LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha: Berisha tentoi vrasjen e funksionarëve të PD, e ndihmoi Doshi

12 Janar 2022, 14:48 Nga DOSJA
Basha:  Berisha tentoi vrasjen e funksionarëve të PD, e ndihmoi Doshi

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj paraardhësit të tij, Sali Berisha. Në një intervistë për ABC, Basha deklaroi se Berisha më 8 janar drejtoi një organizatë kriminale për të vrarë funksionarët e PD, duke pretenduar se kishte bashkëpunuar me Tom Doshin dhe me Aqif Rakipin. Po ashtu, i pyetur nëse vuri në rrezik përfaqësuesit e PD për mbledhjen e thirrur në seli, Basha tha se ata në vendin dhe orën e gabuar, por Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale.

“Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte,”-tha Basha.

PJESË NGA INTERVISTA:

Juxhin Mustafaraj – ABC: Zoti Basha ju përjashtuat Sali Berishën dhe me gjasë të gjithë atë që konsiderohet Komisioni I Rithemelimit, nëse ata do të vendosin sërish të vijnë në Partinë Demokratike do të jetë e njëjta gjë? Do të lejohen ata që të të vijnë, të mbajnë deklarata, të hyjnë në selinë e Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Çdo akt dhune, çdo akt në kundërshtim me ligjin do të trajtohet siç trajtohet çdo vepër penale nga çdo keqbërës.

Juxhin Mustafaraj – ABC: Meqenëse flasim për shkeljen e ligjit dhe nevojën e institucioneve sepse shpesh herë në Shqipëri madje edhe opozita e ka konsideruar policinë si përkrahëse të qeverisë, a nuk do të ishte mirë që policia të kishte ndërhyrë atë ditë, a do të duhet ju të kërkonit më shpejt ndërhyrjen e policisë që të mos lejonit vandalizimin e Partisë Demokratike dhe pse jo rrezikimin e jetës së njerëzve?

Lulzim Basha: Skenari ka qenë i mirëpërgatitur midis Sali Berishës dhe njerëzve të tij dhe midis Edi Ramës dhe njerëzve të tij. Sali Berisha po e bën të gjithë këtë për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe në shërbim të kësaj ka kriminelët e Edi Ramës, ka të njëjtat struktura që Edi Rama ka përdorur me 25 prill, ju si media iu janë vënë në dispozicion dhe keni raportuar se janë të njëjtat struktura, strukturat e Tom Doshit kanë qenë të pranishme edhe atë ditë këtu, strukturat e Aqif Rakipit kanë qenë të pranishme edhe atë ditë këtu, po kështu edhe satrukturat e të tjerëve që priten të shpallen non grata apo pritet të kenë të njëjtin kurs konflikti sa i përket përpjekjes kundër korrupsionit në Shqipëri dhe natyrisht kreu i korrupsionit është kreu i qeverisë.

Kështu që, këta të gjithë i bashkon një hall i madh, i bashkon beteja kundër korrupsionit që është shpalosur tashmë nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipëri për momentin ka vetëm një forcë, ka vetëm një faktorë, i cili është le të themi pengesë për ta dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një pikë mbështetje të strategjive të aleatëve tanë për të luftuar korrupsionin si armikun kryesorë të mirëqenies së shqiptarëve.

Ndaj, ata janë të bashkuar në hallin e tyre dhe në përpjekjen e tyre për të ndalur luftën kundër korrupsionit, ne jemi më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë në luftën kundër korrupsionit si armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve. Të tjerat pastaj janë detaje taktike se si Trekëndëshi i Bermudës në të gjitha instrumentet që ka dhe Edi Rama ka padiskutim edhe instrumentet e tij në Policinë e Shtetit dhe në Drejtësi, përpiqen të ndalojnë të paevitueshmen, por nuk do ta ndalin dot.

Korrupsioni do të bjerrë, do të shembet, do të marrë me vete aktorët kryesorë të korrupsionit dhe të tranzicionit 30-vjeçarë të Shqipërisë, ndërsa Partia Demokratike do të triumfojë me vizionin e saj dhe do të udhëheq Shqipërinë dhe shqiptarët drejt normalitetit, larg kulturës së dhunës, së linçimit. Larg kulturës së skllavërimit të mendjes dhe të shpirtit dhe rikthimit të dinjitetit për çdo njeri, për çdo qytetarë dhe të mundësive për të jetuar normalisht në një vend normal që i ka të gjitha mundësitë dhe pasuritë, t’i ofrojnë një jetesë normale çdo familje shqiptare nga Konispoli në Vermosh.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj