LIVE UPDATES
Aktualitet

Berat, pjesëmarrja e ulët dhe 77 vota minus për LSI favorizuan PS

11 Maj 2021, 12:11 Nga DOSJA
Berat, pjesëmarrja e ulët dhe 77 vota minus për LSI favorizuan PS

TIRANË– Pjesëmarrja në zgjedhje në qarkun e Beratit më 25 prill 2021 ishte më e ulëta e shënuar ndonjëherë, vetëm 44% ose afro 81 mijë vota të hedhura në kuti. Por pjesëmarrja e ulët u reflektua në rënie për qeverinë dhe opozitën njëkohësisht, ku rritja mbresëlënëse e Partisë Demokratike nuk mjaftoi për të mbuluar rënien dramatike të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fund, të shtatë mandatet e qarkut u ndanë, pesë për PS, 2 për PD dhe zero për LSI. Megjithatë, LSI e humbi mandatin e saj pasi mori vetëm 77 vota më pak nga sa i nevojiteshin. LSI ka ankimuar në Këshillin e Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së duke kërkuar shpallje të pavlefshme të rezultateve në disa qendra votimi në këtë qark. Sipas LSI, pamjet filmike tregojnë se së paku 80 vota të saj janë tjetërsuar.

LSI mori në zgjedhjet e 25 prillit në Berat gati 8,400 vota, 11 mijë më pak nga sa pati marrë më 2017, por këto vota duket se nuk i shkuan Partisë Socialiste. PS, e cila garoi me dy ish-deputetë të LSI me synimin për të gërryer vota nga kjo parti, mori 42 mijë vota në qark, 3 mijë më pak se sa katër vjet më parë dhe rezultati më i dobët i saj që nga viti 2013. Partia Demokratike arriti të marrë 23 mijë vota, ose 7 mijë më shumë se sa zgjedhjet e kaluara, duke marrë kështu dy mandate. Por rritja e saj nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar rënien e LSI-së. PD dhe LSI sëbashku morën 4,300 vota më pak se sa më 2017, ndërsa humbjet e PS-së ishin 3 mijë vota.

Rreth 85% e votuesve dhanë një votë pëlqyese për një kandidat ndërsa kandidatet gra morën 17% të votave pëlqyese.

Blendi Klosi ishte kandidati më i pëlqyer nga socialistët e Beratit me 12 mijë vota personale, pasuar nga Bardhyl Kollçaku me gati 6,400 vota. Mes demokratëve, Tomorr Alizoti mori 5 mijë vota pëlqyese ndërsa Kasëm Mahmutaj mori gati 4,300 vota.

Kandidati i dytë i LSI-së, Bernard Nonaj mori gati 2500 vota pëlqyese, duke mposhtur kryesuesin e listës, Ardit Çelën me 1500 vota.

Qarku i Beratit ka pësuar ndryshime të mëdha përgjatë katër zgjedhjeve të fundit parlamentare. Në vitin 2009, PS mori 4 mandate, PD 3 dhe LSI 1, në një kohë kur në qark dilnin tetë deputetë. Në zgjedhjet e vitit 2013, LSI arriti t’i marrë një mandat PD-së, e cila ra në dy mandate ndërsa PS ruajti katër mandatet e saj. Në zgjedhjet e vitit 2017 Berati nxori shtatë mandate, një më pak se sa më parë, për shkak të rënies së popullsisë. Mandati mangët u humb nga Partia Demokratike, e cila në këtë qark u bë parti e tretë pas PS-së dhe LSI-së.

Në Berat ashtu si edhe në qarqe të tjera, pjesëmarrja e votueseve gra në zgjedhje ishte më e ulët se sa ajo e burrave.

Deputetët e ardhshëm të Beratit do të jenë:

Për Partinë Socialiste: Hatixhe KonomiBardhyl KollçakuFadil NasufiNasip Naço dhe Blendi Klosi.

Për Partinë Demokratike: Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj.

Marrë nga Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet berat zgjedhjet 25 prill 2021 berat zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Maj 2021, 11:43

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj