LIVE UPDATES
Bota

Bëhet publike biseda e sekserit që u takua me Albin Kurtin, Vetëvendosja hesht

27 Tetor 2021, 19:31 Nga DOSJA
Bëhet publike biseda e sekserit që u takua me Albin Kurtin,

KOSOVË – Një bisedë telefonike e publikuar sot duket se nuk i ka bërë përshtypje Lëvizjes Vetëvendosje për të reaguar. Aty dëgjohen komunikime e incizime të një sekseri të pretenduar të Albin Kurtit.

Shaban Kilaj, një person me të kaluar kriminale, kishte provuar ta bindte Gani Gecin, që vajza e tij të kalonte në Vetëvendosje ose Listën Guxo. Në këmbim do të merrte poste si zëvendësministra e ambasadorë. Lidhur me këtë Gazeta Express ka dërguar pyetje në sekretariatin për media të Lëvizjes Vetëvendosje por të njëjtit nuk janë përgjigjur. Për dallim nga hera e fundit, partia e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila kishte reaguar pas raportimit të gazetarit Vehbi Kajtazi, kësaj radhe nga Vetëvendosja nuk kanë thënë as edhe një fjalë.

Shaban Kilaj, kishte shkuar në konakun e vëllezërve Geci në Llaushë, për ta bindur Ganiun, të atin e deputetes, Marigona Geci që t’i bashkohej Listës Guxo. Nëse do ta bënte këtë do të shpërblehej. Denoncimin se një sekser i Kurtit i kishte shkuar në shtëpi, e kishte bërë vetë Geci në një postim të gjatë në Facebook. Sipas Gecit, personi në fjalë i ka premtuar pozita për vajzën e tij nëse ai pranon që t’i bashkohet Kurtit.

“Albin Kurti më ka thanë me ardh me bisedu me ty, dhe ai ka dy opsione për ty nëse ti fillon me bashkpunua me Albin Kurtin dhe Qeverinë Kurti. Po i thash çfarë janë ato opsione? Opsioni i parë, ti mundesh me i dërgua dy zëvendesministra në Qeverinë e Albin Kurtit këdo që dëshiron ti, njerëz tu të besuar dhe për këtë vajza juaj kalon në Grupin parlamentar të LVV. Opsioni i dytë është pak ma i lehtë për ty nëse vajza juaj kalon në listën Guxo mund të bëhet kryetare e grupit parlamentar të listës GUXO dhe ti e emron 1 zëvendesministre ose edhe ndonjë ambasador”, kishte shkruar Geci më 4 mars të këtij viti.

Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit, së bashku me Vjosa Osmanin, fitoi mbi 50 për qind të votave. Kishte vota të mjaftueshme për ta votuar qeverinë, por jo edhe presidenten. Një muaj pas postimit të Gecit, Vjosa Osmani ishte zgjedhur president. Korumin ia kishte bërë LDK-ja, derisa Kurti kishte marrë në grup një deputete të PDK-së. Kishte siguruar edhe dy vota të Listës Serbe dhe një të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Paparaci, ka siguruar një incizim të një bisede në mes të Gani Gecit dhe Shaban Kilajt, i cili fliste në emër të Kurtit.

Po ashtu ka siguruar fotografi të Kilajt me Kurtin dhe me Gecin. Ka siguruar edhe biseda ndërmjet Kilajt dhe Kurtit nëpërmjet aplikacionit, Viber, por për shkak të pamundësisë së verifikimit të tyre, nuk do t’i botojë. Kilaj, një person i akuzuar për dallavere me viza amerikane, vazhdon të thirret si njëri që ka lidhje me amerikanë. Një aktakuzë e para disa viteve, atë e ngarkonte për vepra penale që lidheshin pikërisht me viza amerikane. Pas publikimit të postimit në FB, Shaban Kilaj i kishte telefonuar Gani Gecit, duke i kërkuar që ta fshinte postimin. Kishte marrë një përgjigje nga Geci: “Kurrë”.

“Gani t’u kisha lutë prej toke dej n’qiell… Me hek qat shkrim”, thotë Kilaj.

“Kurrë. M’u rrotullu toka s’e heki”, ia kthen Geci.

Gjatë bisedës, Geci ia rikujton se e ka pyetur disa herë se a e kishte dërguar Kurti. Ai ia konfirmon se po. Kilaj ankohet se pse Geci e kishte bërë publike shkuarjen e tij në shtëpi, duke e cilësuar si prerje në Besë. Por, Geci ia kthen se nuk është prerje në besë, por shkuarje për biznes.

“Nuk je ardhë ti n’besë…, ty t’ka çu për pushtet ai, jo n’besë… ty t’ka çu…”, thotë Geci.

Ti m’thave shko…, jo jo për pushtet… se ktu jom veç pi ni njeri pi vullnetit t’mirë… n’vullnet t’mirë kom pasë…, kom pasë qef Gani me shku qysh duhet…, se jon përsërit zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje”, thotë Kilaj, teksa shpreh “preokupimin” e tij me mos stabilitetin politik në Kosovë.

“Edhe unë pi vullnetit t’mirë… për me ja dashtë t’mirën qetij venit e disha që osht n’potencial që munesh me kry. Edhe ndaç me ja bo qet t’mirë venit…nuk osht as për Albinin, as për ty, as për mu, as për kërkon”, insiston ai.

Geci, ia rikujton se cfarë kishin biseduar në takim.

“Ej, unë nja katër herë jam konsulltu me ty, bilen e biles t’kom thon kur e kan çkru ata a din që po dojnë me parti politike kom thon unë këto muj me i bo edhe publike… e din ti e ki t’çkrune aty. Po e din domethanë…, edhe t’kom thanë a t’ka çu Albini kallxom nëse s’t’ka çu ai mos m’thuj po se tani o keq”, thotë Geci.

Kilaj, ia konfirmon se në shtëpinë e tij I kishte shkuar pas konsultimit me Albin Kurtin.

“Une prej vullneti t’mirë me Albinin jom konsultu rreth Marigonës”, shton Shaban Kilaj, teksa merr një leksion nga Geci, se vajza e tij nuk mund të bëhet deputete e një partie tjetër, sepse votat i kishte fituar në listën e LDK-së.

“Ej, vetëm njo. Unë nuk jom person që ja shtoj kujt ni fjalë, asni fjalë, kur dush ti… Asni fjalë kurrë, as ty, as Albinit, as kërkuj. Faktikisht unë t’kom prit… a po kupton se unë nuk jom tip…unë nuk jom… edhe t’kom thonë aty, unë nuk e du se ai o komunist… t’kom thonë a e din kur t’kom thonë”, shton Geci.

Paparaci, i ka dërguar pyetje Kurtit dhe zëdhënësit të tij rreth kësaj çështje, por asnjëri nuk janë përgjigjur. Ata, kanë refuzuar të deklarohen rreth Shaban Kilaj, një figurë kontraverse. Paparaci, nuk ka mundur të kontaktojë me Kilajn për të folur rreth kësaj teme. Në shkurt të vitit 2013, Kilaj ishte akuzuar së bashku me ish-kryetarin e Malishevës për keqpërdorime me viza amerikane.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë kundër Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha për veprën penale “Kontrabandim me migrantë” si dhe kundër Januz Kastarti, ish zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”. Sipas aktakuzës të pandehurit Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha, gjatë vitit 2010 – 2011, janë marr me kontrabandim të migrantëve.

“I pandehuri Shaban Kilaj ka siguruar ftesa për udhëtime zyrtare në SHBA, në krye me zyrtarë të lartë qeveritarë, në të cilat ftesa ishin të përfshirë edhe personat, të cilët nuk ishin zyrtarë të qeverisë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha, sipas Prokurorisë I kishin dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesa për nota verbale, duke i paraqitur këta persona si zyrtarë të qeverisë, kinse anëtarë të delegacioneve. Pas lëshimit të notave verbale “i pandehuri Shaban Kilaj ka arritur që të sigurojë viza zyrtare në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup për gjithsej nëntë persona, të cilët më pas kanë emigruar në SHBA”.

Sipas aktakuzës, ish zëvendësministri Januz Kastrati ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, ngase ka kërkuar nga asistenti i tij, i pandehuri Burim Hoxha, që ta procedojë ftesën për udhëtim zyrtarë në SHBA edhe pse e ka ditur se dy persona, të përfshirë në ftesë si anëtarë të delegacionit, nuk ishin fare zyrtarë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Marrë nga Gazeta Express

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti sekseri i albin kurtit shaban kilaj vetevendosja albin kurti sekseri i albin kurtit shaban kilaj vetevendosja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj