LIVE UPDATES
Ekonomi

Bilanci i shifrave, si u fundos ekonomia shqiptare me dy muaj karantinë

21 Shtator 2020, 05:12 Nga DOSJA
Bilanci i shifrave, si u fundos ekonomia shqiptare me dy muaj karantinë

Në mars të këtij viti, e gjithë bota hyri në një territor të pashkelur më parë. Shpërthimi i një virusi të panjohur dhe vdekshmëria e lartë e tij në zonën e Lombardisë së Italisë bëri që të gjithë vendet të nxitojnë të karantinojnë ekonomitë e tyre, që zgjati rreth 2 muaj, përpara se të fillonin gradualisht lehtësimet.

Një izolim që solli pasoja fatale, ku më shumë e ku më pak, në gjithë ekonominë globale, e cila pritet të tkurret këtë vit me rreth 4.5%, sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare.

Më i fortë ishte ndikimi në Europë, ku në tremujorin e dytë, PBB-ja e rregulluar sezonalisht u ul me 14.7% në zonën euro dhe me 13.9% në Bashkimin Europian, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Eurostat. Kjo ishte deri tani rënia më e madhe që nga që nga fillimi i serive kohore në 1995.

Në Shqipëri, të dhënat për prodhimin e brendshëm bruto (PBB) pritet të publikohen në fund të shtatorit, por shifrat paraprake tregojnë për një efekt të fortë të karantinës, sidomos në shërbime (me rënie me më shumë se 50% në disa aktivitete), industri, tregti me pakicë, eksporte. Të gjitha këto kanë detyruar bizneset të shkurtojnë personelin nga puna, ose të vegjlit të mbyllin aktivitetet. Në rezultante, kjo situatë ka dhënë ndikim të fortë negativ edhe në të ardhurat buxhetore, duke detyruar rritjen e borxheve në nivele historike. I vetmi që vazhdoi i pashqetësuar ishte ndërtimi. “Monitor” ka bërë një bilanc të efekteve të karantinës në pjesën e parë të vitit, bazuar në treguesit zyrtarë.

Karantina nxorri 50 mijë të papunë-Të dhënat  e INSTAT , si ato administrative, ashtu dhe të Anketës tregojnë se mesatarisht 49-50 mijë persona kanë humbur vendet e punës në 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me fundin e 2019-s. Kjo përbën rreth 6% të totalit të të punësuarve në vend. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga bizneset e vogla, që po rezultojnë më të brishtë ndaj krizës, ndërsa subjektet e mëdha rikuperuan me shpejtësi në qershor forcën punëtore, pas shkurtimeve drastike në prill e maj. 30% e atyre që dolën të papunë ishin të rinj, të moshës deri në 29 vjeç.

Shërbimet më të goditurat:  Aktiviteti i hoteleve (indeksi i shitjeve neto në volum) u tkurr me 63% në tremujorin e dytë me bazë vjetore; baret e restorantet me 55%; agjencitë e udhëtimit me rreth 86%; transporti me rreth 40%. Më e lehtë ishte rënia në tregtinë me shumicë e pakicë, me -5.8% dhe informacioni dhe komunikacioni, -5.9%. Të gjithë këto aktivitete, sipas të dhënave të tjera të INSTAT përbëjnë mbi 20% të prodhimit të brendshëm bruto (shih në fund grafikun e strukturës së PBB-së). Aktiviteti i akomodimit dhe shërbimit ushqimor (bare e restorante e hotele) kanë gjithsej rreth 50 mijë të punësuar (shih grafikun e punësimit sipas sektorëve).  Në transport punojnë rreth 14 mijë persona.

Nga prodhimi, e pëson industria, vetëm ndërtimi me rritje: Në sektorin e prodhimit, më e goditura ishte industria, me rënie të indeksit të shitjeve në volum me -20.5%, sipas INSTAT. Energjia elektrike, Gaz, Avull ra me 18%. Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve u tkurr me 27%. i vetmi sektor që e shfrytëzoi karantinën ishte ndërtimi. Indeksi i shitjeve neto në volum në ndërtim shënoi rritje 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ndërtimi kontribuon në rreth 9% të PBB-së, ndërsa industria në total me 10.5%, ku peshën kryesore e zë ajo përpunuese, me rreth 6.2%. në ndërtim punojnë rreth 45 mijë persona, ndërsa në industrinë përpunuese mbi 100 mijë (gjysma e tyre në tekstile e këpucë).

Tregtia me pakicë, e pësojnë më shumë veshjet dhe botimet: Tregtia me pakicë në peridhën e karantinës u përqendrua vetëm në blerjen e produkteve të domosdoshme (ushqime, detergjentë etj) dhe në pajisjet kompjuterike, teksa një pjesë e madhe punuan nga shtëpia. INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë, Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë ulur 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në prill, psh, shitjet e veshjeve e këpucëve ranë me mbi 87%, të libra, gazeta, artikuj shkollorë me gati 70%, të produkteve të tjera me mbi 30%. Këto aktivitete filluan rikuperimin në qershor, pas përfundimit të karantinës. Tregtia me pakicë është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend, me rreth 70 mijë persona, kryesisht të vetëpunësuar që kanë hapur dyqane të ndryshme tregtimi.

Eksportet , rënia më e madhe te tekstilet e këpucët: Karantina europiane godititi ndjeshëm eksportuesit, sidomos tekstilet e këpucët, që janë të lidhur ngushtë me Italinë. Dy eksportues të tjerë të mëdhenj, nxjerrësi i naftës Bankës Petroleum dhe përpunuesi i çelikut, Kurum, u detyruan të ndërpresin përkohësisht aktivitetin. Në prill e maj tkurrja ishte mbi 30% dhe më pas ritmet e rënies u ngadalësuan, por vijojnë  të jenë negative. Për 8 mujorin, eksportet janë tkurrur me  11.6%. tekstilet dhe këpucët kanë ndikuar në gjysmën e rënies (ky sektor është një ndër punëdhënësit më ë mëdhenj në vend, me mbi 55 mijë të punësuar). Me rritje ishin vetëm ushqimet, teksa bujqësia ka rezultuar më pak e prekura nga karantina dhe makineritë e pjesët e këmbimit, pasi fabrikat që montojnë pjesë elektrike për industrinë automotive iu rikthyen shpejt prodhimit.

Ç’ekuilibrohen treguesit buxhetorë:  Në tetë muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhet kanë rënë me 11.5%, të ndikuara kryesisht nga tkurrja e të ardhurave nga TVSH (tregues direkt i konsumit në ekonomi) dhe tatim fitimi (për shkak të shtyrjes së kësteve si një masë lehtësuese për bizneset). Në kahun tjetër shpenzimet janë rritur me 4.3% për të financiar rindërtimin dhe dy paketat mbështeëse për të punësuarit. Si rrjedhojë, deficiti buxhetor (borxhet që merren për të mbuluar diferencën mes shpenzimeve dhe të ardhurave) u rrit në  420 milionë euro për 8 mujorin, niveli më i lartë nga 2013-a.

Rajoni, tkurrja më e fortë në Maqedoni e Kroaci, reziston Serbia

Të dhënat e ecurisë së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e dytë janë tashmë të disponueshme për pjesën më të madhe të vendeve të rajonit dhe tregojnë një tkurrje të thellë në të gjitha shtetet, më e larta në Kroaci (për shkak të turizmit) e Maqedoni dhe më e ulëta në Serbi.

Sipas Institutit Bullgar të Statistikave, ekonomia bullgare është tkurrur në tremujorin e dytë të vitit me një rekord 10% krahasuar me tre muajt e parë të vitit dhe gjithashtu regjistroi rënien më dramatike në bazë vjetore me 8.5% që nga 1997-a.

Ekonomia e Serbisë u tkurr me 6.4% me bazë vjetore në tremujorin e dytë të vitit 2020, pasi ishte zgjeruar 5.1% në tremujorin e mëparshëm, treguan të dhënat nga Zyra e Statistikave të Serbisë (SORS). Kjo ishte tkurrja më e fortë që nga tremujori i fundit i vitit 1999, mes kufizimeve të bllokimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në bazë tremujore të rregulluar sezonalisht, PBB u tkurr me 9.2%, pas një rënieje prej 0.5% në periudhën e mëparshme.

Ekonomia e Maqedonisë u tkurr ndjeshëm në tremujorin e dytë ndërsa kërkesa e brendshme u zvogëlua si rrjedhojë e pandemisë së Covid-19, treguan të dhënat paraprake nga Zyra Shtetërore e Statistikave. Produkti i brendshëm bruto ra 12.7 përqind nga viti në vit pas një rritjeje prej 0.2 përqind në tremujorin e parë. Në tremujorin e dytë të vitit 2019, ekonomia ishte zgjeruar me 3.4 përqind.

Produkti i brendshëm bruto i Kroacisë (PBB) u tkurr me 15.1% në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha në një deklaratë Byroja Kroate e Statistikave (Crostat). Rënia, e shkaktuar kryesisht nga masat kufizuese për të luftuar shpërthimin e COVID-19, është më e madhja që nga fillimi i serive kohore në 1995. Rënia më e madhe u regjistrua në turizëm, i cili u tkurr me 67.4%. Në bazë tremujore të rregulluar sezonalisht, PBB-ja u tkurr me një rekord prej 14.9%.

Prodhimi i brendshëm bruto i Rumanisë u tkurr me 10.5% nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2020, thotë Instituti Kombëtar i Statistikave (INS) me qendër në Bukuresht.

Burimi: INSTAT

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi shqiperi shqiperia ne karantine ekonomia ne shqiperi shqiperi shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj