LIVE UPDATES
Bota

Bill Gates flet për Covid-19:  Kam frikë se pas 3 vitesh duhet të jemi gati për pandeminë tjetër

19 Shtator 2020, 11:25 Nga DOSJA
Bill Gates flet për Covid-19:  Kam frikë se pas 3 vitesh duhet

SHBA-Pandemia COVID-19, ka ndikuar negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut, sipas një raporti të ri të publikuar  nga fondacioni i Bill & Melinda Gates . Në raportin e katërt vjetor, i cili vlerëson përpjekjet e botës për të përmbushur qëllimet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara, për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme, urisë, pabarazisë gjinore dhe më shumë , fondacioni zbulon se pandemia COVID-19, ka përmbysur vitet e progresit drejt këtyre qëllimeve dhe sugjeron për një qasje bashkëpunuese për t’i dhënë fund pandemisë.

Në një intervistë me kryeredaktoren e National Geographic, Susan Goldberg, Bill Gates ka shpjeguar se si vendet mund të punojnë së bashku për rregulluar gjërat dhe pse shpërndarja e një vaksine në mënyrë të barabartë midis tyre do të shpëtonte qindra mijëra jetë.

Intervista e plotë

Susan Goldberg
Bill, është kaq bukur të flasësh me ty për këtë, raport që flet për përpjeken për ta bërë botën më të mirë. Jam vërtet e habitur se sa ndryshe është nga hera e fundit që biseduam për to në 2018. Ai ishte më shumë një raport pozitiv, të gjithë treguesit po shkonin në mënyrën e duhur. Covid-19 me të vërtetë e ka ndryshuar këtë. Aty thuhej, “Në sa hap e mbyll sytë, një krizë shëndetësore u bë një krizë ekonomike, një krizë ushqimore, një krizë strehimi dhe një krizë politike. Gjithçka u përplas me gjithçka tjetër.” Cili nga këto rezultate mendoni se është më i rëndësishm? Kur do të filloni të flisni për to?
Bill Gates
Siç thoni dhe ju, në shumicën e viteve ulja e nivelit të kequshqyerjes, ulja e vdekjeve në fëmijëri, rritja e shkallës së arsimit ka bërë përparim gradual që jeta njerëzore po bëhet më e mirë, njerëzit po jetojnë më gjatë. Aman është e mahnitshme që COVID-19, ka një ndikim kaq negative në cdo aspek. Efekti aktual i drejtpërdrejt i vrasjes së njerëzve në vendet e varfra është një pjesë shumë e vogël e dëmit të përgjithshëm që është bërë. Një pjesë e madhe është se sistemet e tyre shëndetësore, të cilat janë shumë të “brishta”, janë prishur. Vaksinimet nuk po bëhen. Ilaçet për sëmundjen HIV nuk shpërndahen atje ku duhet. Afrika do të ketë në mënyrë dramatike më shumë vdekje nga këto efekte indirekte sesa nga efektet e drejtpërdrejta.Pra, eshtë e domosdoshme që epidemia të marri fund. Kjo na çon në një diskutim rreth vaksinave, e cila është mjeti i vetëm për ta bërë atë dhe pastaj të sigurohemi që cdo fëmijë ta bëjë, madje dhe disa që e kanë humbur vaksinimin. Edhe nëse bëjmë më të mirën për të gjitha, bëjm vaksinën në të gjitha vendet dhe ato të pasura, prap do të duhen dy deri tre vjet vetëm për t’u kthyer në fillim të vitit 2020.
Susan Goldberg
Dhe ka ndodhur kaq shpejt. Një nga gjërat për të cilat raporti flet dhe për, të cilën unë vërtet u habita, është kur bëhet fjala për shpërndarjen e vaksinave dhe sa e rëndësishme do të jetë kjo për sa i përket mbijetesës. Ky model nga Universiteti Verilindor, është vërtet për t’u tronditur, ai tha që 33 % e vdekjeve të COVID-19, do të shmangen nëse vaksinat shpërndahen më parë në vendet me të ardhura të larta. Por 61 % mund të shmangen nëse vaksinat shpërndahen në të gjitha vendet në mënyrë proporcionale me popullsinë e tyre. A mund të na tregoni pse kështu?
Bill Gates
Epo, ka vdekje në të gjithë botën. Tani, askush nuk mund të thojë se algoritmi i shpërndarjes do të bazohet plotësisht në barazi. Do të ketë një prirje drejt vendeve që ndihmojnë në financimin, kërkimin dhe zhvillimin e vaksinës, por ne duhet të kemi një balancim, duhet të jemi zemergjerë, për ato vende që nuk kanë mundësi ta blenë, pasi nuk është nevojitur ndonjëherë kaq shumë vaksina në të njëjtën kohë në gjithë botën. Duhet që vendet e pasura ta sigurojnë për vendet e varfërsa.
Susan Goldberg
A mendoni, se nëse Shtetet e Bashkuara ose vendet e tjera të pasura, nuk e ndjekin këtë qasje të drejt, do të jenë fajtorë për më shumë vdekje?
Bill Gates
Motoja e fondacionit është që të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë. Ndihma e huaj që vendet e pasura japin kanë shpëtuar dhjetëra miliona jetë, si Fondi Global për HIV dhe Gavi, i cili ndihmon në blerjen e vaksinave për gjëra të tilla si diarreja dhe pneumonia dhe kështu ka disa drejtësi në botë. Por vetë fakti që fondacioni ynë po shpëton një jetë për çdo mijë dollarë që shpenzojmë, tregon se ne i trajtojmë njësoj,  shpëtimin e një jete  brenda dhe jashtë ShBA-së.
Në raste se, nuk do të funskiononte kështu do të ishte një gabim i dyfishtë sepse jo vetëm që do të sakrifikonim jetën e dikujt jashtë SHBA-së, por për sa kohë që e lëmë sëmundjen të ekzistojë jashtë Shteteve të Bashkuara ose kudo në botë, ajo do të kthehet kështu që askush nuk do të mundet të fillojë jetën noralmalisht. Pra nga të gjitha krizat, kjo është ajo që duhet ta bëjë të gjithë vendet bashkë. Edhe vendet që bënë një punë të mirë në lidhje me epideminë si Koreja e Jugut ose Australia e patën të vështirë që të mos ketë ri-infeksione, dhe kështu atyre u duhet të vazhdojnë masat parandalues. Kështu që ne duhet ta zgjidhim atë për të gjithë njerëzimin.
Susan Goldberg
Raporti tregon se nuk mund të zgjidhet një problem global në me një zgjidhje kombetare. Por për mua tingëllon, se ju jeni i shqetësuar se kjo mund të mos ndodhë vërtet, se nuk do të ketë zgjidhje globale.A është e vërtet?
Bill Gates
Po, por deri për momentin Shtetet e Bashkuara janë ekzemplarë në financimin e kërkimit dhe zhvillimit të 6 vaksinave, që janë më të mundshmet për të përmbushur kriteret e aprovimit, ndoshta në fillimin e vitit 2021. Por kjo çështje mungon nga diskutimi i përditshëm, diskutim që do të duhej të ngrihej mbi kapacitetet për të blerë dhe për të shpërndarë vaksinën. Tani unë shpresoj: Kongresi historikisht ka qënë shumë pozitiv dhe i predispozuar lidhur me shëndetin në nivel global, shumë gjeneroz në çështje sëmundjesh, epidemish dhe pandemish, ndaj shpresoj që shumë shpejt do të marrë një vendim të tillë, pasi çdo muaj që kalon dhe pandemia është prezente, literalisht Amerikës i kushton triliona dollarë. Ndaj dhe miliardat që nevojiten për vaksinën janë e vetmja rrugëzgjidhje për t’i dhënë asaj fund.
Susan Goldberg
Një nga pikat që më bëri vërtet përshtypje ishte rritja e varfërisë. Dua të them, ka pasur këtë varg gjithnjë e më të varfër që kishte vazhduar për rreth 20 vjet. Dhe tani, krejt papritur, dhjetëra miliona ose më shumë njerëz janë shtyrë në varfëri për shkak të asaj që ka ndodhur këtu. Dhe raporti fliste për gratë që vërtet merrnin barrën e kësaj. Mund të flisni për këtë?
Bill Gates
Nuk ka dyshim se në vendet e varfra gjërat janë të vështira për të gjithë, por gratë mbajnë barrën e kësaj. Puna shtesë, mbajtja e fëmijëve në shtëpi, gjetja e ushqimit të mjaftueshëm. Varfëria ekstreme po rritet dhe është shqetësuese, a do të ketë mjaftushëm ushqimë për të ngrën çdo ditë.Deri në vitin 2030, qëllimi i zhvillimit është t’i japim fund varfërisë ekstreme. Dhe historiku atje, veçanërisht në Azi, ka qenë mjaft i mirë. Ka rënë shumë. Kontinenti më në vështirësi është Afrika, ku ka rritje të madhe të popullsisë, ndryshime të theksuara klimaterike që kanë dëmtuar prodhimin bujqësor dhe që kanë ulur të ardhurat. Ne shpresojmë që do të jemi dorëhapur për vendet e varfëra dhe do të përpiqemi të arrijmë në Afrikë atë që realizuam në Azi. Por edhe për 3 apo 4 vite shumë vende do të mbeten në varfëri ekstreme.
Susan Goldberg
Ka kaq pak lajme të mira në këtë raport. Por, a shikoni ndonjë inivacion apo zhvilim lidhur me epideminë? Keni të përcaktuar ndonjë afat kohor kur filloni me strategji për ta luftuar?
Bill Gates
Amerika dhe vendet e zhvilluara duhet ta trajtojnë seriozisht pandeminë, si dhe duhet të stimulojnë vaksinimin, por paraprakisht diagnostikimin, ku mund të them se Amerika është më keq se çdo vend tjetër i zhvilluar. Ne do të maturojmë disa nga platformat e vaksinave, që nuk do të jenë vetëm vaksina për pandeminë, por edhe për Malarien, TB-në dhe HIV-in.
Ashtu si në kohën e luftës, ne kemi lëvizur shpejt dhe kemi provuar gjëra të reja. Edhe për sa i përket stilit të jetës sonë: A mund të përdorni telemedicinën, a mund të përdorni arsim në internet, a mund të shmangni disa nga udhëtimet e biznesit që bëjmë? Sytë tanë janë hapur dhe ky program po përmirësohet shumëPost, gjërave negative kemi diçka pozitive, janë 6 vaksinat që drisa prej tyre ka shumë mundësi të rezultojnë të sigurta dhe efikase në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse kjo pandemi do të kishte ardhur 10 vjet më parë, teknologjia e asaj kohe nuk do na lejonte lehtësime sit ë punuarit nga shtëpia. Zbulimi i vaksinës do ishte më i vështirë. Do të ishte shumë më negative të thonim, “O Zot, kjo do të vazhdojë pafundësisht”. Për fat të mirë, për shkak të shkencës dhe kompanive farmaceutike, nuk do të jetë kështu.
Susan Goldberg
Si përfundim, A mendoni se Amerika e ka marrë mësimin e saj nga pandemia? Dua të them që nëse ju e keni vaksinën gati, por asgjë nuk ndodh, asgjë nuk bëhet, asgjë nuk lëviz, si do të veproni më pas?
Bill Gates
Do të shkojmë në situatë post-mortum. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë bërë disa gabime që prej fillimit. I lejuan gjërat të kalojnë në nivelin e vendimmarrjes politike, që nuk e ka eksperiencën, por edhe vullnetin për të pranuar gabimet e ka zero.Mendoj se do e marrin mësimin, sidomos politika, për të lënë profesionistët të bëjnë punën e tyre. Ua kam thënë të gjithëve që në vitin 2015 se: “nuk jemi gati për pandeminë që vjen…” dhe kam frikë se pas 3 vitesh duhet të jemi gati për pamdeminë tjetër.
Susan Goldberg
Epo, shpresoj të mos ketë një tjetër. Por unë e vlerësoj optimizmin rreth kësaj. Bill, shumë faleminderit që bisedove me ne në National Geographic rreth raportit të fundit .

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates covid-19 national geographic bill gates covid-19 national geographic

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion