LIVE UPDATES
Politike

18 Qershor 2020, 18:30 Nga DOSJA

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me deklaratat e pedagogëve  për gabimet e konstatuara në testin e maturës të Gjuhë-Letërsisë. Shahini ka bërë me faj pedagogët, duke thënë se mësimdhënia nuk është në nivelin që duhet. Sipas saj, mes shkollës së mesme dhe asaj të lartë po krijohet një hendek, pasi pedagogët po refuzojnë që t’i vendosin njohuritë në praktikë.

Reagimi i Shahimit

I kam ndjekur me shumë vëmendje mbireagimet e disa pedagogëve për provimin e Maturës Shtetërore. Kur e zhvesh këtë mbireagim nga petku politik dhe e adreson atë vetëm në aspektin e tij akademik, e kupton qartë se burimin e ka tek frika që këta pedagogë kanë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim shumë më të dobishëm se sa ai që ushtrojnë. Pastaj, kjo frikë i nxjerr ata nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim, i cili ka filluar tashmë në arsimin parauniversitar, por që nuk po arrin të depërtojë në arsimin e lartë. Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, sepse reforma kurrikulare shkollore, me gjithë sfidat që ka në zbatim, po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve për punë apo për jetë, duke zhvilluar jo vetëm njohuritë e tyre për lëndë të caktuara, por njëkohësisht edhe aftësitë për t’i aplikuar këta njohuri në praktikë. Ndërkohë, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend. Nuk mjafton vetëm të dish se kur dhe ku ka lindur Naim Frashëri apo çfarë simbolizon ai dhe veprat e tij për kombin tonë. Duhet të zotërosh gjithashtu edhe aftësinë të komentosh mbi veprat e Frashërit përmes eseve të mirë-argumentuara, si dhe të njohësh dallimin mes esesë argumentuese dhe asaj përshkruese. Sikurse nuk mjafton ta konsumosh letërsinë në mënyrë pasive dhe të vlerësohesh sipas saktësisë së identifikimit të personazheve apo riprodhimit përmendësh të elementëve kryesorë të veprës, por nevojitet lexim aktiv që rrit kuptueshmërinë. Kritikët e provimit të maturës janë edhe hartues pyetjesh për vlerësimin e mësuesve të rinj, të tipit: Romani “Zonja Bovari” i vendos ngjarjet në: a) Paris; b) Plazh, c) Provincë apo d) Lion … Kjo është një nga ato pyetjet e provimit të shtetit në mësuesi që e gjeni në faqen e QSHA. Dhe ta mendosh që janë edhe 200 pyetje të tjera të ngjashme… Problemi me këto lloj pyetjesh është se nuk masin aftësitë që duhet të kenë mësuesit në shkollë. Ato masin vetëm memorien afatshkurtër të mësuesve, një bonus i mirë ky, por aspak thelbësor për ta! Një pedagoge në një emision televiziv po thoshte se studentët e saj të mësuesisë – pra mësuesit e ardhshëm – nuk kanë ditur t’u përgjigjen pyetjeve në testin e maturës. Ajo e thoshte këtë duke u përpjekur të argumentonte se testi ka qenë “i vështirë ” apo “absurd”, por në fakt ekspozoi problemin kryesor që kemi me mënyrën se si universitetet përgatisin mësuesit e ardhshëm (apo edhe profesionistët e tjerë). Ajo (besoj) nuk e kuptonte në ato momente sa fliste që shumica e maturantëve i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve në test, që do të thotë se janë më të përgatitur se studentët e saj që do të bëhen mësuesit e ardhshëm. Këta maturantë, ndërkohë, do të bëhen studentët e saj dhe do t’i kërkojnë mësimdhënie që ndërton aftësi të aplikimit të njohurive dhe jo vetëm memorizim pasiv të fakteve. E thënë ndryshe, ky është presioni që pedagogët po e ndjejnë: të ndryshojnë metodat e tyre të punës në dobi të së ardhmes së studentëve të tyre. Shpresoj shumë që pasi nxorrën gjithë këtë energji negative nëpër televizione dhe rrjete sociale, tani të mund të ulen dhe të reflektojnë për punën që po bëjnë në universitet dhe reformën e pashmangshme që duhet të zbatojnë para se studentët t’iu japin verdiktin “të tejkaluar.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini matura shteterore 2020 besa shahini matura shteterore 2020

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj