LIVE UPDATES
Aktualitet

14 Mars 2021, 06:47 Nga DOSJA

Kemi kaluar një vit që askush nuk e priste. Fillimi i marsit 2020 solli një kthesë të paparashikuar të ngjarjeve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Vendi u detyrua të mbyllej menjëherë, në linjë me atë që po ndodhte me shpejtësi në të gjithë Europën, përballë një virusi, që nuk njihej dhe nuk dihej se si mund të luftohej. Me ekuacionin që atëherë kishte shumë të panjohura, të gjitha vendet zgjodhën të mbronin shëndetin përballë ekonomisë, derisa të arrinin gradualisht zgjidhjen e tij, ose nëpërmjet kurimit, apo duke shpikur vaksinën.

Sot, kur ka kaluar një vit nga nisja e pandemisë, bilanci i asaj që ka ndodhur në vend, është i dukshëm:

-Qeveria zgjodhi ekonominë përpara shëndetit: Mbyllja e menjëhershme në tremujorin e dytë kishte pasoja të rënda për ekonominë. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 10.2% në tremujorin e dytë, pas një tkurrje prej 2.5% në të parin, duke shënuar ecurinë më negative që nga viti 1997. Ritmet e rënies u ngadalësuan në të tretin, por për 9-mujorin (të dhënat e fundit të disponueshme), vendi është tkurrur me 5.52%. Pas mbylljes së fortë, qeveria nuk “guxoi” më me karantina të tjera të ashpra, duke u mjaftuar me disa kufizime të lehta.

Nuk e bëri këtë as në nëntor dhe dhjetor, kur vala e pandemisë ishte e fortë, duke rritur ndjeshëm fatalitetet në vend dhe duke krijuar mbingarkesë në sistemin shëndetësor. Në prag të zgjedhjeve, shpenzimet buxhetore vijuan me vrull, duke hapur fronte pune për projekte të mëdha infrastrukture, çka i lë më pak hapësirë për të përballuar shpenzime të papritura, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

-Vdekshmëria në vend është rritur mbi mesataren europiane: Zgjedhja e ekonomisë para shëndetit (një dilemë në fakt që shtetet e zhvilluara e morën në favor të jetës) nuk erdhi pa pasoja. Në 2020-n, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, numri i jetëve të humbura u rrit me mbi 26%, që është më e larta në Europë (e dyta është Maqedonia me +22%).

Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Vetëm në katër muajt e fundit, nëntor 2020-shkurt 2021, kur kulmuan dy valë pandemie (nëntor-dhjetor dhe pastaj në shkurt) dhe qeveria rezistoi të mbyllte vendin, janë shënuar rreth 6000 fatalitete shtesë, ose rreth 70% e totalit të humbjeve të jetëve shtesë në një vit pandemi.

-Informaliteti u rrit: Indikatorët indirektë, si rritja e parasë jashtë bankave, që ka arritur në nivele rekord, apo investimet rekord në pasuritë e paluajtshme gjatë periudhës së karantinës tregojnë për një rritje të informalitetit në ekonomi. Një raport i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) theksonte se Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave, për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe sektorit informal, përfshi paratë që hynë nga jashtë.

-Kriza nxori në pah problemet strukturore të ekonomisë. Përqendrimi te tregtia dhe shërbimet, numri i madh i subjekteve të vogla, niveli i lartë i vetëpunësimit (gati 35% e totalit), informaliteti i punës, mungesa e konkurrueshmërisë, shfrytëzimi vetëm i avantazhit të krahut të lirë të punës, mungesa e sofistikimit etj., ishin probleme strukturore të ekonomisë sonë, që u përkeqësuan dhe më shumë gjatë pandemisë. Ritmet e mbylljes së subjekteve të vogla janë shtuar (për janar-shkurt të këtij viti, bizneset që kaluan në status pasiv u rritën me 26%). Ndryshimet strukturore që pritej të ndodhnin gradualisht kanë përshpejtuar ritmin dhe në afat të shkurtër, kjo mund të sjellë përkeqësim të treguesve të vetëpunësimit.

-Normaliteti i ri do të vazhdojë gjatë. Ndonëse shumë ndryshore të ekuacionit tashmë janë të njohura, zgjidhja e tij duket larg fundit. Lajmet e mira për vaksinat dhe efikasitetin e tyre shpesh sfumohen me variantet e reja të viruseve, që përhapen më shpejt apo janë më vdekjeprurës.

Këtë vit, njerëzit e kanë ndryshuar stilin e tyre të jetesës, bizneset janë detyruar të reflektojnë, vetëm qeveria duket se e ka marrë pak më lehtë. Teksa parashikimet mbeten gjithnjë të vështira, për momentin veç një gjë është e sigurt: duhet të mësohemi e përshtatemi, pasi bashkëjetesa me virusin duket se do të jetë e gjatë!

MONITOR

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i 1 vit pandemi monitor pandemia ne vend bilanci i 1 vit pandemi monitor pandemia ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj