LIVE UPDATES
Politike

Basha S’do të ketë 2 PD pas 18 dhjetorit! Berisha po përdor organizatat kriminale

19 Nëntor 2021, 20:11 Nga DOSJA
Basha S’do të ketë 2 PD pas 18 dhjetorit! Berisha po përdor

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar të gjithë situatën e krijuar në aktualitetin politik të vendit. Gjatë një interviste për emisionin “Pa Protokoll”, Basha tha se Partia Demokratike do të qëndrojë e bashkuar edhe pas Kuvendit. Po ashtu, në fjalën e tij Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzon se ka angazhuar elementë kriminalë që shkaktuan masakrën zgjedhore të 25 prillit. Ndërsa sa i takon marrëdhënieve me aleatët, konkretisht Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe presidentin Ilir Meta, tha se e PD është e hapur të bashkëpunojë me çdo parti që punon pa hile dhe kundër kryeministrit Edi Rama.

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: Unë do ta nisja ndryshe këtë intervistë, duke iu referuar faktit që nga foltorja e PD-së të zotit Berisha, ku kështu është një foltore për një parti më të bashkuar dhe më demokratike, pretendohet që pas 11 dhjetorit ju nuk do të jeni kryetari i PD-së.

Lulzim Basha: Unë nuk dua të harxhoj asnjë sekondë tuajën apo të teleshikuesve tuaj me të tilla supozime pa baza. Më 18 dhjetor PD-ja ka Kuvendin e saj Kombëtar, një kuvend i cili thirret në një rrethanë të imponuar nga zoti Berisha, i cili pasi u shpall non grata nga SHBA-ja, u angazhua para demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, se nuk do ta përfshinte PD-në në një betejë personale dhe ligjore me qeverinë e SHBA-së.

Pyetje: Megjithatë, zoti Berisha sot e ka konsideruar 18 dhjetorin si një antimiting i 11 dhjetorit, që simbolika është shumë e bukur në fakt për PD-në, për kuvendin e thirrur nga zoti Berisha.

Lulzim Basha: Nuk kam ndër mend të komentoj zotin Berisha, siç nuk kam bërë gjithë këto kohë sepse e konsideroj jo vetëm një gjë të padobishme, por edhe të dëmshme. Këta dy muaj kam provuar se zoti Berisha ka dy interesa: të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi non grata i SHBA-së dhe, në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që nuk e ka as me mua, as me ndonjë demokrat tjetër, por e ka me SHBA-në.

Pyetje: Çfarë është 11 dhjetori për ju?

Lulzim Basha: Është dita e themelimit të PD-së, në të cilën PD-ja do të organizojë si përherë, ditën e saj për të bashkuar

Pyetje: Pra, do të keni një festë më 11 dhjetor, pavarësisht se demokratët e thirrur nga zoti Berisha do të mblidhen në kuvend?

Lulzim Basha: Asnjëherë PD-ja nuk ka zhgënjyer dhe nuk ka lënë në harresë ditën e themelimit të saj, që përkon jo më kot me triptikun e rrëzimit të diktaturës, pra të një regjimi njëpartiak, të shpalljes së pluralizmit dhe të lindjes së PD-së. Janë të pandara nga njëra-tjetra. Do të jenë të pandara këtë vit dhe çdo vit, por nuk do të jenë në funksion as të agjendës sime personale, aq më pak të agjendës personale apo interesave personale për t’u përdorur si mburojë kundër aleatit tonë strategjik, SHBA-së.

Pyetje: Meqenëse ju po flisni për agjendën personale, zoti Berisha që prej 9 shtatorit, kur ju dhatë vendimin për pezullimin nga grupi parlamentar i PD-së, ka vijuar takimet me demokratët në bazë. Ju pse nuk e keni bërë këtë gjë ose kjo strategji që ju keni ndjekur, a ndoshta nuk është e duhura apo ka një plan që ju nuk u takuat edhe me demokratët për t’u shpjeguar qoftë edhe këtë vendim që morët.

