6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
DIBËR – Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi qytetarët dibranë dhe të gjithë shqiptarët për të nxjerrë vendin nga humnera që ka rënë. I ndodhur në Dibër, Basha deklaroi se 40% e familjeve në Shqipëri nuk arrijnë dot të ngrohin banesat e tyre. Gjithashtu, ai ftoi dhe socialistët e zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës që të bashkohen me opozitën për të rrëzuar qeverinë socialiste.
“Por vëllezër dhe motra, arsyeja e kësaj mbledhje sot, nuk është thjesht dhe vetëm të shihemi e të takohemi me njëri-tjetrin, ndonëse kjo në vetvete më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe të dyfishtë. Arsyeja është që së bashku me të gjithë dibranët demokrat, votues të demokratëve, apo dhe vëllezërit dhe motrat tanë socialistë të zhgënjyer në palcë nga regjimi i Edi Ramës, të shqyrtojmë rrugët e daljes nga kjo gjendje, të vendosim kursin për të ecur përpara dhe të gjithë bashkë ta nxjerrim Dibrën dhe Shqipërinë nga humnera ku e ka katandisur regjimi 8-vjeçar i Edi Ramës. Ky takim zhvillohet në kushte shumë të vështira, kudo anembanë Shqipërisë e në veçanti në treva të varfëruara me qëllim nga ky regjim siç është Dibra, siç është Bulqiza, siç është Mati, siç është Verilindja dhe Veriu në tërësi, por anembanë Shqipërisë edhe në Tiranë, 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre”, u shpreh Lulzim Basha.
PJESË NGA FJALA E BASHËS Në DIBËR:
Faleminderit dhe mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, dibrane dhe dibran, të rinj dhe të reja! Zoti kryetar i degës së Dibrës, të nderuar drejtues të strukturës së degës së Dibrës, drejtues të strukturave të qarkut të Dibrës, zoti drejtues politik, zoti këshilltar i sigurisë Kombëtare, anëtarë i Kryesisë, gjeneral Gjunkshi, të nderuar vëllezër dhe motra, themelues dhe qëndrestarë, zonja dibrane, vajza dibrane, të rinj dibranë. Së pari, dua t’u falënderojë nga zemra për pritjen në këtë ditë të ftohtë dhe me shi. Të ftohtë dhe me shi për ata që janë larg Dibrës, sepse për mua që në momentin e futjes në këtë trevë që ka kaq shumë kuptim për mua personalisht, familjarisht por edhe për të gjithë shqiptarët, ndjej nxehtësinë e mikpritjes dibrane për të cilën iu falënderoj nga zemra! E ndjej këtë ngrohtësi, jo vetëm në shtrëngimin e duarve, e shoh këtë mikpritje jo vetëm në sytë tuaj, por mbi të gjitha në shpresën që rezëtin edhe në këto orë, në këto orë të vështira për Dibrën, Në këto orë të vështira për Shqipërinë, në këto orë të vështira për kombin shqiptar, natyrisht në këto orë të vështira për demokratët dhe Partinë Demokratike. E pra, dua t’iu falënderoj, sepse si përherë keni ditur që në ditët më të vështira të kombit, në orët më të vështira të fatit, t’i prini me zjarrin e patriotizmit në zemër, me besnikërinë ndaj vlerave më të larta kombëtare, flamurit të Kastriotit dhe mbi të gjitha me vendosmërinë dhe qëndresën për demokraci, për liri dhe për dinjitet njerëzor. Këto janë vlerat me të cilat krenohet Dibra, këto janë vlerat me të cilat Shqipëria krenohet për Dibrën dhe dibranët.
Vlerat e burrërisë, vlerat e familjes, të besimit në Zot dhe të patriotizmit, janë vlerat që kullojnë pastërtish nga kjo trevë e bekuar nga Zoti, nga kjo trevë e larë me gjakun e bijve dhe bijve dibranë ndër shekuj, madje siç u përmend edhe më parë, edhe në këtë 100 vjetor të kryengritjes dibrane, e cila është një tjetër gur kilometrik në historinë e sakrificave të kombit tonë. Por vëllezër dhe motra, arsyeja e kësaj mbledhje sot, nuk është thjesht dhe vetëm të shihemi e të takohemi me njëri-tjetrin, ndonëse kjo në vetvete më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe të dyfishtë. Arsyeja është që së bashku me të gjithë dibranët demokrat, votues të demokratëve, apo dhe vëllezërit dhe motrat tanë socialistë të zhgënjyer në palcë nga regjimi i Edi Ramës, të shqyrtojmë rrugët e daljes nga kjo gjendje, të vendosim kursin për të ecur përpara dhe të gjithë bashkë ta nxjerrim Dibrën dhe Shqipërinë nga humnera ku e ka katandisur regjimi 8-vjeçar i Edi Ramës. Ky takim zhvillohet në kushte shumë të vështira, kudo anembanë Shqipërisë e në veçanti në treva të varfëruara me qëllim nga ky regjim siç është Dibra, siç është Bulqiza, siç është Mati, siç është Verilindja dhe Veriu në tërësi, por anembanë Shqipërisë edhe në Tiranë, 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre. Ndërkohë që dimri jo vetëm ka trokitur, por po fillon me temperaturat nën 0, 50% e familjeve shqiptare, 1 në 2 familje shqiptare nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për familjet dhe fëmijët e tyre. 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, pavarësisht se nga vjen, të ardhura për ata pak njerëz që janë në punë, apo fermerë, pensionist plus ndihmën që mund të marrin nga fëmijët në emigracion, punonjës të administratës apo të sektorit privat, s’ka rëndësi se nga i vijnë të ardhurat, 90% e të ardhurave shkojnë për nevojat bazë. Jo sikur të ishim në zemër të Europës, po sikur të ishim në një cep të harruar të Afrikës. Standardi i jetës ka rënë kokëposhtë, fuqia blerëse është më e ulëta krahasuar me të ardhurat në të paktën 2 dekada. Bashkë me konsumin që bie ditë për ditë, mbyllen qepenat e bizneseve, shkatërrohet tregu i punës, shtohet numri i të papunëve, e bashkë me ta edhe numri i atyre që duan të largohen dhe që largohen nga vendi i tyre.
LAJMI KRYESOR: PD/ Basha në Dibër: Zgjedhim të ardhmen! Berisha paralajmëron nga Vlora
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DIBËR – Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama paguan 300 mijë për 25 këshilltarë të tij duke mos akorduar këto ...
TIRANË– Qeveria është duke bërë gati një projektligj për të ‘privatizuar’ e-albanian. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka për...
TIRANË– Në datën 31 dhjetor do të vijnë në Shqipëri 375 mijë vaksina Pfizer. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mana...
TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar etapa të reja lidhur me çështjen e padisë kundër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony...
TIRANë – Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ftoi në përballje në debat kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lul...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi aspak mundësinë për të drejtuar Shqipërinë për 4 vite nëse do të fitojë zgjedhjet e ardhshme ...
TIRANË – Ish-kryeministri në vitet 2005-2013 Sali Berisha e konsideroi daljen e sotme për mediat si të fundit të maratonës së tij mediatike. Në emisi...
TIRANË – Ish-lideri i Partisë Demokratik Sali Berisha përsëriti se 44 mijë anëtarët demokratë do të realizojnë ultimatumin për largimin e kryetarit t...
TURQI– Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i...