LIVE UPDATES
Bota

Bashkëjetesa në Graçanicë, punëtorët mësojnë shqip dhe serbisht

17 Nëntor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Bashkëjetesa në Graçanicë, punëtorët

KOSOVË – Drilon Maliqi është shef i prodhimit në fabrikën Valimpex në Çagllavicë, Komuna e Graçanicës. Kjo komunë, me popullsi shumicë serbe, ndodhet jo shumë larg kryeqytetit të Kosovës – Prishtinës.

Fabrika, ndër të tjera, merret me prodhimin e folieve të kuzhinës. Ka rreth 30 punëtorë, por në prodhim janë të punësuar vetëm serbë nga fshatrat e Komunës së Graçanicës. Gjithsej janë shtatë dhe një prej tyre është Nemanja Gjorgjeviq, 24 vjeç. Ai ka filluar të punojë në Valimpex pesë vjet më parë, gati menjëherë pasi ka mbaruar shkollën e mesme. Ai thotë se është i kënaqur që ka një punë dhe se puna në prodhim nuk është e vështirë.

“Nuk e shoh veten duke punuar në kafene. Më mirë kështu. Po, punoj te shqiptarët, por të gjithë njerëz jemi. Rëndësi ka të kesh një punë, të punosh, të mbijetosh”, thotë Nemanja për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka mësuar edhe bazat e gjuhës shqipe, kështu që mund të komunikojë pa problem me kolegët shqiptarë.

“Pak nga pak kam mësuar. Jo gjithçka, por të kuptohemi”, thotë Nemanja, me të cilin Radio Evropa e Lirë ka biseduar në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, e cila shënohet çdo 16 nëntor.

Komuna e Graçanicës është njëra nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë apo njëra nga gjashtë komunat me shumicë serbe që nuk kanë lidhje gjeografikisht. Katër komunat e lidhura territorialisht janë në veri të Kosovës. Çështja e pozitës së komunitetit serb është temë e negociatave që zhvillojnë Kosova dhe Serbia tash e dhjetë vjet, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Një nga çështjet që po bllokon procesin e negociatave është mosformimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Beogradi insiston në krijimin e tij, ndërsa Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton.

Larg zyrave dhe sallave të konferencave, ku zhvillohen negociatat, vitet kalojnë për qytetarët e të dyja kombësive. Shefi i Nemanjës është shqiptari Drilon Maliqi, i cili flet dhe kupton pak gjuhën serbe. Ai thotë se nuk e kanë asnjë problem në komunikim. I pyetur se çfarë gjuhe përdorin kur flasin, Driloni thotë: “Gjysë, gjysë – pak ashtu, pak kështu”, duke aluduar se në komunikim përdorin edhe shqipen, edhe serbishten. Nemanja thotë se punëtorët e fabrikës Valimpex, shqiptarë dhe serbë, shoqërohen edhe jashtë punës.

“Ka kolegë që punojnë edhe në transport. Dalim shpesh për kafe apo birra dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme. Shkojmë me ta edhe në festën e Vitit të Ri”, tregon Nemanja.

Për pronarin e fabrikës, Memli Dushi, më e rëndësishme është që puna të kryhet në kohë, e jo kombësia e punëtorit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se punëtorët i ka kërkuar edhe përmes reklamave në radion lokale në Graçanicë, sepse ka dashur të punësojë vendas. Fabrika Valimpex është hapur në vitin 1994 si biznes familjar në Prishtinë. Më pas, në vitin 2015, ajo është shpërngulur në Çagllavicë. Serbët e punësuar në këtë fabrikë, kryesisht vijnë nga fshati fqinj, Llapna Sella.

“Ka qenë në interesin tonë që të kemi punëtorë vendas, së pari për shkak të transportit. Të sjellim punëtorë nga Prishtina, do të ishte kosto për ne. Dhe, djemtë që punojnë këtu, e kanë mirë, ata janë afër [punës]. Gjatë verës vijnë me biçikletë në punë”, thotë Dushi.

Përveç folieve të aluminit dhe vetëngjitëse, Valimpex prodhon edhe letër për pjekje, qese për ngrirje, si dhe ambalazhe për ushqime. Çdo vit, fabrika prodhon më shumë se një ton folie të markës “Sharm”, ndërsa pronari i fabrikës thotë se nuk kanë probleme me nxjerrjen e saj në tregun kosovar. Ai thotë se ka në plan zhvillimin e eksportit.

“Fokusi ynë është tek eksportet. Tani për tani nuk eksportojmë shumë dhe synimi ynë është që fillimisht të depërtojmë në tregun e vendeve të rajonit. Kemi edhe një strategji për vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Dushi.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora gjuha shqipe graçanice kosove prishtina gjuha shqipe graçanice kosove prishtina

Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2021, 10:14

SHBA-ja kërcënon Bosnjën me sanksione

SHBA-Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndërmjetësuar marrëveshjen për paqe në Bosnje e Hercegovinë më 1995, mund të vendosin sanksione kundër subjekteve që për...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj