LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznesi i bimëve mjekësore ‘i mbytur’ nga burokracitë, fermerët pa subvencione, 5 problemet e këtij sektori

27 Prill 2019, 05:48 Nga DOSJA
Biznesi i bimëve mjekësore ‘i mbytur’ nga

Tiranë– Grumbulluesit dhe eksportuesit e bimëve aromatike mjekësore, prej kohës po dorëzojnë dokumente e kërkesa në ministritë e linjës për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe uljen e burokracive. Si një nga sektorët me eksportet më të larta në bujqësi si dhe produkti i vetëm që ka njohur treg ndërkombëtar dhe që gjithashtu punëson shtresat më vulnerabël dhe zona të thella, ata enden me mungesën e transparencës si dhe vështirësitë e shkaktuara nga hapat mbrapa të bëra në këtë sektor. Shoqata e Kultivuesve, Prodhuesve dhe Eksportuesve të Esencave dhe të Bimëve Mjekësore të Shqipërisë, në një nga letrat e drejtuara ministrive rendit kërkesat e sektorit, nga të cilët nuk kërkojnë mbështetje financiare, por mbështetje ligjore.

Eksporti i esencave të përpunuara nga viti 2014 në 2018 u rrit 6 herë; Rritja me 150%  në 5 vitet e fundit nuk ishte e  rastësishme, por erdhi si pasojë e mbështetjes strategjike të AZHBR-së dhe Qeverisë.  Ndërsa sot produktet dhe esencat e  kësaj industrie eksportohen në gjithë botën, nga shtetet e Bashkimit Europian, në Australi e USA  e deri në Kanada, Indi dhe Kinë.

Mbi 70% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania“, ndërsa industria sot shënon jo vetëm investitorë shqiptare, por edhe një numër të konsiderueshëm investitorësh të huaj amerikanë, turq, gjermanë edhe italianë.

Pavarësisht rritjes progresive, në 2 vitet e fundit sektori i Bimëve Mjekësore Aromatike, si një nga kontribuesit kryesorë në eksportet shqiptare, gjendet në një situatë totalisht të pafavorshme për zhvillimin e saj.

1)            Janë ndërprerë 100% subvencionet e fermerëve në kultivime;

2)            Janë përjashtuar nga skemat mbështetëse 100% e  grumbulluesve dhe përpunuesve.

3)            Janë përjashtuar kompanitë me xhiro vjetore mbi vlerën 1 milion euro nga skema e BE-së  IPARD 2, kompanitë që kanë realisht kapacitetin për përthithjen e këtyre fondeve;

4)            Ulja e kompensimit të TVSH-së së fermerëve nga 20 në 6 %

5)            Rënia e euros me afro 20%. Efekti i saj në këtë industri që vetëm eksporton është e madhe.

6)  Për të marrë një lejë për vjeljet e bimëve të egra paguhet tarifë tejet e lartë. Përpos kësaj duhen edhe 6-18 muaj kohë dhe peripeci burokratike të panevojshme. Iu japin lejen atëherë kur ka mbaruar vjelja.

7)            Lejet e vjeljeve kërkojnë prokurime publike, të ngjashme me ndërtimin e një rruge publike.

8)            Kërkohet lejë e veçantë transporti, duke shoqëruar me faturë nga inspektorët e pyjeve, ose siç e bën Durrësi, nga një inspektor i mbrojtjes civile (!)… Si mund të mbulohen 12 000 grumbullues me inspektor të pyjeve?!?

9)            Lejet mjedisore janë të njëjta me ato të fabrikave të çimentos, të prodhimit të tullave, prodhimit të asfaltit, apo guroreve. Kjo leje kushton rreth 4 000 euro. I shtohet kësaj vlere edhe vetëmonitorimi  nga studio special, 3 800 euro në vit! Kjo ndodh për të punësuar ata që i kanë bërë këto rregulla dhe  pastaj kanë hapur studiot private për të na zhvatur industrinë.

Të gjitha pikat kanë bërë që industria e bimëve aromatike dhe mjekësore të fillojë të tkurret në një kohë që studimet e vetë industrisë shprehen për punësimin deri në 43 mijë të punësuar  të individëve të klasifikuar, nga të cilët 37 400 punëtorë në vit të vetëpunësuar nga zonat rurale dhe 5600 punëtorë të punësuar në  qendrat e industrializuara, ku zhvillohet kjo industri.

Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj