All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

BE: Ballkani Perëndimor më shumë se teknikalitete zgjerimi

11 Maj 2021, 06:13 Nga DOSJA
BE: Ballkani Perëndimor më shumë se teknikalitete zgjerimi
All - Paragraf - 1

Për herë të parë pas dy vjetësh Ballkani Perëndimor ishte të hënën, 10.05.2021, në agjendën e Këshillimit të BE-së për Çështje të Jashtme. Për të ngarkuarin e Lartë të BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, dhe shumë kolegë të tij nga vendet anëtare, kritikat ndaj këtij fakti janë të drejta: Sepse “Ballkani Perëndimor është një rajon kyç me rëndësi gjeostrategjike në Evropë dhe për Evropën”, argumentoi politikani 74-vjeçar në konferencën e shtypit në Bruksel. “Nuk do të presim më dy vjet, madje as dy muaj derisa ta rikthejmë Ballkanin Perëndimor në agjendën e BE-së”, premtoi ai.

Një sërë çështjesh për të zgjidhur 

Lista e problemeve të lidhura me Ballkanin Perëndimor është jo e vogël: zgjerimi, e i lidhur me të hapja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe vazhdimi i negociatave me Serbinë e Malin e Zi, dhe çështjet e pazgjidhura ndëretnike në Bosnjë-Hercegovinë dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ministrat e rikonfirmuan edhe një herë zotimin e tyre për perspektivën evropiane të këtyre vendeve, siç tha Borrell. Ata u zotuan se do të angazhohen për çeljen sa më shpejt të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por Borrell nuk e mohoi se është i shqetësuar për mosmarrëveshjet aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ne i inkurajojmë këto dy vende të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për konfliktin e tyre”.

Borrell theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpjegoi se dialogu Serbi – Kosovë do të vazhdojë kur të jetë gati pala kosovare, e cila ka kërkuar kohë për t’u parapërgatitur.

Jo ndarjes të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar më parë në media, Borrell tha se nuk ka plane për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Më parë komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi, ishte shprehur për mundësinë e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, meqë Bullgaria po e bllokon aktualisht fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Edhe ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas më parë e kishte hedhur poshtë idenë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.Edhe deputetja gjermane e Bundestagut, Renata Alt, liberalët, u prononcua kundër shkëputjes së dy vendeve dhe paralajmëroi që Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut.

Çështja e Maqedonisë së Veriut do të jetë në agjendën e ministrave të Evropës të martën, më 11.05.21. Para nisjes së tij në Bruksel, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, tha se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet për hapjen e konferencave ndërqeveritare dhe se me to duhet filluar sa më shpejt.

Dhurata pa kushte 

Kthimi i Ballkanit Perëndimor në agjendën  e ministrave të jashtme në BE vjen pas ankimeve të disa liderëve të Ballkanit Perëndimor për ndihmën e vonuar.

Duke aluduar për diplomacinë e vendeve të tjera me anë të vaksinës, Borrell kujtoi se vaksinat e BE-së në Ballkanin Perëndimor janë dhuratë, jo me pagesë, dhe jo të kushtëzuara.

Bashkimi Evropian i ka premtuar Ballkanit Perëndimor deri në fund të muajit qershor nëpërmjet nismës Covax deri tani 1 185 340 vaksina. Një pjesë e mirë e tyre tashmë ka mbërritur në rajon. 

Të mos humbasim zemrat e njerëzve

Javën e ardhshme (18.05.21) liderët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të shkojnë në Bruksel për një darkë joformale për të këmbyer opinionet e tyre në lidhje me zhvillimet aktuale në rajon. Borrell tha se pret nga shtetet  anëtare të dalin me propozime të reja për ta bërë më të dukshëm angazhimin politik të BE-së në rajon.

Një sërë ministrash të jashtëm të vendeve anëtare, si suedezja, Ann Linde, estonezja, Eva-Maria Liimets, apo sllovaku, Ivan Korčokishin shprehur qysh në fillim të takimit për rëndësinë e veçantë të rajonit. “Ne duhet të kemi në kujdes strategjik për rajonin”, tha Korčok. “Për fat të keq, gjatë dhjetë viteve të kaluara kemi qenë të përqendruar te zgjerimi. Kjo është diçka shumë e mirë, tha ai, por ne nuk duhet të humbasim vëmendjen në teknikalitete, e të harrojmë zemrat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor,të cilët të ardhmen e tyre e shohin në BE.”

DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ballkani perendimor bashkimi evropian ballkani perendimor bashkimi evropian

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj