LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bëhuni njerëz,vritni një çifut”/ Gjykata e Durrësit ‘amnistoi’ thirrjet anti-semite

2 Shkurt 2022, 18:35 Nga DOSJA

Eduarti, një ish-mësues fizkulture nga fshati Xhafzotaj i Shijakut, emigrant në Itali, po kthehej në shtëpi në 19 qershor 2020, kur u ndalua nga policia në pikën kuftiare të Hanit të Hotit. Pas pyetjeve formale për të konfirmuar identitetin, policia e ka pyetur nëse përdorte rrjetet sociale, nëse kishte profil në Facebook e Instagram dhe nëse profili në Facebook me emrin Bardhi ishte i tij.

Në procesverbalin e marrjes në pyetjet të cituar në vendimin e Gjykatës së Durrësit të 11 qershorit 2021, Eduart G. citohet të pranojë se “ka patur llogari të hapur në Facebook me emrin Eduart G. dhe Bardhi G., llogari të cilat i përdorte vetë”.  Ai thotë se kishte kohë që nuk i përdorte profilet dhe se po ashtu nuk u mbante mend as fjalëkalimet. 41-vjeçari ka sqaruar edhe se Bardhi ishte emri me të cilin e thërrisnin të afërmit.

Ish-mësuesi i fizkulturës e ka kuptuar se përse po pyetej, kur policia i ka treguar pesë postimet e tij në profilin me emrin Bardhi, të shkruara midis 12 dhjetorit 2017 dhe 12 janarit 2018. Në postime, shpërndarje të publikimeve nga faqe të ndryshme në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, Eduart G. kishte shtuar edhe një fjali të vetën me thirrjen për të vrarë hebrenj.

“Bëhuni njerëz, vritni një çifut”, thuhej në njërin status të shpërndarë dy herë. Tre postimet e tjera janë po ashtu thirrje lakonike për të vrarë, “për të shpëtuar shpirtin” apo “shpëtuar njerëzimin”.

Në janar 2020 Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit e ka proceduar mësuesin e fizkulturës për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitje të urrejtjes e grindjeve”. Përballë policisë Eduarti ka pretenduar fillimisht se nuk i kujtoheshin postimet, pasi kishte kaluar shumë kohë. Më pas ka deklaruar se “nuk ka patur si qëllim që të bëj nxitje urrejtje kundër një komuniteti hebre, por kundër individëve të veçantë që kanë kryer ato krime”. Bazuar mbi këto statuse Prokuroria e Durrësit ngriti ndaj tij akuzën e “Nxitjes së urrejtjes e grindjeve”. Eduart G. u arrestua më qershor 2020 dhe pas 12 muaj hetimesh dhe procedurash gjyqësore prokuroria e Durrësit kërkoi në gjykatë në qershor të vitit që shkoi dënimin e tij me 3 vjet burg.

Por gjyqtarja e cila shqyrtoi çështjen, Eda Kaja e shpalli atë të pafajshëm në qershor të vitit që shkoi. Në arsyetimin e pafajësisë gjyqtarja Kaja shprehet se në statuset në Facebook të shkruara prej 41-vjeçarit mungon “elementi i dashjes”.

“Nuk u provua absolutisht elementi i dashjes, por siç rezulton nga provat e administruara dhe përmbajtja e shkrimeve te publikuara nga ai çmohet se nuk ekzistojnë elementet e figurës së veprës penale”, shkruan Kaja.

Prokuroria nuk ka rënë dakord me arsyetim e Kajës dhe e ka apeluar çështjen, por shqyrtimi në apel nuk ka filluar ende.

Hetimi

Shqipëria mburret me aktet e disa dhjetëra familjeve që gjatë Luftës së Dytë Botërore strehuan dhe shpëtuan qindra hebrenj të arratisur nga vende të ndryshme prej përndjekjes nga nazistët. Dhjetëra shqiptarë janë nderuar si “Të drejtë mes kombeve”, për shpëtimin nga holokausti i hebrenjve që u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dyrë Botërore dhe vendi krenohet me mungesën e antisemitizmit.

Por një raport i Instituti Ndërkombëtar Republikan mbi antisemitizmin në Ballkan thekson se për shkak të politikës, në media kanë zënë vend teoritë konspirative mbi hebrejtë që kontrollojnë botën. Raporti po ashtu thekson se radikalizimi fetar “mund të krijoi terren për shumimin e antisemitizmit” dhe ngre shqetësimin e një antisemitizmi të importuar, kryesisht përmes faqeve online.

Antisemitizmi konsiderohet përgjegjës për shfarosjen e miliona hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shumë vende përfshi Shqipërinë kanë adoptuar legjislacion dhe rezoluta të veçanta që e dënojnë shfaqen e tij. Kjo është arsye edhe pse rastet si ai i Eduart G., monitorohen. Çështja ndaj 41-vjeçarit u raportua vitin e kaluar në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për terrorizmin, si një nga hetimet e njësisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Hetimet ndaj 41-vjeçarit filluan pas “monitorimit të rrjeteve sociale” me qëllim parandalimin e terrorizmit nga agjentët e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Pasi hasën statuset, që bazuar në screenshots të publikuara në media ishin publike nga vetë autori, Antiterrori filloi hetimet. Policia nuk e pati fort të vështirë të gjente se pas profilit me emrin Bardhi G, ishte ish-mësuesi i fizkulturës.

Në 16 janar 2020, Policia verifikoi në TIMS se Eduart G. ishte larguar nga Shqipëria. Pas këtij verifikimi çështja ndaj 41-vjeçarit mbeti pezull, deri sa ai u kthye në atdhe në qershor të vitit 2020, kur edhe u arrestua. Pas arrestimit gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg. Sipas vendimeve gjyqësore 41-vjeçari qëndroi në qeli për më shumë se 7 muaj, nga 20 qershori 2020 deri në 11 shkurt 2021. Më pas për pesë muaj të tjerë ai qëndroi me masë sigurimi arrest shtëpie.

Vendimet gjyqësore tregojnë se prokuroria e dërgoi fillimisht çështjen në gjykatë në janar 2021 për dy vepra penale: “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitje e urrejtjes e grindjeve”, parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 të Kodit Penal. Por në 15 janar dosja u kthye pas nga gjyqtari i seancës paraprake Paulin Çera. Çera i kërkoi prokurorisë të hiqte akuzën për nxitje të veprave terroriste dhe arsyetoi se i pandehuri duhet të gjykohej vetëm për nxitje të urrejtjes.

“Qëllimi i tij nëpërmjet shkrimeve dhe videove të publikuara në datat 7 janar 2018; 12 janar 2018; 11 janar 2018; 12 dhjetor 2017 dhe 12 Dhjetor 2017, ka qenë për të nxitur urrejtje ndaj komunitetit hebre, për shkak të racës së tyre”, thuhet në arsyetimin e gjyqtarit në vendimin paraprak.

Pafajësia

Por pas shqyrtimit me themel, kolegia e tij Eda Kaja vendosi më 11 qershor 2021 ta rrëzonte tërësisht akuzën e ngritur nga prokuroria. Siç del nga vendimi i gjykatës për pafajësi, gjyqtarja u bazua kryesisht në argumentet e mbrojtjes dhe një karakteristikë lëshuar nga drejtoresha e shkollës ku Eduart G. kishte qenë mësues. Në karakteristikën e cituar në vendim si argument në favor të pandehurit thuhet se ai i “ka trajtuar me dinjitet në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme, pa presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminim, pa dhunë, këdo në institucionin arsimor”.

Në vendim thuhet se karakteristika, tregonte personalitetin e tij dhe aludohet se ai nuk mund të bëhej me faj për statuset e para disa viteve të cilat “interpretohen sipas vullnetit të çdo kujt”. Njësoj gjyqtarja arsyeton se në çështje mungonte elementi i dashjes edhe pse vetë 41-vjeçari pranon se i ka shkruar statuset. Ky i fundit citohet në vendim të thotë se distancohej nga çdo lloj thirrje për dhunë etnike apo racore dhe pretendon se thirrjet u adresoheshin vetëm atyre personave që kishin bërë krime.

Ndërkohë gjykata i mëshon në arsyetim faktit se nga statuset nuk ka pasojë.

“Prokuroria nuk arriti të provojë tej çdo dyshimi të arsyeshëm qoftë edhe një element të ndonjë fakti i cili kishte sjellë kryerjen e veprimeve që përbëjnë krime, siç është vrasja e personave të caktuar nga një individ apo grup”, thuhet në pjesën arsyetuese.

Më tej gjyqtarja arsyeton se i pandehuri ishte penduar dhe se “pas këtyre datave nuk ka vijuar të publikojë shkrime e video të tjera”. Gjyqtarja argumenton se publikimet kanë qenë të ndikuara prej momentit. Ajo vendosi bashkë me pafajësinë edhe heqjen e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit. Prokuroria e Durrësit i tha BIRN se kishte apeluar çështjen, por procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit nuk ka filluar ende.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eda kaja shijak tirane eda kaja shijak tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj