fushë. Aktualisht kam prej disa vitesh që kam iniciuar dhe kam mbështetur dy biznese. Më intereson që të mbështesë tek çështja e biznesit ose të inkubatorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, pasi prej disa kohësh së bashku edhe me një grup bashkëpunëtorësh të cilët janë të huaj, sepse në Shqipëri është e pamundur aktualisht të gjendet ajo mbështetja që duhet, kemi arritur të krijojmë mund të themi një minisoftuer hoëse në Shkodër, e cila aktualisht me shumë mund dhe sakrificë, numëron sot 17 programator. Në Shkodër ato janë first officer developer, aktualisht kemi 3 senior programator të cilët i kemi arrit me mbështetjen dhe formimin e tyre, pjesa tjetër janë në nivelin junior por është e rëndësishme që ato programojnë në teknologjinë më të fundit dhe që kërkohet sot në tregun ndërkombëtar. Po kjo domethënë, çështja është që kemi arritur suksesin sepse i kemi dhënë shërbime për të huajt sepse në Shqipëri fatkeqësisht, momentalisht tregu i punës nuk të ofron mundësinë e zhvillimit softëare për kompani biznesi shqiptar dhe për të mos themi pastaj për të arritur për të marr ndonjë prokurim publik i cili është në këtë drejtim. Kemi tentuar disa herë por nuk kemi pasur asnjëherë sukses.

Lulzim Basha: A mund të bëj një pyetje?

Elda Sallaku: Po patjetër.

Lulzim Basha: Dhe sa shkon paga mesatare e tyre e programuesve?

Elda Sallaku: Ato kanë, ka disa nivele pagash e rëndësishme është që duke qenë se ne kemi investuar “trainning on the job” në fillim, fillimisht për 6 muaj, ata fillojnë me një pagë 350 euro neto, pra përfshira pjesa tjetër janë kontributet dhe sot ata marrin për dy vite punë 1000 euro në Shkodër. Ne kemi një universitet i cili është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe për qytetin tonë.

Lulzim Basha: Pas dy vjet pune marrin 1000 euro?

Elda Sallaku: Po!

Lulzim Basha: E barabartë domethënë me pagën e deputetit.

Qytetarja: E vërtet!”

Ajo çka desha të shtoja është që Shkodra qytet me shumë resurse, unë personalisht kam patur shumë mundësi për tu larguar nga Shkodra dhe për të punuar në Tiranë për shkak të profesionalitetit që kam krijuar ndër vite, por sidoqoftë unë kam zgjedhur të punoj në Shkodër dhe kam zgjedhur që këro pak mundësi të hapjes së biznesit ti përqëndroj në Shkodër dhe t’i mundësojmë për shkak se ne kemi një universitet ka disa degë shumë të rëndësishme ndër të cilat dhe informatika, por ato studentë të cilët dalin për shkak se nuk i është dhënë një mundësi e krijimit të shumë profileve të reja mëse edhe në nivelin bachelor apo master akoma kanë nevojë të mbështeten edhe me trajnime dhe me kurse profesionale. Ndaj, në këtë iniciativën e krijimit të këtij inkubatori softëare kemi punuar dhe kemi arritur, jemi në fazën e fillimit të një kursi profesional I cili bazohet në zhvillime të avancuara softëare. Janë resurse që dalin nga Shkodra, nga gjimnazi profesional dhe  nga universiteti  I Shkodrës. Ky kurs formimi profesional parashikon të mbështesë  rreth 40 kuota në 2 raunde. Një financim në fakt që  i kemi fituar nga qeveria italiane  e cila u nis me idenë për të hap një master profesional  në universitetin e Shkodrës, por fatkeqësisht Ministria e Arsimit nuk e miratoi dhe pastaj ne nuk  e lamë me aq, vazhduam  dhe sepse ideja është që të mund ti mbështesim këto të rinj, ti përgatisim sepse, tregu ndërkombëtar ka shumë nevojë dhe  unë po ju them që mesatarisht kam rreth 7,8 call gjatë javës  me të tjera kompani softëare  nga Gjermania dhe Italia kryesisht, të cilët kërkojnë, aktualisht edhe Ukraina kërkon të marrë, të punësojë shqiptarë, programues, të cilët kërkojnë programues për ti punësuar frelencë ose nëpërmjet ndonjë kompanie zhvillimesh softëare. Nga Shkodra për kompani të tjera, por duhet shumë punë për të zhvillu aftësitë, kapacitetet, teknika të nxënësve dhe studentëve tonë, por nuk është e pamundur. Me mbështetje nuk është e pamundur!

Kjo është shumë e rëndësishme shumë Zoti Basha për shkak se ne duhet të punojmë fort edhe për të minimizuar emigrimin kombëtar dhe ndërkombëtar. Të rinjtë synojnë Tiranën ose jashtë Shqipërie. Prandaj Shkodra për mendimin tim është një qytet i rrallë, me shumë burime, është një pikë strategjike e lidhjes të shumë shteteve të tjera. Ne kemi Malin e Zi, kemi Kosovën. Aktualisht unë e kam vënë re edhe me çështjen e zhvillimit të kësaj kompanie që unë kam marrë kërkesa dhe nga Podgorica për të ardhur dhe për të punuar në Shkodër. Po, kemi pasur raste të tilla të cilat kanë ardhur dhe kanë qenë të interesuar dhe raste edhe suksesi kur kemi bashkëpunuar në distancë sepse kjo është e mira e Teknologjisë së informacionit që të jep mundësinë që të punosh nga shtëpia.

Franc Shkëmbi: Unë kam disa miq që operojnë në sektorin e ndërtimit. Por do të përmendja disa pika që lidhin komplet zinxhirin  e ekonomisë edhe të gjithë sektorët. Siç e dini një mbarëvajtje me fushën e ndërtimit signifikon mbarëvajtjen e rreth 170 subjekteve të tjera të ekonomisë, 170 llojeve të aktiviteteve të ndryshme. Pika e  parë unë mendoj se Shqipëria ka shumë probleme me ligjin e prokurimit publik. Kjo implikon jo vetëm ndërtimin por edhe start up-et për të cilat ne jemi mbledhur sot edhe ato firmat me xhirime vjetore shumë të vogla të cilat rreken të garojnë  ndershëm më tendencat oligarkike që ka aktualisht tregu shqiptar siç e dinë të gjithë. Tek ligji i prokurimit publik ne kemi të bëjmë me disa kritere formale dhe jo reale. Kriteret formulohen në mënyrë selektive, përfitues të paracaktuar. Për të ndaluar garën. Kjo është një problematikë mendoj shumë e madhe.

Kismete Sykaj: Prej pesë vitesh jam edhe sportiste në disa sporte në Shqipëri. Pothuajse tek secila kam arritur të jem pjesë e ekipit kombëtar. Që në fëmijëri kam filluar në sporti ne shahut, nën kampione qyteti në Shkodrës. Në vitin 2011, 2012, 2013 dhe 2014 kam marrë pjesë në turne brenda qytetit pastaj kam filluar me sportin e Takuëendos për tre vite me radhë e kam arritur të vij me medalje nën kampione Ballkani në Shqipëri në sportin e Takuëendos. Prej dy vitesh kam kaluar në sportin e boksit. Ju mund të pyesni diçka, pse unë kam kaluar nga njëri tek tjetri, nga një sport tek një sport tjetër, në fund të fundit nuk jam as e penduar sepse kam marrë informacion dhe kam krijuar aftësitë. Askush këtu nuk e di faktin që unë jam pjesë e ekipit kombëtarë në sportin e boksit synoj nivele të arrij përtej Shqipërisë, shumë përtej Shqipërisë. Absolutisht asnjëri këtu nuk është i informuar për këtë pjesë, asnjë. Mund të pyesim ndoshta bashkëmoshatarët tonë që janë  të informim që ekziston  një boksierët shqiptare e cila pretendon dhe dëshiron që të përfaqësojë Shqipërinë në nivele shumë të larta. Përveç kësaj, ka pasur raste që kam punuar edhe dy punë si e si që të arrij të përballoj edhe shpenzimet e shkollës edhe shpenzimet e sportit sepse prej 5 vitesh që unë jam sportiste, përveç viteve të shahut vetëm kam shpenzuar, do me thënë vetëm kam kontribuar dhe investuar tek vetja, ndoshta dhe atë palestrën ku unë stërvitem. E kam provuar të jem jashtë vendit ku më janë ofruar të gjitha mundësitë dhe mundësitë e krijimit të një sipërmarrje dhe mundësitë e të qenit sportist për të garuar në gara, qoftë lokale, qoftë kombëtare, qoftë ndërkombëtare deri në nivelet saqë më është quajtur arritje e një  niveli olimpiada i padiskutueshëm, jashtë vendit. Ndërkohë në Shqipëri akoma diskutohet nëse mund të jesh apo jo kampion Shqipërie. Pyetja është vetëm një. Pse Shqipërinë? Dhe pse në Shqipëri?”

Gjatë bisedës, kreu i opozitës shpjegoi edhe planin e PD për të rinjtë. Qeveria e pas 25 prillit do të ketë në vëmendje mbështetjen e programeve të ndryshme që synojnë punësimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive për të ecur në karrierë.

Lulzim Basha: Dhe unë një gjë të garantoj, që kjo që më the  nuk e dija po kjo është jo e trishtë, por është tragjike. Që Italia të ofrojë, edhe Ministria e Arsimit ti thotë  jo një masteri në këtë fushë, kjo tregon se ku kemi rënë ne, ku kemi përfunduar. Nesër do të jetë e kundërta, do të jemi ne që me Universitetin e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Britanisë dhe Amerikës dhe vendeve të tjera do të bashkëfinancojmë skema të trajnimit  në këtë fushë dhe në fusha të tjera profesionale. Ky është ndryshimi dhe unë do ta quaj ndryshim bardh e zi sepse, të ofrojë një vend mik është shumë i afërt me Shqipërinë, një marrëdhënie më të veçantë me Shkodrën siç është Italia, të ofrojë për universitetin tënd dhe ministria që e ka për detyrë të ju lutet dhe qeveria që e ka për detyrë  ta financojë, t’i thotë jo një dhurate kaq të çmuar nga e cila do të përfitonin mijëra të rinj, kjo është tragjike , në fakt është kriminale. Me 25 Prill ky sirtar mbyllet dhe sipari tjetër që hapet është ai ku ne shkojmë tek ata dhe i kërkojmë ndihmë dhe do të jetë investimi më i mençur se për çdo euro që do të investojmë do të fitojmë 50, 100, 200 euro më shumë në formën e punësimit të të rinjve. Në formën e punësimit të të rinjve dhe mbajtjes të të rinjve në vendin e tyre dhe madje në qytetin e tyre. Sepse shumë prej tyre ju e dini, pas trajnimit punojnë edhe nga shtëpia me paga siç e thamë, me paga shumë të mira, që garantojnë mirëqenie reale, garantojnë formimin e familjes, garantojnë blerjen e një banese, garantojnë një shtresë të mesme të re shqiptare.

Më mbush me lumturi, sigurisht dhe me trishtim sepse për fat të keq në Shqipëri njihen emrat e njerëzve të botës së krimit në çdo shtëpi, njihen emrat e njerëzve të cilët kanë shkatërruar vlerat kryesore të shoqërisë dhe të politikëbërjes dhe janë pasuruar kur i gjithë populli varfërohej. Pra, e kam fjalën për politikanët e korruptuar. Një qeverisje të drejtë që nuk e ka zanafillën e pushtetit tek lidhjet okulte por e ka tek besimi që merr nga njerëzit dhe pastaj të gjithë përgjegjësinë ka t’ju përgjigjet njerëzve. Ky është misioni im prandaj vij dhe kërkoj besimin tuaj dhe nesër dua që këtë besim që ma jepni t’jua shpërblej me punë dhe me angazhime, jo me premtime boshe. Dhe në funksion të kësaj kam një angazhim madhor që në qoftë se zotimet e marra nuk plotësohen në 4 vitet e para, unë nuk vij të kërkoj prapë besimin tuaj. Nuk ka fare rëndësi sepse për çdo dështim mund të gjesh një alibi dhe shembulli më i mirë për këtë është ky që është në ikje. Ka 8 vite pushtet më shumë se ç’ka patur çdokush që prej Enver Hoxhës dhe prapë gjend alibia pse s’ka realizuar premtimet dhe vjen prapë me premtime të tjera boshe në javët e fundit ku në fakt vetëm duhet të kërkonte falje para shqiptarëve që i zhyti në një nga krizat më të thella që kemi njohur këto 30 vite duke përfshirë këtu krizën e emigracionit të rinjve që është një plagë shumë e madhe që Shqipëria se mban dot, është një plagë që duhet ta mbyllim. E pra, unë gjëja e parë që ju garantoj është që  në qoftë se këto angazhime të planit që është hartuar, ka dy vjet që hartohet me specialistët më të mirë nuk realizohen nuk vijë të kërkojë një mandat të dytë sepse kjo është përgjegjësia minimale dhe secili duhet të marrë përgjegjësinë e vetë. Dhe kur flas për Teknologjinë e Informacionit si një mënyrë për të sjellë 20 mijë brenda katër viteve të para, 200 mijë të rinj në shtresë të mesme objektivat e politikës tonë për fermerët është të kthejmë fermerët në shtresë të mesme. Të paktën sa i përket nivelit të të ardhurave që do të thotë ti kthejmë në një shtresë e cila fiton të paktën  1 milionë lekë të vjetra në muaj, jo zhytet në borxh me çdo cikël ose nga përmbytjet, ose nga kalbja e prodhimeve se nuk i shesin dot sepse i konkurrojnë  prodhimet e fermerëve të vendeve të tjera të cilat janë të subvencionuara. Ata që dikur i quanin kulakë, pra fermerë që punojnë dhe krijojnë mirëqenie. Krijojnë pasurim për veten e tyre, për familjen e tyre dhe jo që zhyten në borxhe.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me te rinjte ne shkoder lulzim basha me te rinjte ne shkoder

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër