LIVE UPDATES
Politike

Basha takon dhe Fatmir Limajn: Do qëndrojmë në mbështetje të institucioneve në Kosovë

20 Korrik 2020, 17:24 Nga DOSJA
Basha takon dhe Fatmir Limajn: Do qëndrojmë në mbështetje

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me kreun e Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka dhënë një deklaratë për mediat. Para mediave, Basha tha se si kurrë më parë, kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve pasi Kosova në moment delikat dhe duhet unitet i faktorit politik për interesin e Kosovës.

Nga ana tjetër Limaj tha se të gjithë faktorët në Kosovë vlerësojnë kontributin e Bashës dhe shtoi se krei u PD e ka ndihmuar dhe këshilluar që prej përfundimit të luftës për lirinë e Kosovës dhe deri tani. Më tej kreu i PD tha se ai dhe PD qëndrojnë në mbështetje të vendimeve të institucioneve të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale.

FATMIR LIMAJ: Sot pata nderin edhe kënaqësinë për të patur në një vizitë Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, liderin e opozitës shqiptare, zotin Basha me bashkëpunëtorë. Gjetëm rastin të shkëmbejmë mendime për zhvillimet në Tiranë edhe Prishtinë. Siç e dini, zoti Basha është një prej personaliteteve që e njeh jashtëzakonisht mirë realitetin e Kosovës dhe që ka përcjellë në vazhdimësi të gjitha zhvillimet në vendin tonë, na ka ndihmuar, na ka këshilluar, në raste të caktuara, gjatë gjithë kohës, nga procesi të përfundimit të luftës për lirinë e Kosovës dhe deri më tani. Ishte një qëndrim i përbashkët që edhe në Prishtinë, por besoj edhe në Tiranë, si kurrë më parë, kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve.

Unë e njoftova zotin Basha se Kosova sot është në një moment delikat, të rëndësishëm ku duhet një bashkim dhe një unitet i faktorit politik të Kosovë, një rishikim i mirë i axhendës sonë shtetërore. Forcat politike ne Kosovë duhet t’i ndajnë edhe t’i përcaktojnë qartë pikat të cilat na bashkojnë në interesin shtetëror dhe nuk duhet që çështje që janë me interes për shtetin e Kosovës të përzihen me politika ditore.  Gjithmonë ka kohë për përplasje ose për konkurencë të politikës së brendshme, ndërsa pozicioni i Kosovës, temat që janë më interes nacional, ato duhet të jenë prioritet dhe, më shumë se kurrë, duhet një unitet i forcave politike në Kosovë, ato në pozitë dhe opozitë.

Biseduam për zhvillimet e fundit, me të cilat po ballafaqohet Kosova. Biseduam gjithashtu për dialogun Kosovë-Serbi. Biseduam edhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe besoj ishte mendim i përbashkët që më shumë se kurrë të bëhet identifikimi i interesave të përbashkëta, për të cilat duhet të angazhohemi së bashku në arenën nderkombëtare, por, po ashtu, edhe dy shtetet veç e veç. Secili nga ne të kontribuojmë në unitet në vendet tona, siç ka qenë traditë deri më tani.

LULZIM BASHA: Gjithmonë kënaqësi të kem mundësinë të takohem me Fatmir Limaj, një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e, më pas, e ka vazhduar sakrificën e tij personale duke qenë i pari në kalvarin e atyre, që lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u është dashur ta mbrojnë edhe pas përfundimit të luftës, edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Vizita ime te kryetari i Nismës nuk është thjesht dhe vetëm në kuadrin e takimeve me kryetarët e partive politike në Kosovë, por është dhe rikthim tek një mik, tek i cili, shpeshherë, gjej jo vetëm këshillën, por dhe interpretim të qartë të realitetit politik në Kosovë, por dhe të zhvillimeve politike në hapësirën mbarëshqiptare, por dhe frymëzimin për të cilin të gjithë kemi nevojë dhe i cili buron nga instikti i brenshëm i dikujt që, gjithmonë interesat e vendit interesat e popullit, interesat kombëtarë i ka vënë mbi interesat personale.

Ndaj dua ta falenderoj për bisedën e sotme dhe të rikonfirmoj qendrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike dhe timin personal për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të vendimeve të institucioneve, por dhe të forcave politike të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale, të cilat jam i sigurt që, mbështetur në përvojën e akumuluar ndër vite, do të dinë t’i përballin me mençuri, me maturi dhe me vendosmëri. Me këtë dua të them se do të kenë sot dhe nesër përkrahjen time, të Partisë Demokratike dhe të gjithë autoriteteve shtetërore të Shqipërisë në të ardhmen.

Më herët, Basha është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin Hashim Thaçi, ndërsa pritet të takojë edhe personazhe të tjerë të rëndësishëm, kreun e AAK, Ramush Haradinaj, ndërsa do të ndalet edhe te selitë e PDK dhe LDK.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir limaj lulzim basha lulzim basha ne kosove fatmir limaj lulzim basha lulzim basha ne kosove

Sondazh

Poll
Politike 20 Korrik 2020, 14:23

TIRANË– Myslim Murrizi ka pranuar se nuk tërhiqet për kërkesat e Opozitës Parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pas përfundimit të Këshillit Po...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj