LIVE UPDATES
Bota

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

22 Janar 2021, 15:25 Nga DOSJA
Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

GJERMANI– Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi presidentit të ri të SHBA, Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris se pret me gëzim një kapitull të ri, të miqësisë dhe bashkëpunimit gjermano-amerikan. Të enjten (21.01.), në konferencën federale të shtypit, kancelarja Merkel tha se “me Bidenin ekziston një hapësirë shumë më e gjerë konsensusi politik”. Bashkëpunimi bazohet sërish “në një themel më të gjerë të bindjeve të përbashkëta.”

Merkeli veçoi se me SHBA mund të bashkëpunohet sërish në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe në Marrëveshjen e Klimës së Parisit. Edhe për politikën e migrimit, Merkeli mendon se të dyja palët kanë mendime të ngjashme. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha në televizionin gjerman se kohezioni, e vërteta dhe respekti, qenë ato që mbizotëruan në fjalimin e Presidentit Biden, një bazë e mirë për bashkëpunim.

Presidenti Biden tha në fjalimin e tij kur mori detyrën se „do të riparojë aleancat”. Ndërsa I Ngarkuari i Posaçëm amerikan për Klimën, ish-ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry e quajti të mërkurën Gjermaninë “aleaten më të rëndësishme”. Ai tha se për klimën do të nisin bisedime me “liderët e Evropës”.

Jo vetëm për këtë çështje pritet që ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës të shkojnë për konsultime në SHBA.

Por në Gjermani janë njëkohësisht realistë për marrëdhëniet me SHBA. Kancelarja Merkel pranoi në konferencën e shtypit se Gjermania dhe Evropa duhet të mbajnë përgjegjësi më të madhe ushtarake dhe diplomatike, në rrafsh ndërkombëtar.

Janë një sërë çështjesh, ku pritet që edhe qeveria Biden të ketë me BE dhe me Gjermaninë, si kombi më i madh i BE, fërkime apo debate.

Së pari, janë marrëdhëniet me Kinën. Ministri i ri i jashtëm amerikan, Tony Blinken e quajti Kinën kundërshtaren kryesore të SHBA.  Sipas medieve gjermane, bashkëpunëtorët e Bidenit u përpoqën ta pengojnë marrëveshjen për qasjen e kompanive evropiane dhe atyre kineze në tregjet reciproke, për të cilën BE sapo ra dakord me Kinën, nën presidencën gjermane të Këshillit të BE.

Por kancelarja Merkel deklaroi në verë, në një fjalim në Fondacionin Konrad-Adenauer se “BE ka një interes të madh strategjik për ta formësuar aktivisht bashkëpunimin me Kinën, aktor i rëndësishëm i këtij shekulli”. Ajo shtoi se “fakti që na ndajnë gjëra shumë bazore nuk duhet të jenë argument kundër bashkëpunimit”.

BE regjistron faktin që Kina është tregu më i madh i botës, i cili rritet më shpejt. Dhe që Kina krijoi së fundi me 14 shtete të tjera bllokun tregtar më të madh të botës, atë aziatik-paqësor.

Së dyti, pikë tjetër debatesh pritet të jenë doganat amerikane për produkte të ndryshme evropiane. Pritet që p.sh. për doganat për çelikun, Bideni të ndërhyjë për ta zbutur qëndrimin amerikan.

Së treti, diskutime me amerikanët priten edhe për shpenzimet ushtarake të Gjermanisë. Dhe për gazsjellësin Nordstream 2.

Shpenzimet ushtarake dhe Nordstream 2 – në krye të konsultimeve me amerikanët

Qeveria gjermane i përmbahet edhe më tej vendimit për ta përfunduar gazsjellësin Nordstream 2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani e Evropë.  Nga ky gazsjellës, prej 1.225 km, kanë mbetur vetëm 150 km, deri në përfundim. Këto ditë sapo hynë në fuqi sanksione të reja të administratës Trump kundër firmave, që e ndërtojnë gazsjellësin. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të enjten (21.01.) se “për pikëpamjen tonë, sanksionet ekstraterritoriale nuk janë në rregull.” Por për këtë gjermanët do të zhvillojnë tani konsultime qeveritare me amerikanët, nuk do t’i mësojnë më gjërat nga mediet.

Anija ruse “Fortuna”, që shtron tubacione nën det preket nga sanksionet e reja amerikane.

Qeveria gjermane mbron qëndrimin se politika dhe interesat e bashkëpunimit ekonomik këtu duhen parë ndaras. Aq më tepër kur te gazjellësi, që ndodhet pak para përfundimit, kanë investuar tashmë miliarda dollarë shumë firma private evropiane. Gazsjellësi shihet i nevojshëm për të garantuar furnizimin me energji të Gjermanisë. Së fundi, landi federal i Mecklenburg-Vorpomeranisë, ku përfundon gazsjellësi, themeloi një fondacion, që ndër të tjera mund të blejë makineri e pajisje për të përfunduar ndërtimin e gazsjellësit.

Përsa u përket shpenzimeve ushtarake dallimet me amerikanët qëndrojnë kryesisht në ritmin e shtimit të buxhetit ushtarak të Gjermanisë. Gjermania është dakord që ta rrisë në 2 përqind të PBB buxhetin ushtarak, nga 1,6 përqind ose 50 miliardë euro, sa ishte në vitin 2020. Por me ritmet me të cilat po rritet buxheti ushtarak i Gjermanisë, 2 përqindshi nuk pritet të arrihet së afërmi.

Në pikëpamjen ushtarake, temë diskutimi me administratën Biden pritet të jetë edhe tërheqja masive e 11.900 ushtarëve amerikanë të stacionuar në Gjermani (nga 36.000 gjithsej), e vendosur nga Trumpi. Megjithë vendosmërinë e Trumpit për t’i tërhequr sa më shpejt trupat nga Gjermania, ajo ende nuk ka nisur. Ekipi i Presidentit Biden premtoi para zgjedhjeve se do ta rishikonte këtë vendim të administratës Trump.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel joe biden angela merkel joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj