Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Bashkëqeverisja” ende s’është ligj/ Rama e prezanton: S’ka më sportele në 2022!
2 Dhjetor 2021, 17:11Nga DOSJA
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama u ndal në qytetin e Elbasanit ku zhvilloi takimin e parë për “Bashkëqeverisjen”, nismë që nuk është ende ligj, edhe pas miratimit të parë në Parlament. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se brenda vitit 2022, qytetarët nuk do t’i marrin shërbimet në sportele, por nëpërmjet platformave online. Gjithashtu, Rama sqaroi se si do të funksionojë sistemi i ri, duke paralajmëruar edhe sanksione për të gjithë ata që nuk zbatojnë afatet e vendosura.
Sipas tij, në rast se qytetari nuk do të marrë një përgjigje brenda afatit për dokumentin që kërkon, atëherë për punonjësit e administratës do të ketë edhe sanksione por nuk bëri me dije se për çfarë bëhej fjalë.
Për numrin një të qeverisë, ‘Bashkëqeverisja’ është një mekanizëm i ri detyrues ligjor, që u jep qytetarëve akses të plotë në shërbimet administrative përmes celularit apo kompjuterit, duke i dhënë fund në të njëjtën kohë mikut, lekut dhe radhëve. Por pikërisht ky ligj që sot Rama e prezantoi me qytetarët, në fakt është kundërshtuar nga palët e tjera politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, pasi për ta ngritja e kësaj strukture spiunimi, tregon se shteti ka rënë dhe korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit. PD po ashtu akuzon se me këtë ligj objektiv vjedhja e të dhënave të shqiptarëve. Ndërsa nga ana tjetër, presidenti Meta e ka kthyer ligjin pas për rishqyrtim, megjithatë Rama vazhdon dhe këmbëngul se ky ligj do të kalojë pa asnjë ndryshim në Kuvend.
TIRANË– Moti i keq dhe me shi pritet që të rikthehet në vendin tonë këtë fundjavë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se ditën e premte ...
TIRANË- Banorët e zonës së Laprakës kaën dalë sërish në protestë sot për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës ...
GJIROKASTËR- Një shtëpi një katëshe ka marrë flakë pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se shkak për përfshirjen e shtëpisë në flakë është soba e ndezu...
TIRANË – Ditën e sotme pritet të publikohen emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 Dhjetor, përkatësisht li...
LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka vendosur mosfillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut të qytetit, Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni, të cilët në muajin qer...
TIRANË– 3 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit k...
ITALI- Një shqiptar u vu në pranga ditën e djeshme në Itali pasi kap me kokainë. Ligurianotizie shkruan se shqiptari u kap në flagrancë me mbi 6 kilogram kokai...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar që trafikonte njerëz në Britaninë e Madhe dhe i fuste në punë në lavazhe në Bucks, mund të deportohet në Shqipëri. Armond Mucmata,...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të zhvilluara në vitin 2019, ku dallohet zbatimi një m...