Lulzim Basha: Së pari, vendimi është shpjeguar në mënyrën më shteruese ditën që është marrë dhe është shpjeguar në bazë nga deputetë, nga kryetarë të strukturave dhe është kuptuar fare qartë. Së dyti, të mos harrojmë, qëllimi i PD-së nuk është që t’u shërbejë interesave të një personi. PD-ja në këta dy muaj nuk mund të mungonte në betejën e vërtetë që është me regjimin e Edi Ramës. Dhe në këtë betejë ne nuk kemi munguar asnjë ditë. Nuk kemi munguar në ato zotime që kemi marrë për ta kthyer parlamentin dhe praninë tonë në parlament në një betejë permanente për rikthimin e demokracisë dhe zhbërjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe ju e keni parë këtë. Kemi çuar tre amendamente kushtetuese, kemi kërkuar nisjen e tre komisioneve hetimore, dy prej të cilëve kanë nisur tashmë. Kemi ndjekur përditshmërinë e shqiptarëve duke propozuar uljen e TVSH-së dhe kemi bërë një betejë të përditshme dhe do të vazhdojmë një betejë të përditshme ndaj një regjimi, i cili është kthyer në një hall, në një makth të përditshëm të shqiptarëve. Këtij aksioni politik, në vend që ta ndihmonte me aktet për të cilat ishte zotuar, hedhjen një hap prapa dhe trajtimin siç do ta trajtonte çdokush, siç do ta trajtoja edhe unë problemin e shpalljes non grata, Sali Berisha i është përgjigjur duke mobilizuar energjitë e tij në një betejë jo kundër kundërshtarit tonë politik, por kundër PD-së dhe për këtë arsye e kam cilësuar një tub oksigjeni për regjimin sepse ndërkohë që ne jemi përballë Edi Ramës, në mënyrë të përditshme dhe me një aksion të strukturuar politik, zoti Berisha të vetmin kontribut që po jep është shfokusimi i këtyre energjive, shpërqendrimi nga beteja me Edi Ramën dhe fatkeqësisht, së fundi, siç e kemi parë, shpalosjen nën flamurin e lëvizjes së tij të të njëjta figurave të krimit të organizuar që demokratët i kishin përballë në zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetje: Dakord dhe pikërisht për këtë, sot zoti Berisha ka pasur një reagim, për këto deklarata që ju po bëni edhe aktualisht, në lidhje me përfshirjen e krimit në këtë proces që ka nisur tashmë foltorja e zotit Berisha. Po e citoj të saktë, duke ju përmendur juve, thotë: “Po të hyjnë me ushtarë, ju nxjerr me këpucë të kuqe”.

Lulzim Basha: Nuk preferoj të komentoj metafora, pas të cilave nuk fshihet dot mungesa e përgjigjes. Zoti Berisha njihet që me protagonizmin e tij, është marrë me figura që askush ndoshta s’i kishte dëgjuar para se të denoncoheshin nga ai. Dhe shumë prej këtyre denoncimeve edhe kanë qëndruar. Jo të gjitha, por një pjesë kanë qëndruar. Si mund të mos merret ai, me atë që e di i gjithë Elbasani, që Aqif Rakipi, i larguar nga parlamenti për shkak të Ligjit të dekriminalizimit, po punon ethshëm për të kërcënuar e shantazhuar demokratët e Elbasanit?

Pyetje: Keni fakte për këtë?

Lulzim Basha: Pa diskutim! Sekretari i përgjithshëm i ka bërë publike të gjitha ato që PD-ja ka konstatuar dhe ka njoftuar po kështu edhe faktin që gjithçka është e dokumentuar dhe e verifikueshme. Pra, që të kthehemi te pyetja, bëhet fjalë për një figurë kryesore të krimit të organizuar që është përjashtuar nga parlamenti për shkak të dekriminalizimit; për Suel Çelën, që u kthye në një personazh të krimit në zgjedhjet e 25 prillit; për Rrahman Rrajën në Fushë-Krujë; për Tom Doshin. Bëhet fjalë për figura të krimit të organizuar që më 25 prill kanë qenë në krah të Edi Ramës më keq se kaq. Janë pjesë e masakrës zgjedhore. Kanë dhunuar demokratët edhe fizikisht. Ç’i lidh ata me lëvizjen e Sali Berishës? Kësaj pyetjeje, Sali Berisha ka më shumë se 10 ditë që nuk i jep përgjigje dhe nuk mund të fshihet as pas metaforave dhe as pas pllakatave që shpalos në faqen e tij zyrtare apo në foltore. Fakti është që këta njerëz, që ne i kishim përballë dhe kundër dhe janë bashkautorë të masakrës zgjedhore të 25 prillit, sot papritur kanë interes që të mbështesin zoti Berisha. Dhe ky është një problem shumë i madh, i cili, për ta thënë me fjalë të buta, dëmton rëndë besueshmërinë dhe legjitimitetin e gjithçkaje tjetër që Sali Berisha pretendon në raport me këtë lëvizje.

Pyetje: A rrezikon që pas 18 dhjetorit PD-ja të ndahet në dy parti politike?

Lulzim Basha: Nuk rrezikon aspak sepse PD-ja ka qenë bashkë në Ligjin për Dekriminalizimin, PD-ja është bashkë

Pyetje: Bashkë por nuk mundët dot as Edi Ramën.

Lulzim Basha: Nëse mund të kthej përgjigje të plotë. Kjo s’është e vërtetë sepse raporti i ODIHR-it, i vitit 2021, flet qartë për një proces zgjedhor të shkatërruar nga nisja deri në fund, që nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese deri te përfshirja e shtetit, deri te dhunimi i privatësisë dhe ngritja e sistemit alla Sigurimi i Shtetit, e patronazhistëve, deri te kapja e medieve, dhe mund të them, një paragraf po të citojmë, një rekomandim po të citojmë, kuptohet qartë se çfarë ka qenë 25 prilli. Shteti duhet të garantojë fshehtësinë dhe lirinë e votës. Thënë ndryshe, qeveria e Edi Ramës, më 25 prill ka arritur atë nivel të dhunimit të zgjedhjeve, ku nuk garantohet as liria, as fshehtësia e votës. Pra jemi kthyer më keq se në vitin 1991 apo, siç e kam thënë shpesh, jemi kthyer në Bjellorusinë e Lukashenkos. Kjo është e qartë, besoj. Kështu që për t’u rikthyer te pyetja që shtruat, për ne 18 dhjetori është ditë bashkimi për të çuar më përpara betejat, për të cilat shqiptarët na kanë votuar, jo sepse kemi blerë votën, jo sepse i kemi kërcënuar, jo sepse kemi angazhuar krimin apo jemi mbështetur te pakica e oligarkëve që pasurohet ndërkohë që populli varfërohet për shkak të vendimeve të Edi Ramës, jo, pikërisht se kemi bërë të kundërtën dhe po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë të kundërtën në interes të shqiptarëve. Kemi çuar në parlament vetting-un e politikanëve, kemi çuar komisionin hetimor për zgjedhjet, Reformën Zgjedhore, së shpejti Reformën Territoriale, kemi çuar amendamentin për uljen e TVSH-së sepse edhe sot që flasim, problemi kryesor i shqiptarëve është rritja e çmimeve dhe fakti që 50% e familjeve shqiptare e kanë të vështirë të shtrojnë më shumë se një vakt për veten e tyre apo për fëmijët e tyre. PD-ja është në funksion të tyre, është në funksion të halleve të tyre, jo të halleve të Sali Berishës.

Pyetje: Pra nuk kemi një PD të përçarë pas 18 dhjetorit.

Lulzim Basha: Jo në qëllimet që e bashkojnë PD-në. PD-ja është një familje që bashkohet nga qëllimet, nga vlerat, nga parimet, nuk është një formacion mbrojtës ndaj kujtdo individi, qoftë ky Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Pyetje: Dakord. Atëherë, meqenëse nuk kemi një PD të përçarë për qëllimin, pyetja është për opozitën. Me LSI-në, cila është marrëdhënia juaj? Aktualisht ju kemi parë shumë larg me zonjën Kryemadhi apo edhe me zotin Meta, që keni bërë replika në distancë. A ka shanse që të ketë më koalicion PD-LSI?

Lulzim Basha: Jo, nuk preferoj të hyj në apo të preferoj ta ul nivelin e bisedës në komentimin e replikave të bëra apo kundër replikave të imagjinuara. Për mua, si kryetar i opozitës, misioni është fare i qartë. Të gjithë ata që e shohin veten përballë regjimit, jo vetëm që janë të mirëpritur, por do të krijojmë mekanizmin, platformën qytetare për demokracinë që ta gjejnë veten e tyre dhe të japin maksimumin në këtë betejë, pa hile, por ama të hapur që, aq sa mundet të japin kontributin e tyre, qofshin këto forca politike, parti politike, qofshin faktorë shoqërorë, qofshin grupe interesi, të cilët mezi presin çlirimin e Shqipërisë nga ky makth dhe çlirimi i Shqipërisë nga ky makth do të vijë. Dhe PD-ja më 18 dhjetor do të rikonfirmojë se është e vetmja shpresë për ta sjellë këtë ndryshim. Më 25 prill shqiptarët donin ndryshimin, ndryshimi iu mohua përdhunshëm përgjatë një viti pothuajse krimesh elektorale, vendimesh të njëanshme, abuzimit me shtetin dhe me burimet shtetërore, përfshirjes së krimit, shitblerjes së votës. Më 18 dhjetor PD-ja do të rikonfirmojë se është forca e vetme, alternativa e vetme, e cila jo vetëm do të mundë këtë të keqe, por do të mundë po kështu makthin 30-vjeçar të transicionit. Pra nuk bëhet fjalë thjesht për zhvendosjen e regjimit, për heqjen e regjimit, bëhet fjalë për një transformim tërësor të qëndrimeve të PD-së ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve dhe ndaj vizionit tonë për të nesërmen.

Pyetje: A është gati PD-ja për zgjedhje të parakohshme, qoftë edhe ato lokale?

Lulzim Basha: PD-ja ka qenë dhe do të jetë gati për çdo sfidë. E rëndësishme është beteja për demokracinë, beteja për lirinë e votës, beteja për lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, e cila është sot sfida më e madhe e Shqipërisë dhe e çdo shqiptari të ndershëm.

Pyetje: Do të jetë i përjashtuar zoti Berisha nga PD-ja?

Lulzim Basha: Unë e kam thënë në ditën time të parë si kryetar i PD-së dhe dua ta përsëris: nuk kam përjashtuar dhe nuk përjashtoj askënd nga PD-ja, nuk mbaj askënd me zor në PD, por një gjë të jetë e qartë si drita e diellit, statuti që na bashkon, që na mban bashkë, do të zbatohet. Vijat e kuqe nuk i përcakton kryetari i PD-së, i përcakton Statuti i PD-së dhe çdo akt, veprim apo qëndrim që bie ndesh interesave elektorale dhe politike të PD-së, që shkel mbi sakrificën e demokratëve për interesat personale të çdokujt, pa diskutim dhe pa më të voglin hezitim, do të marrë përgjigjen që përcakton statuti.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend