LIVE UPDATES
Bota

Bilanci i COVID-19 në botë/ Shkon në 117 milion numri rasteve aktive dhe 2.6 milion të vdekur, ndërkohë që Izraeli “rik

7 Mars 2021, 12:01 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në botë/ Shkon në 117 milion numri rasteve

BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Tashmë bilanci i COVID-19 ka shkuar në 117 milion raste aktive, dhe mbi 2.6 milion të vdekur. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 57,831 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 2,147 njerëz dhe numri në total ka shkuar 537,119 viktima.

Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike. Në Francë, sipas raportit më të fundit nga autoritetet shëndetësore për pandeminë COVID-19, janë raportuar rreth 3,882,408 raste duke përfshirë 26,788 në 24 orët e fundit. Janë raportuar 293 vdekje duke e çuar në total në 88,444 njerëz. Në Francë, 2,984,202 njerëzve u është dhënë doza e parë e vaksinës.

Italia raporton 22,845 infektime të reja në 24 orë, dhe 339 vdekje, duke e çuar në  99,578 numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë, dhe 3,046,762 raste në total që nga fillimi I pandemisë. 3,374,842 personave u është bërë injeksioni i parë i vaksinës. Italia mbylli të gjitha shkollat në “zonën e kuqe” duke filluar nga e Shtuna.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka ftuar persona të moshës 56 deri 59 vjeç në Angli për të marrë vaksinën anti-Covid-19 në javën e ardhshme. “Ftesat e fundit janë dërguar pasi më shumë se tetë në 10 persona të moshës 65 deri 69 vjeç morën ofertën e një vaksine”, – tha NHS në një deklaratë me email të Dielën.

Autoritetet austriake kanë pezulluar vaksinat me AstraZeneca si një masë paraprake teksa po hetojnë vdekjen e një personi dhe komplikacionet tek një tjetër që mori dozën e vaksinave, sqaron agjencia shëndetësore. Një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes së gjakut, ndërsa një grua 35-vjeçare zhvilloi një emboli pulmonare dhe po shërohet, tha ajo.

Ritmi i vaksinimi në Gjermani pritet që të rritet ndjeshëm duke filluar nga muaji Prill, sipas kreut të Komintetit të Vaksinimit (STIKO), Thomas Mertens. “E kuptoj zhgënjimin e njerëzve, por problemi kryesor ishte mungesa e vaksinave”,– tha Mertens për gazetën “Augsburger Allgemeine”.

Izraeli pothuajse ka dalë nga masat e rrepta anti-covid deklaroi sot kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 25 marsit.“Restorantet po kthehen në jetë”, tha Netanyahu pasi ai dhe kryetari i bashkisë së Jeruzalemit Moshe Lion, shijuan një ëmbëlsirë në një kafene në park.

Britania e Madhe duhet të përgatitet për një dimër të vështirë pasi imuniteti i popullatës ndaj viruseve të frymëmarrjes përveç Covid-19 mund të jetë më i ulët se zakonisht, ka paralajmëruar një nga mjekët kryesorë të Anglisë.

Qeveria italiane po konsideron vendosjen e masave më të rrepta ndaj Covid-19 në rajone me më shumë se 250 raste të virusit në javë për 100,000 banorë. Italia ka krijuar një sistem të koduar me ngjyra me katër nivele (të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuq) me masa të kalibruar sipas niveleve të infektimit dhe të rishikuara çdo javë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote vaksinimi ne bote koronavirusi ne bote vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll
Bota 7 Mars 2021, 11:27

INDI– Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës së koronavirusit ndërsa u bën thirrje të tjerëve që kanë të drejtë të m...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj