LIVE UPDATES
Bota

Biden premton hapa të mëtejshëm për të frenuar përhapjen e variantit Omicron

27 Dhjetor 2021, 20:43 Nga DOSJA
Biden premton hapa të mëtejshëm për të frenuar

SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të hënën të marrë masa për të lehtësuar mungesën e testeve për COVID-19 ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë shtetet e vendit këtë javë festash, duke kërcënuar të mbingarkojë spitalet dhe të prishë planet e udhëtimit.

Zoti Biden tha se hapat e administratës përfshijnë aktivizimin e një ligji për Prodhimin e Mbrojtjes për të rritur prodhimin e testeve që bëhen në shtëpi dhe për ta bërë më të lehtë përdorimin e faqes Google nga amerikanët për të gjetur një qendër testimi pranë tyre.

Presidenti Biden e pranoi se përpjekjet kishin qenë të pamjaftueshme.

Duke parë se sa e vështirë ishte për disa njerëz të bënin testin këtë fundjavë tregon se kemi më shumë punë për të bërë,” tha zoti Biden gjatë një takimi virtual mes ekipit të administratës për luftën ndaj COVID-19 dhe një grupi guvernatorësh të shteteve.

“Padyshim që janë të pamjaftueshme. Po ta kishim ditur, do të kishim vepruar më me shpejtësiu nëse do të kishim mundur.

Rritja e rasteve shkaktoi pengesa në udhëtimin me avion gjatë fundjavës së Krishtlindjeve pasi ekuipazhet e fluturimit u prekën nga virusi, duke shkaktuar mijëra anulime fluturimesh. Udhëtimet e kufizuara dhe testet e pamjaftueshme dëmtuan planet e tjera, ndërsa varianti më i transmetueshëm përhapej me shpejtësi.

Të hënën, linjat ajrore amerikane anuluan rreth 800 fluturime, dita e katërt radhazi me anulime që dëmtuan aksionet e kompanive ajrore.

Infeksionet me COVID-19 po rriten në mbarë vendin, me 205,509 infeksione të reja të raportuara mesatarisht çdo ditë, sipas agjencisë Reuters.

Të dielën, guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, tha se shtrimet në spital në shtetin e tij u dyfishuan brenda një jave dhe departamenti shëndetësor i shtetit bëri thirrje për kujdes përpara festës së Vitit të Ri.

Presidenti Biden të hënën paralajmëroi guvernatorët se rritja e rasteve ka të ngjarë të mbingarkojë disa spitale, veçanërisht në zonat ku një përqindje e lartë e njerëzve nuk janë të vaksinuar.

Ai më vonë u tha gazetarëve se do të ndiqte çfarëdo udhëzimi që japin ekspertët e tij mjekësorë përsa i takon reduktimit të mundshëmtë karantinës që aktualisht është 10 ditorë për amerikanët që rezultojnë pozitivë për COVID-19.

Presidenti nuk pranoi të thoshte nëse ai miraton vaksinimin e detyruar për udhëtimet ajrore të brendshme, një hap tjetër që zyrtarët e administratës e kanë diskutuar ditët e fundit.

Dr. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë për sëmundjet infektive në SHBA, të hënën u kërkoi njerëzve të shmangin grupet e mëdha për Vitin e Ri për të reduktuar përhapjen e Omicronit.

Ndërsa zyrtarët kanë thënë se njerëzit mund të mblidhen me familjet nëse janë të vaksinuar, festimet më të mëdha janë më të rrezikshme.

Dr. Fauci tha se shpresonte se rastet në rritje do të binin në janar, por shtoi se shtimi i infeksioneve në përgjithësi mund të vazhdojë të mbingarkojë spitalet, veçanërisht në zonat me shumë të pavaksinuar.

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm,” tha ai në televizionin MSNBC.

Javën e kaluar, zoti Biden njoftoi për masa shtesë për të ndihmuar spitalet dhe shtuar testimet, por disa ekspertë të kujdesit shëndetësor thonë se përpjekja është e pamjaftueshme dhe vjen shumë vonë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid-19 festat e fundviti joe biden omicron covid-19 festat e fundviti joe biden omicron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj