"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Bilanci në botë/ Brenda 24 orëve shënohen pozitiv mbi 118 mln persona dhe ndërrojnë jetë mbi 2 të tjerë, Brazili shëno
11 Mars 2021, 07:22Nga DOSJA
Shifra e të infektuarve në gjithë botën ka shkuar mbi 118 milionë. Ndërkohë, që kanë ndërruar jetë mbi 2 milionë njerëz janë shëruar mbi 94 milionë.
Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 60,355 persona të infektuar, duke çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë ndërruar jetë 1,610 pacientë dhe numri në total është 542,191 njerëz.
Vendet e Evropës, vazhdojnë të shënojnë shifra të larta infeksioni. Franca ka regjistruar gjatë orëve të fundit mbi 30 milionë të infektuar, duke e çuar shifrën në total mbi 3 milionë. Ndërsa, kanë ndërruar jetë 264 persona dhe shifra në total është 89,565 pacientë.
Numri i vdekjeve gjatë 24-orëve në Brazil ka kaluar për herë të parë 2,0000, pasi vendi i dytë në botë më i prekur për sa i përket numrit të përgjithshëm të jetëve të humbura sheh të dhënat që bien. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2,286 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vendin e Amerikës së Jugut ka shkuar më shumë se 270,000, i dyti pas SHBA-së.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka premtuar se vaksinat e tepërta do ti ndajë me pjesën tjetër të botës, pasi ai njoftoi blerjen e një shtesë prej 100 milion dozash Johnson & Johnson.
Koreja e Jugut do të zgjasë vaksinimin për njerëzit e moshës 65 vjeç dhe më të vjetër me vaksinën e koronavirusit të AstraZeneca për të rritur ka njoftuar kryeministri Chung Sye-kyun në një takim qeveritar.
Të paktën 3,000 infermierë kamë vdekur nga Covid-19, ka lajmëruar federata globale e infermierëve (AFP). Po ashtu, një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përshkroi për herë të parë Covid-19 si një pandemi, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve tha se stresi ka shtyrë miliona infermierë të mendonin të linin profesionin.
Rregullatori kombëtar i ilaçeve në Austri ka pezulluar përdorimin e një grumbulli të vaksinës AstraZeneca pasi katër pacientë u diagnostikuan me kushte të rrezikshme të mpiksjes së gjakut pas marrjes së dozave. Katër vende të tjera, Estonia, Lituania, Luksemburgu, Letonia, kanë pezulluar përdorimin derisa të mbaroj një hetim.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Agjencia Evropiane e Barnave pritet të vendosë sot për miratimin e vaksinës së katërt kundër koronavirusit. Agjencia me seli në Amsterdam pritet t’i japë dritën...
Presidenti Joe Biden udhëzoi administratën e tij të mërkurën të sigurojë 100 milion vaksina të tjera me një dozë Johnson & Johnson për të rritur rezervat e ...
Zyrtarët e Bashkimit Evropian po kritikojnë marrëveshjen e Italisë për të prodhuar vaksinën ruse kundër koronavirusit “Sputnik V”, dhe thanë se ajo nuk ës...
Teksasi i dha fund të mërkurën, një urdhri që detyronte mbajtjen e maskave në të gjithë shtetin si dhe kufizonte numrin e personave që ndodhen njëkohësisht bren...
GREQI-Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 2 633 raste me Covid-19, ndërsa 43 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.Me shtimin e shifrave të ditë...
FRANCA- Franca do të festojë 200-vjetorin e vdekjes së perandorit francez, Napoleon Bonoparte. Reuters shkruan se lajmin e ka bërë të ditur, nga zëdhënësi i Pre...
HAGË- Dhomat e Specializuara në Hagë kanë hedhur mocionet paraprake ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gu...
KOSOVË- Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka dhënë datat se kur do të formohet qeveria e re. Në një intervistë për “Përballje”...
GUINEA- Fotot tregojnë nga sipër qytetin e Bata në Guinea pas shpërthimit të depos së mutacioneve. BBC shkruan se fotot janë shkrepur nga sateliti dhe tregojnë ...