LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Bashkëpuntori ‘Paketa’: Në Kampin e Semanit, Bajraktari tha se legata jugosllave…

4 Maj 2022, 06:23 Nga DOSJA
Bashkëpuntori ‘Paketa’: Në Kampin e Semanit, Bajraktari

Pjesa e pestë

Publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës. Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu dhe lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020. E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten i I-rë, Metush Qamili, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Liqeni”, lidhur me bisedat e zhvilluara nga dy emigrantët, Myrteza Bajraktari dhe Namik Luci në Kampin e Semanit.

Marrë Kapiten Metush Qamili

Dhënë B.p. “Liqeni” me 8/5/1965

R A P O R T

Ai njofton se gjatë bisedimeve që ka pasur të shpeshta me Myrteza Bajraktarin dhe Namik Lucën, ata nuk kanë folur ndonjë gjë të keqe kundra Partisë dhe shtetit, por ata presin që ta transferojnë (ta qesin të lirë nga kampi Semanit), për tu kthyer në Jugosllavi nuk kërkojnë, këta të dy kanë shoqëri me Halit e Rexhep LLazanën dhe Xhevdet Çekrezin.

“Liqeni”

Detyra

Të qëndroni afër me Myrtezain me qëllim për të mësuar se çfarë mund të flasin për Partinë dhe pushtetin.
Sqarim: Myrtezai është në 2/A.

Masat operative

Të shtypet dhe të futet në dosjen e raportit.

Puntori Operativ

Kap. (Metush Qamili)

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Rezidenca “Rraketa”, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Besniku”, lidhur me bisedat e zhvilluara nga Myrteza Bajraktari, me emigrantët e tjerë jugosllavë, në Kampin e Semanit

Marrë Rezidenca “Rraketa”

Dhënë B.p.“Besniku”, me 10/V/1965

R A P O R T

Me datën 2/V/1965 në orën 2 mbas dite te barangat e Kampit të Semanit, ishin emigrantët Myrteza Bajraktari, Jonuz Vuçeta, Musa Berdyna, në bisedim e sipër, Musa Bërdyna tha se; neve emigrantët këtu na trajtojnë si në kohën e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxha e din se neve këtu rrojmë mirë, po në realitet, neve këtu jemi shumë keq, kur e thirrën Musan të merrte lekët (2000 lek) si zakonisht, Musa thërriste, duke ofenduar dhe se këto lek për mua janë si një copë opinge dhe se këtu në Shqipëri, këta na humbën jetën, po kështu këta hapin çdo stacion të huaj dhe dëgjojnë lajmet e huaja, Musa me datën 10/V/1965, ka ofenduar dhe kapterët e Policisë, Degën dhe Operativin dhe tha se unë nuk i njoh këta, vetëm njoh Ministrin, se këtu në Shqipëri ka shumë Koçi Xoxe, kur fliste kështu, Ali Uka ja pasonte, po kështu dhe Cen Stojku dhe ky avazin e këtyre mbante dhe tallej me ta duke marrë nëpër gojë kapterët e policisë.

“Besniku”

Detyra

Punoni dhe më shumë rreth detyrave që kini.
“Rraketa”

Shënim

B.P., “Besniku” u takua nga unë dhe ju dhanë detyra se si të punojë dhe të zbatojë detyrat.

Sqarim, vetëm Myrteza Bajraktari është në 2/A. dhe Cen Stojku në 2.B. ndërsa të tjerët kanë vetëm fashikull. Këto fjalë ata i kanë të zakonshme për arsye se Musaj është bërë si i çmendur se ka 8 vjet në kampin e Semanit.

Punëtori Operativ

Kapiten i I-rë (Metush Qamili)

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten Metush Qamili, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Vera”, lidhur me bisedat e zhvilluara nga Alisan Çako, me emigrantët e tjerë jugosllavë, në Kampin e Semanit

Marrë Kapiten Metush Qamili

Dhënë B.p. “Vera” me 7/6/1965

R A P O R T

Me datën 5/6/1965, duke shëtitur në Shtyllas në mbrëmje të kësaj date, ishin Alisan Çako dhe ai, gjatë bisedimit, burimi tha se: kur u bë 50 vjetori i Shqipërisë, ka dalë një libër që flet për veprimtarinë e Ismail Qemalit dhe shokëve të tij të asaj kohe dhe pashë se Ismaili, shok më të ngushtë dhe më të mirë kishte pasur andej nga Kosova, si p.sh. Luigj Gurakuqin e të tjerë, në këtë rast, Alisani tha se: drejt e ke kuptuar, se populli Kosovës ka qenë dhe është thjeshtë Shqiptar, por nuk ka ç’bën, se ja ka hipur sipër Jugosllavia, por neve kosovarët, nuk e kemi keq vetëm me Jugosllavinë, por dhe me Shqipërinë, ai i tha: po pse të jetë kështu, Alisani tha se: për të të mbushur mendjen ty, po jap një shembull dhe vazhdoi:

“Unë kam dy raste që kam provuar sa besnike është qeveria shqiptare, një kushëriri jem, djali i ri, 20 vjeçar, mbaroi universitetin në Beograd dhe atje kreu një veprim dhe për këtë e dënuan 8 vjet burg, mbasi doli nga burgu, se u mbush afati, dhe ai nuk dëshironte të qëndronte më në Jugosllavi, dhe për këtë erdhi në Shqipëri. Sa erdhi këtu, e internuan në kampin e Semanit, ku banon edhe sot e katër vjet. Ai e pyeti, po mirë more, Alisan, këtij djalit kaq të ri t’i bëhet kjo goditje kaq e madhe se mos ka pasur ndonjë gjë.

Alisani tha se: unë jam njeriu më i afërt i tij dhe gjendjen politike të tij, e di mirë, por ai dyshohet vetëm për një vëllaun e tij, se e ka kolonel marine në Jugosllavi dhe si duket, qeveria shqiptare, dyshon se mos është dërguar prej vëllaut për spiunazh. Ai i tha: po ashtu mundet të jetë, Alisani i tha: jo nuk është e vërtetë, po ai iku se urrente qeverinë jugosllave dhe nuk mendoi se do t’i dilte kështu.

Si ky rast, kam edhe një rast tjetër me një student kosovar, ku u arratis prej Jugosllavie erdhi në Shqipëri dhe menjëherë e internuan në Llakatund, ku qëndroi gjashtë muaj dhe u prish nga mënd, nga trajtimi i keq që i bëhej dhe sot gjendet në Çmendurinë e Vlorës. Për këto dhe shumë të tjera, qeveria shqiptare, neve kosovarëve na ka dhënë të kuptojmë, se besimi tek neve, është i hequr.

“Vera”

Detyrat:

Me Alisanin, kur të bisedoni, i thoni se: kam një shok Hilmi Jahon, në sektorin e Semanit dhe një ditë e takova e i thashë se duhet të vijë në Seman, por atje është kamp me tela dhe kam frikë, kur ai më tha se: nuk është kamp me tela, dhe çdo njeri është i lirë, dhe se atje kanë qenë shumë emigrant por kanë ikur duke i dërguar si të riatdhesuar në Jugosllavi, më vajti mëndja te kushëriri i yt dhe thashë më vete: pse nuk ka ikur, por rri në Seman, të cilit i harrova dhe emrin.
Këto me qëllim, për të zbuluar më tej se kush është emri dhe çfarë do të thotë më gjatë Alsiani, pse nuk ka ikur dhe ai në Jugosllavi, si të tjerët.

Sqarim: Alisani është në 2/B. dhe fjalën e ka për Myrteza Bajraktarin, se ai ka vëllanë major ose nën/kolonel në Marinën e Jugosllavisë dhe që dyshohet shumë, si agjent i UDB-së dhe se këtu Alisani dhe Myrtezai janë të lidhur me njëri tjetrin.

Vlersimi: Ka rëndësi se B.p., nuk gënjen dhe sepse Alisani i tregon drejt, duke e konsideruar veten se nuk ka ardhur me qëllime të këqija dhe vëllanë e ka kolonel.

Punëtori Operativ

Kapiten i I-rë, Metush Qamili

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten Metush Qamili, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Kombi”, lidhur me bisedat e zhvilluara nga Myreteza Bajraktari, me emigrantët e tjerë jugosllavë, në Kampin e Semanit

Marrë: Kapiten Metush Qamili

Dhënë: B.p., “Kombi” në 22.6.1965

R A P O R T

Më datën 19.6.1965, në dhomën nr. 9, ishte Myretza Bajraktari dhe ai, në bisedim e sipër, në lidhje me plagosjen e emigrantit Ali Jakupit, nga rreshter Nuredin Isufi, Myretzai tha: “Se rreshteri e plagosi pa të drejtë Aliun, por pati faj Aliu me shokë, që nuk u hodhën ta sulmonin rreshterin, t’i merrnin revolen, kjo çështje që ndodhi këtu në këtë mënyrë, nuk ndodh në vende të tjera, që të vriten emigrantët brenda oborrit të Kampit të Emigracionit, vetëm në Shqipëri ndodh kjo.

“Kombi”

Detyrat:

Të qëndroni afër me Myrtezanë, kur ai të thotë se do të bëhet bujë kjo çështja e plagosjes së Aliut jashtë shtetit, ti, i thuaj se: nuk besoj sepse nuk ka shkuar njeri nga këtu, ta marrin vesh atje në Jugosllavi dhe ndryshe, s’kanë si ta marrin vesh. Me qëllim të shohim se çfarë do të thotë.
Sqarim:

Myrtezai është në 2/A. si agjent i mundshëm i Zbulimit Jugosllav.

Vlersim:

Raporti ka deri diku rëndësi, sepse ky mundet të jetë nxitës i ngjarjes që më parë.

Masat Operative:

Të mbajmë afër në mënyrë sekrete, B.p., “Bukoviku”, me qëllim për të na thënë për Myrtezanë, mbasi ka deri diku besim dhe ky B.p., është i Drejtorisë së I-rë, por nuk është provuar, ka dyshime, i ati i tij, është dënuar shtatë vjet, si agjent i UDB-së.

Puëntori Operativ

Kapiten i I-rë, Metush Qamili

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten Metush Qamili, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Paketa”, lidhur me bisedat e zhvilluara nga Myreteza Bajraktari, me emigrantët e tjerë jugosllavë, në Kampin e Semanit

Marrë Kapiten Metush Qamili

Dhënë B.p., “Paketa” më 12.7.1965

R A P O R T

Më datën 27.6.1965, ai është takuar me emigrantin Myreteza Bajraktari dhe gjatë bisedimit, lidhur me plagosjen e Ali Jakupit, Myrtezai tha se: është plagosur kot nga rreshter Nuredini dhe ata bënë gabim që nuk ju hodhën t’i merrni revolen rreshterit, sidoqoftë, neve duhet ta mbrojmë Aliun, se e kemi shok, por, në këtë mënyrë si veprojnë këta policët e kësaj qeverie, është poshtërsi dhe në rast se qeveria nuk merr masa, do të thotë se qeveria vetë kërkon që karshi emigrantëve të sillen policët keq dhe të bëjnë tortura, këtë punë e ka marrë vesh gjithë bota dhe Legata Jugosllave.

Ai i tha se: nuk besoj ta ketë marrë vesh qeveria dhe Legata Jugosllave në Tiranë, Myrtezai i tha se: Legata Jugosllave në Tiranë, nuk ruan lopët e dhitë, por këto punë shikon dhe ka njerëz ajo, që vënë i thonë. Me kaq, nuk biseduam më gjatë.

“Paketa”

Detyra:

Myrtezait, i thoni se rreshteri nuk po duket më këtej, si duket do ta kenë futur brenda, vetëm juve nuk duroni, megjithëse ka të drejtë, të na vrasin, sepse vetë na hëngri kurrizi dhe erdhëm këtu, si burra të mirë, e për t’u treguar si trima, por këta qenë më të mençur se ata tanët, dhe neve që menjëherë na suallën në baltën e Myzeqesë, dhe tani rrezik të na fusin ndonjë plumb krahëve si Aliut. Këto, me qëllim se çfarë do të thotë ai.
Sqarim:

Myrtezai është në përpunim 2/A, si agjent i Zbulimit jugosllav dhe tek B.p., ka deri diku besim, megjithëse edhe vetë B.p., ka dyshime në pozitën e tij. Memorie.al

Punëtori Operativ

Kapiten i I-rë, Metush Qamili

Vijon numrin e ardhshëm

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci myrteza bajraktarit dashnor kaloci myrteza bajraktarit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë