"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Bashkia përgënjeshtron deklaratën e PD: Familja Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy sht
30 Nëntor 2020, 14:21Nga DOSJA
TIRANË– Bashkia e Tiranës iu ka kundërpërgjigjur Partisë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh me kamera HD rastin e familjes Shabanaj nga Baldushku, për të cilën pretendoi se nuk është ndihmuar pas tërmetit.
Nga dokumentet e publikuara, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë për tërmetin e 21 Shtatorit 2019, e ndërkaq pas dëmeve të mëdha gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, dy vëllezërve do t’u rindërtohen dy shtëpi, ndonëse para tërmetit kanë jetuar në një shtëpi.
Bashkia e Tiranës shprehet se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar e ndihmuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar.
“Si të mos mjaftojnë montazhet dhe inskenimet mashtruese me familjet e prekura nga tërmeti i rëndë i 26 Nëntorit 2019, sot Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i servirën qytetarëve të Tiranës fytyrën e ish deputetit që u kap në flagrancë me patllake në dorë, duke luftuar kundër Këndit të Lodrave të fëmijëve te Liqeni, për të transmetuar videomontazhin qesharak të radhës e duke përdorur për fushatë fatkeqësinë e familjes Shabanaj nga Baldushku. Për të bërë transparencë para qytetarëve të Tiranës dhe për të vërtetuar edhe njëherë me fakte, e jo me kamera HD e spote publicitare për fushatë siç bën Lulzim Basha, se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar, sqarojmë se:
– pas tërmetit të 21 Shtatorit, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 152, Dt. 16.12.2019 në shumën 3 milionë lekë. – pas tërmetit të 26 Nëntorit, familja është strehuar në konteiner dhe gjatë pandemisë është ndihmuar vazhdimisht me ushqime nga bashkia dhe Njësia Administrative. Aktualisht, dosja e familjes Shabanaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive, për të dy vëllezërit Shabanaj, duke qenë se në shtëpinë e prishur nga tërmeti i Nëntorit 2019 kanë jetuar dy kurora”, thuhet në reagimin e Bashkisë.
Më tej Bashkia e Tiranës i kërkon Lulzim Bashës që të tregojë se si arriti të shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë. “Përpara se Lulzim Basha të montojë video të tilla dhe të përdorë kaq ulët fatkeqësinë e kësaj familjeje, është i detyruar t’u shpjegojë qytetarëve të Tiranës se përse dhe si arriti t’i shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë, por edhe të deklarojë publikisht se ku banon sot”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është fokusuar ditën e sotme te të rinjtë të cilët kanë emigruar jashtë Shqipërisë për një jetesë më të mirë. Kjo ...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri, me anë të një statusi në “Facebook” denoncon se qeveria e kryesuar nga Edi Rama, përfiton nga koha e pandemis...
SHIJAK– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak ku inaguroi shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Bashkë me ministri Arben Ahmetaj, Rama shkoi në Shijak...
BRUKSEL– Burime diplomatike të BE kanë konfirmuar per ABC se ambasadorët e BE nu kanë arritur dakordësi për draft-konkluzionet për zgjerimin.Ata duhet të mblidh...
Politike30 Nëntor 2020, 11:17
TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka denonuar përmes një video në Facebook se qytetarët që janë prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë...
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan në Twitter se Shqipëria është vendi i dytë për numrin e aplikantëve që kërkojnë azil në Europë.Basha...
TIRANË– Komisioni Rregullator në KQZ miratoi sot projektvendimin për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021. Mble...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me nëna të cilat i kanë fëmijët emigrantë. Gjatë bashkëbisedimit u ndanë eksperien...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me gratë të cilat kanë fëmijët në emigrim shkruan në Twitter se ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është prekur para nënave të emigrantëve, pasi ka dëgjuar historitë e tyre të dhimbshme. Pasi dëgjoi rrë...