LIVE UPDATES
Bota

BILANCI tragjik në Bejrut: Dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur prej shpërthimeve

5 Gusht 2020, 09:03 Nga DOSJA
BILANCI tragjik në Bejrut: Dhjetëra të vrarë dhe mijëra

Pas shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut me shumë viktima, Franca ka dërguar të mërkurën dy avionë luftarakë me ndihma, ku ndodhen 55 pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe tonelata me me ndihma për trajtimin e të plagosurve. Po ashtu priten të nisen edhe mjaft mjekë të emergjencës. Presidenti Macron ka premtuar ndihma. Libani ka qenë më parë pjesë mandatit francez në Lindjen e Afërt dhe dy vendet janë ende shumë të lidhura.

Ndërkohë sipas të dhënave të fundit flitet për 100 të vdekur dhe 4.000 të plagosur, por pritet që numri i viktimave nga shpërthimi të rritet. Sipas Ministrisë së Jashtme në Berlin të plagosur ka pasur edhe nga radhët e punonjësve të ambasadës gjermane në Bejrut dhe ndërtesa në të cilën ndodhet ambasada gjermane është dëmtuar.

Shpërthimet ndodhën në zonën e portit dhe shkaktuan ndërprerjen e energjisë në shumë zona të qytetit. Media lokale botuan fotografi të viktimave dhe njerëzve që kanë ngecur nën rrënoja. Ushtria libaneze ndihmoi për transportimin e të plagosurve në spitale. Nga qytetarët u kërkua të dhurojnë gjak.

Gazetari i DW, Razan Salman, njoftoi me telefon nga Bejruti se spitalet tani janë plotësisht të mbingarkuara dhe se në rrugët pranë spitaleve ka pasur skena katastrofike. Po ashtu gazetarët njoftojnë se në portin e Bejrutit kishte marrë flakë një anije.

Shkaku i shpërthimeve është ende i paqartë. Sipas autoriteteve të sigurisë shpërthimet e fuqishme në Bejrut mund të jenë shkaktuar nga lëndë eksplozive të vjetra që ruheshin në një depo në port. Shefi i sigurisë, Abbas Ibrahim, tha se në një nga depot e portit qenë depozituar “lëndë tepër eksplozive që ishin konfiskuar disa vite më parë” dhe me sa duket ato kanë shpërthyer. Fjala është për rreth 2750 ton nitrat amoni. Ai tha po ashtu se është ndërprerë edhe kontakti me zjarrfikësit që u nisën për në vendin e ngjarjes për të shuar zjarret që kishin shpërthyer.

Kryeministri, Hasan Diab, njoftoi se personat përgjegjës për fatkeqësinë do të “nxirrenë përpara përgjegjësisë” dhe “të paguajnë çmimin”. Në një fjalim televiziv ai kërkoi gjithashtu ndihmë nga të gjitha vendet aleate.

Krizë e thellë ekonomike dhe mosmarrëveshje politike

Libani po përjeton aktualisht krizën e tij më të thellë ekonomike që nga lufta civile që përfundoi në vitin 1990. Ministri i Jashtëm Nassif Hitti njoftoi të hënën dorëheqjen në shenjë proteste kundër mungesës së vullnetit të kolegëve të tij për reforma. Nëse qeveria nuk zbaton reformat e kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Libani kërcënon të bëhet një “shtet i dështuar”, paralajmëroi Hitti. Libani po negocion prej dy muajsh me FMN për fonde urgjentisht të nevojshme. Pasojat e pandemisë së Coronës e kanë përkeqësuar krizën.

Shpërthimet në Bejrut ndodhën gjithashtu vetëm disa ditë para se një gjykatë speciale në Hagë të shpallë të premten vendimin për atentatin vdekjeprurës ndaj ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri. Për atentatin ndaj politikanit sunit, gjatë të cilit u vranë edhe 21 vetë të tjerë, janë akuzuar katër anëtarë të milicisë shiite Hezbollah. Gjyqi zhvillohet në mungesë të të akuzuarve.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll
Bota 5 Gusht 2020, 07:16

LIBAN- Pamje të trishta janë publikuar së fundmi ku shihet se si njerëzit e kanë përjetuar momentin kur ndodhi shpërthimi në Bejrut që ka marrë jetën e 78 perso...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj